• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vjedhja në Qafë-Kashar, grabitësit u tradhëtuan nga kamerat e shtëpive

by A R
16/03/2017 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kamerat e sigurisë së banesës së Admir Murataj në Pezë dhe të biznesit të Dash Kupës, kanë tradhtuar grupin që në dy raste grabitën mjetet e transportit të parave të bankës.

ABC News ka mësuar se pas përfundimit të akt-ekspertimeve të kamerave të sigurisë, të marr nga serverët qendror të shtëpisë së Muratajt dhe bizneset e Kupës, janë identifikuar personat që kanë marr pjesë në grabitje. Referuar këtyre pamjeve, prokuroria ka lëshuar urdhër-arrestet të cilët u ekzekutuan, duke prangosur shtetasit Aleksandër Murataj dhe Dritan Sinani. Sipas akuzës, dy të dyshuarit Murataj dhe Sinani janë fiksuar nga këto kamera sigurie, në takimet e zhvilluara para grabitjes dhe gjatë gjithë ditës së 9 shkurtit, kur edhe u krye grabitja e dytë në rrugën Qafë Kashar-Rinas.

Në këto pamje, të dyshuarit janë fiksuar duke transportuar edhe çantat, ku mendohet se ishin parat e grabitura. Sipas prokurorisë, Aleksandër Murataj, vëllai i të shpallurit në kërkim Admir Murataj dyshohet se nuk ka marr pjesë në grabitje direkt, por ka ndihmuar grabitësit si në vëzhgimin e mjeteve ashtu edhe pas grabitjes, duke i shoqëruar me makinë. Ndërkohë i dyshuari Dritan Sinani, mendohet se ka marr pjesë në grabitje, por si shofer i njërit prej dy fuoristradave që u përdoren gjatë grabitjes së 9 shkurtit.

Gjithashtu, Sinani rezulton se është dënuar kohë më parë nga prokuroria për krime të rënda për trafik droge të mbetur në tentativë, pasi është arrestuar duke tentuar të kaloi nga porti I Durrësit një sasi të konsiderueshme hashashi me autobusin, ku ishte punësuar si shofer. Të dy këta të dyshuar, pritet që gjatë ditës së premte të dalin para gjykatës për krime të rënda për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë.

Burimet thonë se prokuroria ka dorëzuar kërkesat në gjykatë, ku kërkon që ndaj dy të dyshuarve të caktohet masa e sigurisë “Arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve. Sipas akuzës, gjatë marrjes në pyetje të dy të dyshuarit, Aleksandër Murataj dhe Dritan Sinani nuk kanë pranuar të japin shpjegime për akuzat, duke rezervuar të drejtën për të fol në një fazë tjetër gjatë hetimit. /b.d

Next Post
Strategjia e PD-së kundër çeljes së negociatave BE-Shqipëri

Deri kur do i fyejë e poshtërojë PD-ja gratë dhe vajzat?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In