• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vizat/ Osmani për deklaratën e Macron: Gabim në përkthim! Çitaku: I shpalli liderët e Kosovës njerëz të pabesë!

by Java News
18/10/2023 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, e pati të drejtpërdrejtë pyetjen e Report Tv për një qëndrim të tijin ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç, e po aq i qartë ishte në atë që tha në Tiranë ndaj udhëheqësve të Kosovës, megjithë tymnajën pas deklaratës së tij dhe zbutjes se ishte kërcënim dhe jo pezullim.

Si një nga autorët e planit të paqes mes Prishtinës dhe Beogradit, më shumë se sa penalizimi i mundshëm për mos liberalizmin e vizave Macron, thotë që Franca ka konstatur se Kosova nuk po i mban premtimet në lidhje me situatën në veri, për depërshkallëzimin e situatës atje, riorganizimin e zgjedhjeve, krijimin e institucioneve të reja, dhe pranimin e Asociacionit.

Macron, bëri përgjegjës për mos mbajtjen e fjalës jo vetëm Kurtin, por edhe Osmani të cilën ai e ka takuar personalisht.

“Besoj që tashmë është sqaruar. ka pasur një lloj dallimi në përkthim, në fakt ky proces nuk është pezulluar, sepse ligjërisht as nuk mund të pezullohet nga një shtet”, thotë presidentja Vjosa Osmani.

Macron dhe më 5 Shtator të këtij viti, ka bërë të njëjtën deklaratë duke thënë se “Gjermania dhe Franca, kanë bërë mjaft për liberalizimin e vizave të Kosovës, por se ata mund ta rishikojnë këtë proces’. Atëkohë Osmani tha: “Një masë e tillë  e paprecedentë është ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës, dhe jo ndaj një lideri dhe do të rezultojë me vdekjen e dialogut”.

Nga Pekini, ku takoi edhe presidentin rus Putin, Vuçiç e falenderoi Macron për deklaratën në Tiranë. Faleminderit Macron për shumë gjëra të tjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë. Nga Shqipëria i pari që reagoi ishte kryedemokrati Lulzim Basha i cili e dënoi këtë qasje ndaj Kosovës “Penalizimi i qytetarëve të Kosovës nuk është rruga e duhur për të sjellë palët në dialog e as për t’i dhënë zgjidhje mosmarrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë”.

Por në Kosovë, përmes Ministrisë së Jashtme, deklarata e qartë e Macron u tentua të mos pranohet, kur u theksua se nuk ka asnjë njoftim zyrtar për vendimmarrje, “nuk kanë asnjë informacion që një procedurë për shtyrje të liberalizimit të vizave të jetë nisur apo kërkuar nga shtetet anëtare”, thuhej në njoftim. Por ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj tha:“Deklara e tij ishte më tepër një ultimatum për establishmentin politik në Kosovë”.

Por përse është e dëmshme dhe e rrezikshme kjo deklaratë, e Macron, aq sa u përpoq të zbutej? Në një reagim në Facebook, Vlora Çitaku shkruan: “Më i dëmshëm është konstatimi i Presidentit Macron për lidershipin e Kosovës si njerëz të pabesë që nuk e mbajnë fjalën, sesa deklarata për viza.”

“Dramatike të humbiste të drejtën për lëvizur lirisht në BE dhe ndërkohë të dyja palët kanë në tavolinë planin franko-gjerman që është gjëja më e mirë që mund ti ndodhë Kosovës”, tha kryemnistri Rama, gjatë konferencës me Macron.  Në atë që kryeministri Albin Kurti ka shprehur deri më tani pas dakordësisë verbale në Ohër, plani franko-gjerman është i pranuar, por Vuçiç sipas tij, nuk do që ta zbatojë.

Nga 1 janar i viti 2024 qytetarët e Kosovës pritet të udhëtojnë pa viza në 27 vende të BE-së, të cilat e përbëjnë të ashtuquajturën zonë Shengen. Për ta pezulluar këtë vendim duhet të merret një vendim tjetër nga Këshilli i BE-së./m.j

Next Post
“Presin hetimet për masa”/ Gazetari shqiptar në Francë: Macron u tregua më i ashpër me Serbinë se me Kosovën

"Presin hetimet për masa"/ Gazetari shqiptar në Francë: Macron u tregua më i ashpër me Serbinë se me Kosovën

Comments 1

  1. Konstantina Tsamisis Janullica Mitsotakiiis Beleris ah se harrova edhe Vangjelis Dhulis says:
    2 years ago

    Oj Miniministreshë Gërdallojcja, ndaq Albiniq Kurtoviqi, e ndaq Vjosiçka Osmanagiqja, jo vetëm janë të PABESË, por tradicionalisht dhe vijueshmërisht, kanë qënë, janë dhe do të mbeten të paBESË, sikunder janë 80 % e kosovarëve.
    Pa folur që Albiniq Kurtoviqi, është agjent i spiunazhit Sërb.
    Kaq, se kemi shumë për ju të paBesët.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

April 12, 2026
Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

April 12, 2026
Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

April 12, 2026
Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

April 12, 2026
“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

April 12, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pashkët ortodokse, Begaj uron besimtarët: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj

April 12, 2026
Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

April 12, 2026
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

April 12, 2026
Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In