Dhjetë ditë para zgjedhjeve të brendshme në LDK, Vjosa Osmani nuk ka më dilema. Deputetja më e votuar në Kosovë ka vendosur të sfidojë kryetarin aktual të partisë dhe kryeministrin e vendit, Isa Mustafa.
Osmani e ka shpalosur platformën, me të cilën synon të udhëheqë me partinë tradicionale të vendit.
Ajo tha se do ta prezantojë çdo ditë platformën e saj dhe se beson që shumica e delegatëve në Kuvendin e 31 majit do ta përkrahin atë. Qëllimi kryesor i Osmanit dhe ekipit të saj është kthimi i LDK-së si partia e parë në vend.
Kryetari aktual dhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa, do të kërkojë një mandat të dytë në krye të LDK-së. Veç Osmanit, në garë pritet të hyjë edhe ish-kryetari Fatmir Sejdiu.









