Dy të rinj kanë rënë në pranga e policisë së Fierit, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim për vjedhjen e një picerie. Burime nga policia konfirmojnë se Albano Goxhaj dhe Erges Gashi janë arrestuar, ndërkohë që në kërkim janë shpallur dy 20-vjeçarët A.R dhe M.R
Këta katër shtetas akuzohen për vjedhjen e xhiros ditore të një Picerie. Policia thotë se të ndaluarve u janë gjetur 150 euro dhe 90 mijë lekë që i përkasin picerisë. Gjithashtu, uniformat blu u kanë sekuestruar të rinjve edhe një mjet Benz me targë AA 608 JE.