• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vizita në Berlin/ Gjiknuri: Europa nuk duhet ta humbë fokusin nga Ballkani Perëndimor

by
22/09/2022 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një delegacion i Partisë Socialiste i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, zhvilloi një vizitë pune në Berlin ku u takua me nivelet më të larta të politikbërjes në Partinë Social-Demokrate Gjermane dhe Bundestagut Gjerman për çështjet që lidhen me Ballkanin Perëndimor.

Gjatë këtyre takimeve ku merrnin pjesë dhe Blerina Gjylameti Sekretare për Organizimin dhe Sekretari Dixhital Etjen Xhafaj, u theksua rëndësia e procesit të integrimit dhe roli i veçantë që luan Gjermania në këtë proces.
“U munduam t’iu shpjegojmë të gjithë interlokutorëve që diskutuam proceset që po zhvillohen në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe “Ballkanin e Hapur”. Mesazhi doli shumë i qartë nga të gjithë bashkëbiseduesit që: Gjermania është mbështetëse e integrimit në Bashkimin Evropian sa më shpejt të Shqipërisë dhe të gjithë Rajonit”, tha Gjiknuri.

Konferenca për Ballkanin Perëndimor do të mbahet në Berlin në muajin nëntor nën kujdesin e Kancelarit Scholz. Numri dy i socialistëve, thekson se Konferenca e Berlinit do të ketë në fokus Rajonin dhe do t’i japë një shtysë më të madhe këtij procesi.

“Evropa pavarësisht se ndodhet në një moment të vështirë, nuk duhet ta humbë fokusin nga Ballkani Perëndimor. Natyrshëm, qeveria shqiptare ka një rol të veçantë për ta shtyrë përpara këtë proces. Morëm mbështetjen për masat që ka ndërmarrë qeveria shqiptare dhe për të gjithë politikën e ndjekur nga qeveria “Rama”. Natyrisht, u angazhuam që do të vazhdojmë në këtë rrugë dhe së shpejti dhe në kuadrin e Kongresit të Partive Europiane Socialiste, ku në agjendë të veçantë do jetë Ballkani Perëndimor, do të theksohet edhe njëherë mesazhi sesa i rëndësishëm është integrimi i shpejtë”, u shpreh Gjiknuri.

Nisur edhe nga ngjarjet në Ukrainë, Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në proceset e integrimit. “Të gjithë interlokutorët në Gjermani e vlerësojnë këtë proces të nisur dhe patjetër Partia Socialiste ka një meritë të veçantë në këtë drejtim. Morëm mbështetjen nga të gjithë interlokutorët me të cilët patëm bashkëbisedim”, shtoi më tej Gjiknuri.

Gjatë vizitës në Berlin, delegacioni i PS u takua dhe me kryetarin e SPD Lars Klingbeil, Kryetarin e Grupit Parlamentar të SPD Rolf Mützenich, Ministren e Brendshme Federale Nancy Faeser, Ministren e Mbrojtjes Kristine Lampreht, Ministren e Ekonomisë dhe bashkëpunimit ekonomik Svenja Schulze, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Rita Schëarzelühr-Sutter, ish-kryetarët legjendar të SPD Franz Müntefering e Rudolf Scharping, ish-Presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz, aktualisht drejtues i “Friedrich Ebert Stiftung”, si dhe me një sërë personalitetesh të larta të politikës gjermane.

/e.d

Next Post
“Fotoja e ditës”/ Edi Rama publikon foton krah Joe Biden dhe bashkëshortes së tij

"Fotoja e ditës"/ Edi Rama publikon foton krah Joe Biden dhe bashkëshortes së tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina në Itali, shkak parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare

Dy të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina në Itali, shkak parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare

March 16, 2026
Detajet/ Kush përfiton kredi të buta në Tiranë? Të ardhurat minimale dhe maksimale që duhet të kenë aplikantët

1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja, Bashkia Tiranë hap mundësitë për vitin 2026

March 16, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Përdhunoi punonjësen 21-vjeçare në Tiranë, arrestohet 48-vjeçar i huaj

March 16, 2026
Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

March 16, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A jemi të mbrojtur nga lufta?

March 16, 2026
Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

March 16, 2026
Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

March 16, 2026
Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

March 16, 2026
Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

March 16, 2026
Lutje Mbesës Ani Ypi

Lutje Mbesës Ani Ypi

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In