• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vizita e Merkel i “alarmon”, Xhafaj: Largoni makinat. Ndoka: S’jam i rrezikshëm

by
09/07/2015 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vizita e kancelares gjermane Angela Merkel ka marrë vëmendjen edhe të Komisionit të Ligjeve, ku batutat mes deputetëve kanë shoqëruar mbledhjen. Kjo pasi deputetët nuk janë lejuar që të parkojnë makinat e tyre para hyrjes së Kryesisë së Kuvendit, si pjesë e masave të sigurisë për vizitën e Merkel në Tiranë.

Siç raporton Shqiptarja.com gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, Famir Xhafaj u ka kërkuar deputetëve që t’i largojnë makinat për arsye sigurie.

Pas këtij lajmërimi, një pjesë e mirë e deputetëve në komision janë çuar për të lëvizuar makinat.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Nard Ndokës, i cili është përpjekur ti qetësojë me origjinën e tij fetare. “Unë jam demokristian, nuk jam i rrezikshëm,” ka thënë Ndoka.

Batutat në Komision

Xhafaj: Tani këto për 24 muaj ka të drejtë relatori se 24 muaj për të nxjerr ca akte nënligjore ju? Po ca do bëni 24 muaj? 6 muaj thotë z. Majko dhe shumë i keni dhe ka të drejtë.
Manja: Do i çik afat se ka shumë biocid insekte.
Xhafaj: Para se të fillojë projektligji tjetër ku ka makinën aty poshtë të shkoj ta heqë për efekt sigurie nuk do të ketë makina.
Fino: Ça efekt sigurie, më i sigurt jam unë se Merkeli.
Xhafaj: Kush e ka makinën aty poshtë të iki ta heq…
(Ikin deputetët e PD)
Xhafaj: Vazhdojmë se edhe njoftimi për makinën e bëri efektin. Edhe ti Vexhi ke makinë aty poshtë. Hajde Vexhi hajde se ti ecën në këmbë ngadalë ngadalë me qetësi vëlla. Dashi me biçikletë, ti në këmbë, Nard Ndoka me makinë.
Ndoka: Unë me makinë s’jam problematik, jam demokristian unë.
Xhafaj: Tani ju gazetarët e morët lajmin, se ju këto pjesë keni qejf batutat se ça rëndësi kanë të tjerat. Ja mbushni gazetat, punë e madhe që do të bëhen koncesionet.

Next Post

Reforma në Drejtësi përplas PS-PD, Ruçi: S'keni dhënë asnjë kontribut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com