• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vjosa Osmani: Për një nënkryetar Kuvendi, po bllokohet shteti! Kryesia ka kuorum

by Os De
09/09/2025 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pas dorëzimit të komenteve në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se për postin e nënkryetarit po bllokohet shteti.

“Po synohet që për një nënkryetar, të bllokohet shteti në tërësi sepse një shtet pa institucione është shtet i dështuar”, ka thënë ajo në një konferencë për media.

Osmani ka shtuar se bllokimi i konstituimit për shkak të moszgjedhjes së një kryetari, do ta cenonte në mënyrë serioze jo vetëm funksionalitetin institucional, por edhe vlerat dhe themelet mbi të cilat është ndërtuar Republika.

“Për ne ai pozicion e cila i takon komunitetit serb, mbetet për ta dhe askund s’do ta zë atë vend. Ai vend do të mbetet i zbrazët, thjesht do të plotësohet në një seancë të radhës pa bllokuar procesin e konstituimit. Prandaj në kushtet ku bllokohet konstituimi i Kuvendit për një nënkryetar të vetëm përkundër faktit që Kryesia ka kuorum të mjaftueshëm dhe ka kryetar, dhe kur deputetët kanë kryer betimin, në ato momente pamundësohet përfaqësimi legjitim i qytetarëve në institucionin më të lartë përfaqësues edhe ushtrimi i sovranitetit”, ka deklaruar Osmani.

Osmani ka thënë se me të drejtat e komuniteteve nuk mund të abuzohet në një mënyrë që të shkelet edhe vet qëllimi i tyre.

“Është vlerësimi i yni që ushtrimi i kësaj të drejte, nëpërmjet së cilës po pretendohet të bllokohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës, cenon të drejtat e të gjithë deputetëve duke ua mohuar ushtrimin e funksionit të tyre në një Kuvend të konstituuar dhe cenon të drejtat e të gjithë qytetarëve pa dallim etnie. Nuk është hera e parë që Lista Serbe është larguar nga institucionet, por kjo nuk e ka bllokuar shtetin, sepse shteti duhet të ecë përpara. Ne kemi kërkuar nga Kushtetuesja që të mos lejojë që kushdo të ketë të drejtën e vetos mbi proceset jetike të shtetit. Veto mbi republikën nuk ka qenë asnjëherë qëllim i hartuesve e themeluesve të Kushtetutës. Duke ia dhënë një veto të tillë një partie që përfaqëson një komunitet, Republika do të zhvleftësohej në një copë letre në vend se të ishte në veprim të mbrojtjes së interesit të qytetarëve. Është në duart e kësaj Gjykate ta mbrojë shtetin”, ka thënë ajo.

 

 

Next Post
“Rama i përlyer në aferën korruptive të spiunazhit”/Berisha: McGonigal u pagua 225 mijë dollarë për të goditur opozitën

Berisha: Dimensioni kinez i skandalit Rama-McGonigal i tejkalon të gjitha dimensionet e tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merz: Rusia duhet të tregojë se është serioze për armëpushimin gjatë bisedimeve në Abu Dhabi

Merz: Rusia duhet të tregojë se është serioze për armëpushimin gjatë bisedimeve në Abu Dhabi

November 3, 2026
UEFA përzgjedh përsëri gjyqtar shqiptar, Enea Jorgji do vendosë drejtësi në Europa League!

UEFA përzgjedh përsëri gjyqtar shqiptar, Enea Jorgji do vendosë drejtësi në Europa League!

November 3, 2026
Asambleja parlamentara e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shoqërohet me përparim politik

Asambleja parlamentara e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shoqërohet me përparim politik

November 3, 2026
Kërkim-shpëtimi aeronautik, Shqipëria mikpret takimin e RASARAC dhe përgatitet për stërvitjen SAREX-2026!

Kërkim-shpëtimi aeronautik, Shqipëria mikpret takimin e RASARAC dhe përgatitet për stërvitjen SAREX-2026!

November 3, 2026
Tensionet në rritje, NATO e alarmuar nga sulmet ruse në Detin e Zi! Dislokon avionë patrullimi dhe dronë në krahun lindor të Evropës

Tensionet në rritje, NATO e alarmuar nga sulmet ruse në Detin e Zi! Dislokon avionë patrullimi dhe dronë në krahun lindor të Evropës

November 3, 2026
Rritja e kostove është një shqetësim kryesor në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

Rritja e kostove është një shqetësim kryesor në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

November 3, 2026
Bosnja u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake ruse

Bosnja u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake ruse

November 3, 2026
Trump nxjerr median me “karton të kuq”

Kreu i FIFA-s sërish në telashe, Infantino dyshohet se ndërhyri te administrata Trump për të mbajtur në SHBA punonjësen pa leje qëndrimi!

November 3, 2026
Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos, Vatikani: Gjendja shëndetësore është e mirë

Vatikani: Papa Leo është i shëndetshëm dhe nuk ka nevojë për masa shtesë për udhëtimin në Amerikën e Jugut

November 3, 2026
Koreja e Jugut dhe Turqia nënshkruajnë një marrëveshje financimi, ndërsa Seuli kërkon rol në centralin bërthamor të planifikuar

Koreja e Jugut dhe Turqia nënshkruajnë një marrëveshje financimi, ndërsa Seuli kërkon rol në centralin bërthamor të planifikuar

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In