• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vjedhja” e simbolit demokrat nga Edi Rama

by Ardian Ndreca
13/06/2017 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardian Ndreca

Kemi pa sesi kohët e fundit Edi Rama me nji “pafytyrësi” të admirueshme e ka plaçkitë atë çka ka teprue prej së djathtës shqiptare, edhe në simbologjinë e saj.

E kam fjalën për simbolin e dy gishtave, shenjën e fitores së W. Churchill-it, që në kontekstin shqiptar të çerekshekullit të fundit simbolizoi fitoren e idealeve antikomuniste.

Në fakt fitorja ishte fantazmagorike, pse nuk pati asnji të tillë. Sado që lideri demokrat përsëriste pafundsisht fitoren, ai nxirrte herë mbas here prej vorrit gogolin e komunizmit për me e mundë dhe rimundë me fjalime emocionale të cilave nuk i pasonte asgja konkret.

Për dy dekada karizma e Berishës u imponue me sukses dhe iu njoht vlera dhe autoriteti nga masa e të dominuemve prej tij. Mekanizmi i njohun i nënshtrimit dhe i dorëzimit bani që tek ai të shihej fitorja e nji kauze madhore siç ishte ajo e idealeve antikomuniste.

Dorëzimi – me arsyetimin foshnjor se s’ka tjetër përveç tij, konsistonte në ngritjen e duerve përpjetë. Aty hynte mandej imitimi i liderit dhe prej duerve përpjete dilnin dy gishta. Dorëzimi tek nji fitore e paqenë rrokullisi nga dështimi në dështim tranzicionin shqiptar.

Pikërisht këtu hyn simboli i dy gishtave përpjetë.

Ngritja e dy gishtave përpjetë u kthye në nji fizkulturë simbolike për qindra mija njerëz që kërkonin me ngulm fitoren nepërmjet njeriut të gabuem.

Megjithatë, simboli në vetvete, tue qenë intuitiv, identifikonte dy gjana: konceptin dhe konkretësinë, pra: fitoren dhe Berishën.

Sot, Edi Rama e ka pështjellue keqas këtë strukturë simbolike univoke, tue e “vjedhë andrrën” demokrate, dhe lidhja mes konceptit të fitores dhe njeriut të fitores ka reshtë së qeni natyrale dhe univoke.

Asht njilloj si me ua pasë vjedhë kodin e komunikimit masiv, por Basha këto gjana nuk i kupton dot për arsye të paqta.

E gjithë kjo do të thotë se nevoja e komunikimit simbolik shkon përtej ngurtësimit të simbolit, në këtë rast simboli i nji forcë politike, për shkak se tek ajo forcë asht tradhëtue krejtsisht, asht marrë dhe përshtatë prej forcës historikisht antagoniste.

Mjaft të mendojmë dy gjana: ai që shpalosi për dekada simbolin e dy gishtave nuk hapi dosjet dhe s’u dha shpërblimet ish të dënuemve politikë.

Forca e gjuhës simbolike qëndron në faktin se ajo ka diçka trashendente, shkon përtej nji strukture dhe nuk fundoset me demagogun e rradhës për shkak të keqpërdorimit.

Sot Edi Rama me teatralitetin e tij hyn në skenë dhe çon gishtat përpjetë, tue tregue se në njifarë mënyrë ai e ka kooptue Shqupin si diçka funksionale për idenë e tij të qeverisjes së vendit.

Ai u tregon kështu votuesve se nuk ka ideale të identifikueshme në mënyrë të njianshme me nji forcë të caktueme politike, idealet i përkasin atyne që i mbështesin dhe i realizojnë.

Si Rama si Basha kanë përjashtu prej rradhëve të veta shumë figura të konsumueme dhe tashma të pakuptimta. Në fakt me pritë me mësue ndonji gja për demokracinë prej shumicës së atyne që janë thuejse përzanë, ishte njilloj si të hyje në nji muzeum të anatomisë veterinare për me kuptue njeriun.

Rama ka dalë i fituem, ndërsa Basha edhe si humbës do të fitojë. Por fitorja e Ramës shkon përtej numrave, ai ka grabitë simbolin e kundërshtarit, kodin e tij komunikativ para se me hy në betejë.

Ky përafrim simbolik me idealet historike të së djathtës asht ndoshta preludi i nji bashkëqeverisje të nesërme për me fundosë definitivisht atë forcën e vetme, që asht LSI-ja, që e lidh politikën shqiptare me nostalgjinë komuniste, atë që asht pjella ma monstruoze e energjisë korruptive që çliroi dekompozimi i sistemit monist! (TemA)

Next Post
Tiranë, përndjek prej dy muajsh ish të dashurën… derisa një ditë e rreh mes të rrugës

Tjetër rast dhune në familje, 41-vjeçari bën për spital kunatën 20 vjet më të vogël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, ambulanca mbërrin në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë/ Një i plagosur dërgohet në spital, arrestohet autori i dyshuar

February 1, 2026
12 persona humbin jetën dhe plagosen 7 të tjerë nga sulmi me dron mbi një autobus në Ukrainë

12 persona humbin jetën dhe plagosen 7 të tjerë nga sulmi me dron mbi një autobus në Ukrainë

February 1, 2026
Prej kohësh në luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta gazetarja e njohur Rezarta Reçi

Prej kohësh në luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta gazetarja e njohur Rezarta Reçi

February 1, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

BE nuk prishet, po ne rrezikojmë të mbetemi prapë jashtë

February 1, 2026
Rastet që lidhin Shqipërinë me dosjen Epstein/ Nga vajza që kërkonte punë te ish-Presidentja e Kosovës

Rastet që lidhin Shqipërinë me dosjen Epstein/ Nga vajza që kërkonte punë te ish-Presidentja e Kosovës

February 1, 2026
Atifete Jahjaga në dosjen Epstein? Ish-Presidentja e Kosovës përmendet në dokumente në një email të vitit 2012

Atifete Jahjaga në dosjen Epstein? Ish-Presidentja e Kosovës përmendet në dokumente në një email të vitit 2012

February 1, 2026
Shkon në 41 numri i viktimave në barin Crans-Montana, ndërron jetë në spital adoleshenti zviceran

Shkon në 41 numri i viktimave në barin Crans-Montana, ndërron jetë në spital adoleshenti zviceran

February 1, 2026
“Antisemitizmi nis me hebrenjtë, por kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama për “The Jerusalem Post”: Të jesh mik me Izraelin…

“Antisemitizmi nis me hebrenjtë, por kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama për “The Jerusalem Post”: Të jesh mik me Izraelin…

February 1, 2026
Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

February 1, 2026
Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In