• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vjedhjet në Palasë e Dhërmi dhe një tentativë për të grabitur marketin, 5 të arrestuar në Vlorë: Dy prej tyre të mitur

by Ardit Rada
18/10/2020 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë persona në Vlorë janë vënë në pranga për vjedhje. Njoftohet se dy persona janë arrestuar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 6 vjedhje në fshatin Palasë. Policia ka sekuestruar sende të ndryshme të vjedhura nga këta dy persona. Gjithashtu 3 persona të tjerë janë arrestuar në Vlorë, po për vjedhje. Dy prej të arrestuarëve janë 15-vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat” dhe Forcën Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, kapën dhe ndaluan B. Ç., 31 vjeç, banues në Orikum, Vlorë, i shpaluur në kërkim,  pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, më datë 17.09.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje.

Në vazhdimësi të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kapën dhe ndaluan edhe P. Gj., 48 vjeç, banues në fshatin Palasë, Himarë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen si autorë të vjedhjeve në disa banesa në fshatrat Palasë dhe Dhërmi në Himarë, konkretisht:

-Më datë 08.07.2019, në fshatin Dhërmi, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur rreth 4.000 lekë dhe disa sende personale shtetases K. R.;

-Më datë 02.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur 20.000 lekë shtetases K. K.;

-Më datë 06.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur 7.000 lekë, 50 euro dhe një pasaportë biometrike greke shtetases V. K.;

-Më datë 06.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur një çantë me rroba personale me dëm ekonomik rreth 10.000 lekë, shtetases M. Th.;

-Më datë 06.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur vjedhur 1.000 lekë shtetasit A.P.;

-Më datë 15.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur 5.000 lekë, një orë dore, një unazë floriri dhe një byzylyk dore shtetases A. B.;

Vijon puna për dokumentimin e plotë të vjedhjeve të ndodhura në rrethin e Himarës.

Ndërkohë, në Vlorë, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë 3 persona, njeri prej të cilëve rezultoi i shpallur në kërkim, konkretisht: L. H., 23 vjeç, i shpallur në kërkim më datë 25.07.2019, nga DVP Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, I. L., 15 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta qytetarë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, kanë tentuar të vjedhin në marketin në pronësi të A. K., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/e.rr

Next Post
Këshilltari i presidentit Meta preket me COVID-19: Nuk është e lehtë përballja me të, virusi një armik i pabesë

Këshilltari i presidentit Meta preket me COVID-19: Nuk është e lehtë përballja me të, virusi një armik i pabesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

April 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Prill 2026

April 3, 2026
I moshuari i vdiq gjatë seksit, pranga 43-vjeçares në Gjirokastër/ Policia: Në lokalin e saj…

Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet pronarja

April 3, 2026
Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In