“Vjosa Osmani mund të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit”

Vjosa Osmani 1536x1024 1 Scaled 1 600x360

“Vjosa Osmani mund të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 10 shkurtit”. Kështu deklaron analisti Ramush Tahiri.

Kjo pasi në KQZ ka përfunduar afati për deklarimin e koalicioneve, duke lidhur vetëm dy koalicione nga partitë minoritare.

Tahiri mendon se procesi i shkrirjes së Osmanit në listën e Vetëvendosjes do të humbte identitetin. “Vjosa Osmani mund të rrezikojë të mos merr pjesë në zgjedhje. Mund të rrezikojë sepse procesi i shkrirjes e humb identitetin. Procesi i shkrirjes në Vetëvendosje ndonjëherë nuk i ndihmon edhe Vetëvendosjes”, thotë Tahiri në RTK-në.

“Duket që s’po arrin me u regjistruar si Nismë, si Iniciativë, s’ka përgatitje. Shkrirja në Vetëvendosje do të thotë nga 120 kandidatë sa do t’i marrë Vjosa. A do t’i marrë 30 apo 20. Sepse kjo domethënë shumë. Tani nga ata kandidatë, qysh do të jetë ranglista ose renditja, a do të jetë për shembull, dikush nga një deri në 10, a do të jetë e përzier apo do të jetë prej një numri në një numër të caktuar’, shpjegoi Tahiri.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms below to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.