Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që më 19 janar të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mësohet se Thaçi do të mbajë një sërë takimesh zyrtare me krerë të lartë të shtetit.
Ministri i Jashtëm, sipas mediave kosovare, prej kohësh nuk ka shkelur në zyrat e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Këto takime pritet të jenë vendimtare për fatin e tij politik- respektivisht Thaçi do ta mësojë nëse do të jetë President i Kosovës, ashtu siç parashihet me marrëveshjen PDK-LDK të vitit të kaluar.