Në shoqërinë kosovare, sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovë (PK), vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti pesë persona i dhanë fund jetës së tyre, kurse 76 persona të tjerë tentuan që të vetëvriten.
Policia e Kosovës, sipas kp-së ka thënë se gjatë vitit të kaluar vetëvrasje kryen 75 persona, ndërsa tentuan të vetëvriten 293 persona.
Sipas këtyre të dhënave, ashtu si në vitin e kaluar e njëjtë edhe në këtë vit numri i meshkujve që i dhanë fund jetës është më i madh në raport me femrat, ku vetëm gjatë këtij fillim viti 3 meshkuj kanë vrarë vetën, ndërsa në vitin e kaluar gjithsejtë 59 meshkuj u vetëvranë.
Tentimi për vetëvrasje tek gjinia femërore është më i madh në raport me meshkujt. Sipas të dhënave, sivjet 45 femra tentuan të vrasin vetën, ndërsa vjet 2015 vetëvrasje tentuan të bëjnë 171 femra.