Dy ditë pasi është certifikuar rezultati i zgjedhjeve, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar duke uruar PS për fitoren dhe PD për fushatën elektorale.
Në urimin e saj, shumë të shkurtër, nuk përmend në asnjë rresht bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, e ndërsa “ka harruar” Edi Ramën në urimin e saj “të ftohtë” dhe jo miqësor.
“Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera për garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën”, shkruan Osmani në Twitter
Osmani është e fundit që ka uruar PS për zgjedhjet, e ndërsa para saj ishte Albin Kurti, kryeministri i Kosovës.
g.kosovari