Javën që vjen rikthehet i nxehti saharian në vendin tonë, ku termometri do të shënojë temperatura mbi 40 gradë Celcius.
Sipas redaktores së motit në Top Channel, Rezarta Xhakollari, temperaturat pritet të bien në javën e tretë të korrikut.
“Duke nisur nga dita e premte dhe gjatë fundjavës sërish gadishulli i Ballkanit dhe vendi ynë do të dominohet nga një tjetër valë e të nxehtit.
Të shtunën dhe të dielën do të mbizotërojë mot me diell ku temperaturat pritet të shënojnë vlerat 30-35 gradë në zonat malore. Ndërsa bregdeti dhe zonat e ulëta, temperaturat do të luhaten nga 33-38 gradë Celcius.
Në fillimin e javës tjetër pritet të avancojë dhe më tej masa e të nxehtës sahariane duke bërë të mundur që kollona e mërkurit të termometrit maksimal të kalojë sërish vlerat mbi 40 gradë. Qytete të cilat do të përjetojnë më tepër të nxehtin, me temperatura mbi 40 gradë, do të jenë Kukësi, Shkodra, Elbasani, Kuçova dhe skaji jugor i Gjirokastrës.
Në javën e tretë të muajit korrik parashikohet të ketë një rënie e temperaturave”, bën të ditur Rezarta Xhakollari, redaktore e motit. /b.d