• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vizita e Clinton në Tiranë, nënkryetari i LDK: Fjala e tij do jetë me peshë të veçantë për Kosovën

by Java News
03/07/2023 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri, komentoi vizitën e ish-presidentit të SHBA, Bill Clinton në Tiranë. Ai tha në “Ballkan Update” se kjo vizitë e tij vjen në javën e parë, kur Kosova është ndëshkuar me sanksione nga BE-ja për shkak të kursit politik të Albin Kurtit.

Sipas Hazirit, gjatë fjalës së tij, Bill Clinton pritet të flasë edhe për situatën e acaruar në Kosovë dhe mungesën e avancimit të përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ai shtoi se Clinton, nga Tirana, pritet të përçojë mesazhe paqeje për popullin shqiptar të Kosovës dhe atij serb.

“Porosia e tij ka qenë: tani lufta u fitua, kosovarët duhet ta fitojmë paqen. Ky amanet politik mbetet një lloj obligimi që kemi në karashi popullit amerikan. Fjalimi i tij, do jetë i lidhur edhe me zhvillimet në Kosovë. Fjala e tij do jetë me një peshë të veçantë për Kosovën, në raport me pajtimin e shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan.  Presidenti Clinton sot në adresimin e tij do ndikojë shumë në arritjen e kësaj paqeje. Do bëjë porosi të qartë për të gjitha palët. Më vjen keq, që Kosova mungon në këtë ceremoni të madhe. Presidenti Clinton është kumbar i lirisë së Kosovës.”, tha ai.

Në lidhje me sanksionet e BE-së, Haziri kritikoi ashpër kryeministrin e Kosvës, Albin Kurtin për qasjen që ndjek kundër ndërkombëtarëve. Sipas tij, pjesa që është tepër shqetësuese, lidhet me lëvizjet dhe hapat që ndërmerr Kurti në politikën e jashtme.

Ai shtoi se këtë klimë të nxehtë politike Kurti nuk po e aplikon për mbrojtjen e sovranitetin e vendit, por për ruajtjen e votave dhe për konsum të brendshëm politik.

“Sanksionet do të kenë ndikim të madh në Kosovë. Kurti në politikën e tij bën një hapa para, dy mbrapa. Pritet të bëjë dy hapa prapa, se po luan rolin e të fortit për një qëllim: është konsum i brendshëm politik,. Për rritjen dhe ruajtjen e votave. Ky është problemi. Nuk ka të bëj me sovranitet, kushtetutshmëri, as integritet, por Kurti këtë ambient politik e ka nxehur për konsum të brendshëm politik, Nuk ka instikt bashkëpunimi. Ai i ka përjashtuar të gjitha palët nga dialogu. Të gjithë procesit janë vendosur në proceset e një njeriu dhe një partie”, theksoi ai./m.j

Next Post
Kokainë e banane/ Babai i Arbër Çekajt u hetua për trafik droge, GJKKO kthen për hetim në SPAK dosjen ndaj 72-vjeçarit

Kokainë e banane/ Babai i Arbër Çekajt u hetua për trafik droge, GJKKO kthen për hetim në SPAK dosjen ndaj 72-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miqësorja Ukrainë – Shqipëri, Sylvinho: Jemi të mërzitur, nuk kam asgjë për t’u thënë djemve

Miqësorja Ukrainë – Shqipëri, Sylvinho: Jemi të mërzitur, nuk kam asgjë për t’u thënë djemve

March 31, 2026
Hita: Luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, duke nisur nga radhët tona

Hita: Luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, duke nisur nga radhët tona

March 31, 2026
Rrëfimi i Moza Ahmetit: Si u njoha me Edi Ramën pas autoportretit që realizova me gjoksin jashtë

Rrëfimi i Moza Ahmetit: Si u njoha me Edi Ramën pas autoportretit që realizova me gjoksin jashtë

March 31, 2026
Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga burgu ish-drejtori i IEVP, Indrit Cerloj

Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga burgu ish-drejtori i IEVP, Indrit Cerloj

March 31, 2026
VIDEO / Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit, Lamallari: Njeriu i duhur në një moment të rëndësishëm për vendin

VIDEO / Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit, Lamallari: Njeriu i duhur në një moment të rëndësishëm për vendin

March 31, 2026
Sulm me dronë iranianë ndaj cisternës kuvajtiane në Dubai. Destinacioni i parashikuar, Kina

Sulm me dronë iranianë ndaj cisternës kuvajtiane në Dubai. Destinacioni i parashikuar, Kina

March 31, 2026
Pesë vende të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

Pesë vende të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

March 31, 2026
“Noka telefonoi deputetin dhe u përjashtova!”/ Alesia Balliu: Si po e spastron Berisha “bunkerin” PD

“Noka telefonoi deputetin dhe u përjashtova!”/ Alesia Balliu: Si po e spastron Berisha “bunkerin” PD

March 31, 2026
Baton Haxhiu: E admiroj guximin e Braçes, por kandidatura e tij për Tiranën është e pamundur!

Baton Haxhiu: E admiroj guximin e Braçes, por kandidatura e tij për Tiranën është e pamundur!

March 31, 2026
Ministri Hoxha: Evropa është një histori zgjerimi, koha e Shqipërisë është tani

Ministri Hoxha: Evropa është një histori zgjerimi, koha e Shqipërisë është tani

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In