• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vlahutin: Para se të votoni, kërkoni në Google për kandidatët

by
22/05/2015 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë Romana Vlahutin u ka dhënë një këshillë të gjithë qytetarëve dhe politikës në prag të zgjedhjeve vendore. Sipas Vlahutin, shqiptarët duhet që para se të votojnë të kërkojnë të dhënat e kandidatëve në Google para se t’i zgjidhni për t’ju përfaqësur.

 “Kjo është zgjedhja jua dhe liria juaj për të votuar në mënyrë individuale, pa u ndikuar nga familja. Ju lutem të denonconi çdo rast që vëreni se po ju manipulojnë apo tentojnë tu blejnë votën. Është shumë e rëndësishme të ushtroni të drejtën e votës pa ju cunguar liritë, sepse kjo është e drejta juaj. Ndaj do ju kërkoja të njiheni më mirë për ata që do të votoni, mund të kërkoni për kandidatë edhe në Google për të lexuar më shumë për ta dhe programet e tyre, për të zgjedhur më pas ata që ju përfaqësojnë më mirë”, tha Vlahutin

Në një takim me maturantë në shkollën e mesme “Arben Broci”, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në zgjedhje.

“ Unë nuk mbaj mend sa herë kam votuar, por atë që mbaj mend është kur kam votuar për herë të parë. Nuk ka gjë më të bukur që ndodh me emocionin e njeriut se kur ushtron këtë të drejtë”.

Ndërsa kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi, u bëri apel të rinjve ta përdorin votën në mënyrë individuale, për ti dhënë mundësi Shqipërisë të largohet nga praktika e votës familjare.

“Duhet që votimi familjar të mos ekzistojë më në raportet e OSBE-ODIHR”, tha Luzi.

Next Post

Elhaida ndryshon veshje për finale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com