• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vizita e Edi Ramës më 19 shkurt në Uashington me ftesë të Trump “jehonë” dhe në media të huaja

by El Be
15/02/2026 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ftesë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama do të udhëtojë javën e ardhshme drejt Uashingtonit.

Ishte vetë Rama ai i cili gjatë podcastit të tij “Flasim” bëri me dije se në datën 19 do të jetë në SHBA për të marrë pjesë në mbledhjen e “Këshillit të Paqes”.

“Shënimi i fundit është i lidhur me jetën ndërkombëtare, nëse mund ta quaj kështu. Më ka ardhur këtë javë ftesa nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim për atë që e kam paralajmëruar, kur ajo tufa e bombave artizanale, plaste dhe kërciste edhe në sallën e Kuvendit, me gjithfarëlloj pretendimesh që sot i nxjerrin përsëri qesharakë, duke thënë se unë nuk shkoj dot, se mua s’më kanë ftuar,se,se,se…Dhe faktikisht, siç e paralajmërova, do të jem në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të atij bordi, ku Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues dhe ku Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes”, tha Rama.

Kjo deklaratë e kryeministrit Rama ka bërë “xhiro” dhe në mediat e huaja. Ka qenë ajo greke “Protothema” e cila i ka kushtuar hapësirë  kësaj vizite të kreut të qeverisë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artikulli i Protothema:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të udhëtojë për në Uashington javën e ardhshme për të marrë pjesë në takimin inaugurues të “Këshillit të Paqes” të Presidentit të SHBA- së Donald Trump, i planifikuar për 19 shkurt, njoftoi ai në një podcast sot.

“Do të jem në Uashington për themelimin zyrtar të Këshillit të Paqes dhe fillimin e aktiviteteve të tij”, tha ai në një intervistë me podkastin shqiptar Flasim .

Organi, i kryesuar nga Donald Trump, u krijua për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, por statuti i tij ka një qëllim shumë më të gjerë: zgjidhjen e konflikteve të armatosura në të gjithë botën.

Presidenti i Rumanisë do të jetë gjithashtu i pranishëm si vëzhgues.

Presidenti rumun Nicos Dan njoftoi sot nëpërmjet llogarisë së tij X se do të marrë pjesë në takimin inaugurues të “Këshillit të Paqes” të Donald Trump më 19 shkurt si vëzhgues.

“Javën tjetër, do të marr pjesë në takimin e parë të Këshillit të Paqes në Uashington, duke iu përgjigjur ftesës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump”, shkroi ai në platformën e mediave sociale, pasi konfirmoi së fundmi se vendi i tij po shqyrton ende anëtarësimin në Këshill nën udhëheqjen e presidentit amerikan.

Next Post
Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Comments 3

  1. Anonymous says:
    2 months ago

    Jehona me madhe,sidomos ne shtypin e SHBA,po presin nji mashtrues,klasik,nji hajdute i permasave te medha.Nji person qe kompromentoje,agjentin e FBI,ne format me te ndyra,me para,e me forma te tjera,qe i dine SHBA,mjeshtri qe po ju vjene ne Uashington.Ta gezoni,e keni dhurte,nga ne shqiptaret,e nga agjenti juaj i Njujorgut.

    Reply
  2. Buron i pastër uji nga mali, por e shurrojnë kafshët në të zbritur… says:
    2 months ago

    Shokut të Nesti Angonit, do ti thosha paske shumë mllef. Ose je ndonjë i shkarkuar me të drejtë nga Rama, dhe të ka bërë dalje përgjithënji, ose je ndonjë tip “din shumi” por që as shqip nuk di të shkruash e pasqyruar për sa lexohet në këtë komentin tuaj, i vlefshëm vetëm për nivelin e spakistëve që nuk kanë lexuar një libër në jetën e tyre, pa përmendur fjalën bibliotekë.
    Mundohu të shkruash shqip, të paktën ti afrohesh Ramës në këtë aspekt, por që nuk bëhet fjalë që ti të konkurosh me të.

    Reply
  3. Buron i pastër uji nga mali, por e shurrojnë kafshët në të zbritur… says:
    2 months ago

    Shokut të Nesti Angonit, do ti thosha paske shumë mllef. Ose je ndonjë i shkarkuar me të drejtë nga Rama, dhe të ka bërë dalje përgjithënji, ose je ndonjë tip “din shumi” por që as shqip nuk di të shkruash e pasqyruar për sa lexohet në këtë komentin tuaj, i vlefshëm vetëm për nivelin e spakistëve që nuk kanë lexuar një libër në jetën e tyre, pa përmendur fjalën bibliotekë.
    Mundohu të shkruash shqip, të paktën ti afrohesh Ramës në këtë aspekt, por që nuk bëhet fjalë që ti të konkurosh me të.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In