• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vjeshta ‘e nxehtë’”/ Anëtari i Kryesisë së PD-së bën paralajmërimin, ja çfarë pritet të ndodhë

by
05/10/2022 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita paralajmëroi një vjeshtë të nxehtë protestash, por teksa shtatori kaloi asnjë protestë nuk u organizua nga PD.

Të ftuar në emisionin “Bardh a Zi”, anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, gazetari Poli Hoxha dhe avokati Leonard Karaj debatuan lidhur me këtë temë. Sipas avokatit dhe gazetarit PD ka probleme të brendshme dhe deri tani janë shumë larg asaj që pretendojnë. Por për Bozdon, protestat janë pjesë e një strategjie më të madhe.

Pjesë nga biseda:

Bozdo: Protesta do të shikoni, por protestat janë pjesë e një strategjie më të madhe. Për ne ka rëndësi rezultati i zgjedhjeve vendore.

Hoxha: Ende nuk po gjen veten, jo vetëm në bashkim por as në frymë dhe në aksion. Ka probleme të brendshme.

Karaj: Shpresa me PD momentalisht kanë mbetur një iluzion. Deri tani jemi shumë larg asaj që pretendohet.

Pse nuk u mbajt premtimi për protesta nga ana e opozitës gjatë shtatorit?

Bozdo: Pavarësisht se çfarë thotë Rama që ra shi dhe u mbush rezervuari, PD-ja ka folur për stinë protestash. T’i kalendarosh brenda shtatorit nuk është e drejtë. Ne kemi disa procese të brendshme në PD që kanë të bëjnë me forcimin e strukturave. Qëllimi nuk është të bëj një protestë të madhe dhe pastaj të iki në shtëpi. Problemi këtu është që atë energji që kemi do ta fokusojmë në rindërtimin e partisë.

Hoxha: Revolucioni mund të zgjasë një muaj, 3 muaj, një vit, citim Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka.

Bozdo: Për të treguar që çdo gjë ka kohën e vet.

Hoxha: Unë e shikoj një revolucion të kohës së ardhme dëshirore.

Karaj: Unë besoj që sot në Shqipëri ka më shumë opozitarizëm se sa vetë PD-ja në vetvete. Fakti që ka kaq shumë opozitarizëm dhe nuk miklohet në PD, tregon që nuk ka besim.

A bie Rama me protesta?

Karaj: Ka ndodhur ndonjëherë që është rrëzuar një qeveri me protesta? Nuk ka ndodhur asnjëherë. PD dhe gjithë opozita do duhet të investohet shumë më shumë te idetë që do përçojë. Njerëzit janë të lodhur me idenë e protestës.

Bozdo: Protestat si instrument në vetvete, të bëjmë protestë për hir të protestës në vetvete do çojë në dështim. Nëse e fut në një strategji më të madhe që është një piano me disa taste dhe krijon një melodi…pianon po e shikoni çdo ditë. Kjo PD që vjen në shtator nuk është një PD që ka ardhur nga normaliteti. Shiko ku jemi pas 6 muajsh. Vula të bën të paturpshëm, por jo legjitim. Ne jemi opozita.

Hoxha: Nëse ka një vend që duhet të ketë protesta 24 orë në 24 është Shqipëria. ne ngecemi protestë për të ardhur në pushtet. Jo. Protesta është një mjet demokratik i domosdoshëm që i bën presion Shqipërisë. Vetëm 2 protesta e kanë frikësuar Edi Ramën, e armëve kimike dhe e  studentëve. Ishin protesta me moral, tipike qytetare.

/e.d

Next Post
Chelsea nuk e diskuton fitoren ndaj Milanit, City dhe Real Madrid ‘nuk falin’

Chelsea nuk e diskuton fitoren ndaj Milanit, City dhe Real Madrid 'nuk falin'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In