• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vjehrra dhe akuzat për magji, nëna me lot në sy: S’i shoh 3 vajzat prej 1 viti!

by Java News
04/07/2018 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Histori e çuditshme, por tipike shqiptare dhe nga ato që kemi dëgjuar shpesh në biseda të përditshme por jo deri aty sa të shkaktojë një divorc. Quhet Xhevahire Mehmeti dhe është 33 vjeç me origjinë nga Peqini. Nëna e tre vajzave ka qenë sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 për të kërkuar të drejtën e mëmësisë.

33-vjeçarja Xhevahire Mehmeti ka më shumë se një vit që nuk takon dot vajzat e saj. Pas divorcit, siç ndodh rëndomtë ne vendin tone, prindërit hakmerren me njeri-tjetrin duke bërë viktima fëmijët e tyre.

Xhevahirja u martua në vitin 2008 me Resat Mehmetin po nga i njëjti vend. Ata sollën në jetë tre vajza, që tani janë: Klementina 9 vjeçe, Ergita, 7 vjeçe dhe me e vogla Anja 6 vjeçe.

5 vitet e para të martesës ishin të lumtura mes çiftit dhe tre vajzave…më pas nisën konfliktet. Nëna e vajzave tregon se mosmarrëveshjet nisën kur motra e burrit u divorcua dhe u rikthye në shtëpinë e tyre. Ata akuzuan Xhevahiren për këtë ndarje, sikur kjo e fundit i kishte bërë magji kunatës që të ndahej nga burri.

“Pesë vite kemi qenë të lumtur. Pas 5 viteve vjehrra më akuzoi se i kisha bërë magji vajzës së saj. Kunatës sime dhe më ndau nga burri. Ai e besoi. Erdhi një grua nga Maqedonia në shtëpi. Hodhi zaret në tapet. Ajo tha se iu ka bërë nusja magji. Ishte hera e dytë që vinte. E thërriste tezja e bashkëshortit tim sepse është e martuar në Maqedoni”, tregoi Xhevahirja, raporton “BalkanWeb”.

Pas 11 viteve martesë, ky çift shkoi drejt Gjykatës.
Divorcin e kërkoi Resati dhe u krye në mars të vitit të kaluar. Gjykata vendosi në fund, që tre vajzat të moshës 9, 7 dhe 6 vjeç të jetojnë me babain, ndërsa nëna të paguajë detyrimin ushqimor dhe takimet e vendosura me data të caktuara nga gjykata.

Ky vendim ka një vit që është marrë por nuk është zbatuar asnjëherë, pasi babai nuk i le vajzat të takojnë nënën e tyre edhe pse jetojnë vetëm 5 minuta larg njëra- tjetrës.

Xhevahirja tregon se aktualisht punon dhe mundohet që vajzat t’i shikojë vetëm në oraret e shkollës fshehtas nga dritarja pasi dhe ato refuzojnë ta takojnë nënën e tyre.

“Ka një vit që nuk i kam takuar vajzat dhe pse jemi 5 minuta larg. Vjehrra i ushqen me urrejtje. Unë dua vajzat, jam gati të bëj gjithçka për to”, tha mes lotësh 33-vjeçarja.

Ajo kërkoi ndihmën e specialisteve që të zbatohet vendimi i gjykatës pasi ka më shumë se një vit që nuk mundet të përqafojë dhe të puthë tre të voglat e saj.

ma.me

Next Post
Përse ndodhin tërmetet dhe si është klasifikimi i tyre

Përse ndodhin tërmetet dhe si është klasifikimi i tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com