• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reforma në Drejtësi përplas PS-PD, Ruçi: S’keni dhënë asnjë kontribut

by
09/07/2015 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

­Seanca e sotme plenare ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës për Reformën në Drejtësi.

Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi i cili i kërkoi kreut të Kuvendit Ilir Meta që të përfshijë në rendin e ditës kërkesën e opozitës për ndryshimet në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

Por kreu i Grupit Parlamentar të PS­-së Gramoz Ruçi ka ndërhyrë duke thënë se nuk është njohur me ndryshimet e propozuara nga opozita dhe se rregullat e lojës nuk mund të ndryshojnë tani në fund.

“Jeni të mirëpritur t’i bashkoheni komisionit të reformës në drejtësi”, ka thënë Ruçi duke iu drejtuar deputetëve të opozitës.

Nga kjo e fundit, deputeti Eduard Halimi ka akuzuar mazhorancën se, për reformën në drejtësi ajo po vepron në mënyrë të njëanshme, duke shpërfillur dhe rekomandimet e faktorit ndërkombëtar.

“Ju keni vepruar në kundërshtim me rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë. Ju nuk keni vullnet për reformën në drejtësi. Ndryshimet për KLD-në i bëtë që të hiqnit ata 3 anëtarë dhe t’i zëvendësonit me militantë. Të njëjtën gjë po bëni me Gjykatën e Lartë. Tërhiquni nga arroganca juaj. Ju nuk keni bërë asnjë strategji”, ka deklaruar Halimi.

Ruçi u përgjigj: “Partnerët ndërkombëtarë kanë vlerësuar maksimalisht punën e bërë deri tani. Jam dakord që duhet të jetë reformë gjithëpërfshirëse dhe gjithçka që është bërë në komision, në mënyrë gjithëpërfshirëse është bërë. Ju nuk keni zhvilluar funksionin tuaj në komision dhe nuk keni dhënë kontribut”.

Next Post

E enjtja, afati i fundit i Greqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com