• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

by E S
12/03/2026 23:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PS-së, Ardit Bido, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se nuk ishte i shqetësuar për reagimet e ndërkombëtare, sot pasi PS vendosi të rrëzojë kërkesën e SPAK për t’ia hequr imunitetin deputetes Belinda Balluku. Bido u shpreh se reforma në drejtësi nuk duhet preket, ndryshe nga PD-ja që bëri thirrje kundër SPAK-ut.

“SPAK-u është një pasuri kombëtare, në mendimin tim, domosdoshmëri e kohës dhe e të ardhmes së Shqipërisë, sepse do të ndikojë te pandëshkueshmëria dhe për një shoqëri më të mirë për ne dhe fëmijët tanë.

Reforma në drejtësi jo vetëm që ka patur si lokomotivë PS dhe Edi Ramën, por edhe mbështetjen kryesore e ka nga PS, sepse jo më larg se në zgjedhjet e kaluara, PD kishte në platformën e vet rrëzimin dhe ndryshimin e kësaj reforme në drejtësi.

Unë jam komod me reagimin e ambasadave, sepse shqetësimi i ambasadave është edhe i imi, i yni se reforma në drejtësi nuk duhet të ceket, se nëse do të vijoni me cenimin e reformës në drejtësi kjo është vija jonë e kuqe në raportet tona. Nuk shoh as në deklarata, as në prapaskenë ndërhyrje te reforma në drejtësi. Unë shoh shqetësim më tepër se ka ndërhyrje të reforma në drejtësi.

Nëse këto vende të BE-së do të kishin diçka me Belinda Ballukun kanë instrumenta si shpallja “non grata”, vendosja te lista e zezë. Nëse do të ishte një vijë e kuqe që ndikon në negociata, ne jemi duke i zhvilluar edhe në këto çaste negociatat, duke miratuar ligjet e dakordësuar me BE, do të kishim atje një ndërprerje.

Leximi im është një shqetësim i SPAK-ut se mos kjo ngjarje do të ishte një ndërhyrje e mazhorancës në systemin e drejtësisë me opozitën në systemin e drejtësisë.

Që këtu unë jam komod se e di që nuk është e tillë. Në rastin konkret ka një mbrojtje të një ndividi që mua më duket parimor.

Vendimi sot a e ndalon hetimin? Jo. A e ndalon gjykimin? Jo. A e ndalon dënimin? Jo.”, u shpreh Bido.

Next Post
Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Comments 1

  1. Bruno says:
    8 months ago

    SPAKU me te vertete,eshte pasuri Kombtare,jo per ju hajdutet,e ps te k/hajdutit,bandat e ps,ja kalojne,monsters se vicidolit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In