• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vllaznia, auditi i Bashkisë zbulon shkelje të rënda

by
16/10/2015 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vuajtjet e Vllaznisë nuk kanë të mbaruar, jo vetëm në tabelën e klasifikimit. Një raport paraprak i auditit të urdhëruar nga kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, ka zbuluar abuzimet që janë bërë gjatë viteve të fundit nga administratorët e klubit. Sipas këtij raporti, bëhet e ditur nga SuperSport, të paktën gjatë dy viteve të fundit është shkekur rëndë ligji, që nis me mospërcaktimin e qartë të kompetencave që ka këshilli mbikqyrës por edhe administratori. Në statusin e shoqërisë nuk është përcaktuar qartë vendimmarrja për kryerjen e shpenzimeve operative, pagat, investimet, shpërblimet dhe kontratat e shërbimit.

Një nga shkeljet e rënda është edhe mosdokumentimi i veprimtarisë nga ana e këshimit mbikqyrës dhe administratorit. Në raportin paraprak të auditit shkruhet se kontratat për sezonin 2014-2015 nuk kanë të shkruar bazën ligjore me të paktën referencën e Kodit të Punës, Kodit Civil, Ligjit për Procedurat Tatimore dhe Ligjit për Sigurimet Shoqërore. Administratori i shoqërisë ka vepruar me inciativën personale në vendosjen e çmimit në kontratë. Për futbollistët e huaj të cilët kanë nënshkruar kontratë, nuk disponohet leje qëndrimi, duke vepruar në kundërshtim me ligjin.

Për sezonin 2015-2016, futbollisti Darko Paviçeviç, edhe pse nuk është aktivizuar në 5 ndeshje, rezulton të ketë nënshkruar një kontratë vjetore për shumën 29 200 euro. Për të gjitha këto shkelje dhe shumë të tjera që janë konstatuar nga auditi, janë përgjegjës administratorët dhe përgjegjësi i financës, pasi menaxhimi është kryer në kundërshtim me interesat e shoqërisë, me veprime të pajustifikuara dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore. Sipas auditit, këto veprime kanë nevojë për hetime të mëtejshme nga organet e specializuara.

 

 

 

Next Post

Publikohen kundërshtitë e PD-së për projektligjin për reformën në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com