• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vjosa Osmani si “Vetvetja” ose si “Vetvendosja” në LDK

by Mero Baze
21/06/2020 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një lexim jorealist të asaj që ka ndodhur me shkarkimin e Vjosa Osmanit nga postet drejtuese në LDK. Dhe leximi jorealist nuk vjen aq shumë nga dashuria për Vjosa Osmanin e idhtarëve të partive të tjera, por nga urrejtja që kanë për LDK ose më mirë ta themi, nga rasti që kanë për të hedhur një gur më shumë mbi LDK.

Së pari është rezultati i votave që e shkarkuan. Rezultati 70 me 53 për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga postet drejtuese është rezultati më demokratik që unë kam ndeshur këtu e 30 vjet në çdo parti shqiptare, andej e këtej kufirit.

Në Shqipëri dhe Kosovë kur shkarkohet një drejtues politik që bie ndesh me vijën politike të partisë, rezultati është zakonisht 99 për qind. Kur është shkarkuar Eduard Selami nga Sali Berisha vetëm dy vetë ngritën dorën pro tij, Mustafa Nano dhe Edi Paloka. Pastaj Edi Paloka e mohoi dhe tha se “po kruaja veshin”.

Mos të shkojmë pastaj në Kosovë tek partia e Albin Kurtit, e cila pas një gjyqi enverist ndaj kundërshtarëve në parti dhe ndaj ish kryetarit të partisë, i linçoi ata si armiq historik të Vetvendosjes, Kosovës dhe çështjes shqiptare dhe vazhdon t’i linçojë akoma. Dhe paradoksi është se këta që po vajtojnë për Vjosën janë shumica anëtarë të Vetvendosjes që sapo lavdërojnë Vjosën, nuk harrojnë të shajnë ata që linçuan në partinë e tyre se i bën hije “liderit suprem”.

Fakti që LDK arriti të krijojë këtë rezultat, tregon se Vjosa Osmani ka rrënjë në LDK, dhe duhet të forcojë rrënjët e saj dhe jo të shkulet prej andej, siç ëndërrojnë këta që e duartrokasin si viktimë. Ajo nuk ka dalë viktimë nga votimi, por e fituar. Dhe e fituar falë edhe kulturës politike të LDK-së.

Ata thjeshtë e duan LDK edhe pa Vjosa Osmanin që ta kenë më të lehtë në të ardhmen.

Së dyti është debati i pjekur publik i LDK rreth këtij zhvillimi. Përveç rivalëve të saj që kanë lëshuar herë pas here deklarata politike, dhe asaj shëmtisë për babain e saj si ish polic i Kosovës nën Serbi, nuk shikoj ndonjë përbaltje apo gjuhë urrejtje siç ndodh me armiqtë e Vetvendosjes, të cilëve Albin Kurti u përndjek dhe familjarët. Kujto rastin e Gent Cakajt e Besa Shahinit për të cilët erdhi deri në Shqipëri të bënte protestë kundër tyre, vetëm pse njëra e ka pasur burrin kundërshtar të tij e tjetri e kishte motrën në Gjykatën Kushtetuese që kishte dosjen e tij.

Kjo është një tjetër maturi e LDK dhe identitet i kulturës demokratike të saj.

Së treti çka është dhe më e rëndësishme nga ana politike, unë nuk shikoj ndonjë dramë pse LDK e shkarkon Vjosën nga kryesia për shkak të qasjes së saj krejt të kundërt me vendimet politike të LDK. Në këtë rast do të ishte normale që Vjosa të jepte dorëheqje nga postet drejtuese të LDK dhe të ishte anëtare e saj në pritje të kohës së saj.

Vjosa bëri betejë kundër LDK. E drejtë apo jo, kjo është çështje strategjie politike, por LDK, nuk ishte dakord me Vjosën dhe mirë bëri që nuk ishte, që Albin Kurti ta poshtëronte atë si parti dhe ajo ta duartrokiste në emër të LDK. Ajo duhet të jepte vetë dorëheqje dhe t’i hapte rrugë vendimeve politike të shumicës së LDK.

Nuk e  bëri për arsyet e saj, por do të ishte shumë e fuqishme brenda LDK po ta bënte. Tani që i vuri në provë ta shkarkonin, sërish ka treguar se është e rëndësishme për LDK.

Në asnjë parti tjetër nuk kam parë që një drejtuese politike të jetë haptazi kundër qëndrimeve politike të partisë dhe pastaj të kërkojë të qëndrojë në krye të saj.

Beteja reale e Vjosës duhet të ishte kandidimi për kryetare të LDK, dhe jo lejimi i rizgjedhjes së Isa Mustafës pa garë me duartrokitje. Kur e ka pranuar atë standard nuk ka pse mos të pranojë këtë vendim.

Për më tepër që ku vendim dhe ky rezultat, e nderon dhe nuk e turpëron.

Do ta kishte turpëruar sikur të kishte dalë 99 për qind kundër saj, siç dalin “armiqtë” në partinë e Albin Kurtit.

Vjosa Osmanin e ka respektuar më shumë LDK duke e shkarkuar me atë rezultat, se sa përpiqen ta “respektojnë” idhtarët e linçimeve partiake në Kosovë dhe Shqipëri duke e marrë në mbrojtje. Ky votim ka treguar se ajo ka rrënjë në LDK, dhe se LDK ka hapësirë për mendimin ndryshe. Nga aftësia që ajo ka për ta lexuar realisht këtë situatë do të varet dhe e ardhmja e saj politike, nëse ajo do të jetë “Vetvetja” apo “Vetvendosja” në LDK.

Next Post
Tre ngjarje të rënda në Tiranë! Një person vdes nga korrenti, tjetri bie nga pallati/ Ndodh dhe aksident

Trazohet qetësia në Lezhë, një i plagosur me armë zjarri, emri dhe detaje nga ngjarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com