• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbi kujtesën për 6 muaj, Donika Mici tregon ilaçin që e shëroi

by S T
16/11/2024 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kemi dëgjuar të thuhet që libri të shëron dhe kur përmendet kjo e fundit të gjithëve na shkon mendja tek shërimi i zemrës nga një lëndim apo ndarje dashurore. Por rasti personal i Donika Micit na dëshmon për diçka krejtësisht tjetër. Libri vërtet shëron! Libri shëron sëmundje!

E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan duke folur se si libri i ka ndryshuar jetën, Donika Mici tregon një histori të veçantë ku libri në fakt asaj i riktheu memorien. Periudha e ngarkuar dhe stresi bëri që në vitin 2004, ajo të humbiste kujtesën për rreth 6 muaj.

Donika tregon se mjekët dhe shumë ekspertë të huaj i sugjeruan që të lexonte. Kështu që ajo nisi të lexonte romane pafund dhe më shumë se 500 faqe çdo ditë. Donika Mici shprehet se ishte pikërisht libri që i riktheu memorien dhe kujtimet e viteve që i ishin fashitur.

Donika Mici: Unë kam një histori shumë të bukur me librin dhe dua ta tregoj për shumë njerëz që kanë probleme shëndetësore nga memoria. Unë librin e kisha hequr nga dora që pas komunizmit pasi nisa një punë shumë të vështirë, shumë të ngarkuar dhe që isha e impenjuar totalisht. Mbaj mend që para komunizmit mblidheshim 3 veta në një zyrë dhe dikush lexonte kurse ne të tjerët e dëgjonim sepse ai libër pas disa ditësh duhej që të dorëzohej.

Rudina Magjistari: Cili ka qenë profesioni yt përpara viteve ’90?

Donika Mici: Unë kam qenë ekonomiste. Dhe kështu e shfrytëzonim atë kohën e vyer që kishim nëpër zyra, që dikush lexonte një libër shumë të bukur, ata librat “e verdhë” që them unë, kurse ne të tjetër e dëgjonim sepse nuk kishim luksin që ta kalonim nëpër duar. Por në vitin 2004 mbaj mend që pata një iktus cerebral nga stresi, puna dhe të gjitha gjërat dhe humba memorien për 6 muaj. Kudo që shkoja jashtë shtetit dhe më thanë që të sjellësh memorien e vetmja formë dhe mënyrë është që të lexosh sa më shumë. Them sinqerisht që lexoja 500 faqe në ditë, nuk mbaja mend asgjë. Poshtë krevatit tim u mbushën romane, normalisht romane të thjeshtë, të bukura me dashuri që të hynte diçka. Dhe unë pas 6 muajsh kam rikthyer memorien me librin.

Rudina Magjistari: Uau çfarë historie kjo Donika. 6 muaj “black out” total?

Donika Mici: Po nuk mbaja mend asgjë.

Rudina Magjistari: Po të afërmit e tu?

Donika Mici: I shikoja, por nuk mbaja mend. Numrat e telefonit që kisha të përditshëm dhe që punoja çdo moment nuk arrija dot t’i kujtoja.

Rudina Magjistari: Kujtoje episode të mëparshme me fëmijët të paktën?

Donika Mici: Kisha shumë mungesa, por brenda 6 muajve këto mungesa mu rikthyen me libër. Kam lexuar pafundësisht, nuk mbaj mend asgjë. Mund të kem lexuar 500 libra, por nuk mbaj mend asgjë nga ato që kam lexuar, duhet të rikthehem për t’i lexuar. Dhe kushdo që vinte në shtëpi më thoshte “të marr disa libra se i ke me kile”. Dhe unë fillova t’i falja./tvklan.al

Next Post
Silvinjo shuan dilemat për sulmin, publikohen formacionet zyrtare të Shqipërisë dhe Çekisë

Silvinjo shuan dilemat për sulmin, publikohen formacionet zyrtare të Shqipërisë dhe Çekisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In