• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Vitin e Ri nuk do ta prisni vetëm: 3 shenja të horoskopit që i pret një dashuri si në filma

by Java News
16/12/2025 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për këto tri shenja, dhjetori mund të jetë muaji i rastësive si në filma, takimeve fantastike dhe lidhjeve të reja emocionuese 

Festat po afrohen dhe bashkë me to edhe ai presioni i lehtë, por i pashmangshëm, që Vitin e Ri të mos e presim vetëm. 

Edhe pse dhjetori është shpesh kaotik, për disa shenja të horoskopit romanca këtë vit buzëqesh më fort se zakonisht. 

Astrologia Adama Sisay nga Lilith Astrology shpjegon për Bustle se çelësi qëndron te tranzitet e Venerës dhe Marsit – planetet që sundojnë dashurinë, tërheqjen dhe energjinë seksuale. Kur këta planetë “punojnë për ju”, ndodh pikërisht ajo që të gjithë e dëshirojmë në heshtje: momenti i duhur, vendi i duhur dhe personi i duhur. 

Nëse jeni Binjak, Shigjetar apo Bricjap – përgatituni. Dhjetori ju sjell një sezon dashurie më intensiv, më të ngrohtë dhe më argëtues nga sa e prisnit. E nëse nuk jeni… gjithmonë mund të kontrolloni ashendentin tuaj, transmeton Telegrafi. 

Binjakët 

Venera dhe Marsi, gjatë sezonit të Shigjetarit, ndodhen pikërisht përballë shenjës suaj. Ky është një aspekt i fuqishëm dashurie që ju hap dyert për njohje të reja, biseda më të thella dhe kimi që vjen më natyrshëm se zakonisht. Do të ndiheni më të guximshëm, më të hapur dhe më të gatshëm për të marrë iniciativën, gjë që për Binjakët është terren i njohur. 

Këshillë: shkruani të parët, nisni bisedën, bëni një kompliment. Spontaniteti juaj do të jetë magnet. 

Shigjetari 

Venera dhe Marsi qëndrojnë në shenjën tuaj pothuajse gjatë gjithë muajit, duke e çuar tërheqjen tuaj në maksimum. Doni argëtim? Do ta keni. Doni romancë? Me shumë gjasë ju pret pas qoshes. Ftesa, “ndeshje”-e në orët e vona, dalje të papritura, gjithçka punon në favorin tuaj. Si shenjë zjarri, lidheni më fort kur i lini gjërat të rrjedhin pa plan. 

Këshillë: mos e analizoni tepër çdo njohje; pranoni ftesat spontane dhe lejoni që romanca t’ju gjejë natyrshëm. 

Bricjapi 

Në fund të dhjetorit, Venera dhe Marsi hyjnë në shenjën tuaj dhe aktivizojnë fuqishëm impulset romantike dhe seksuale. Nëse nisni kërkimin tani, shumë lehtë mund të përfundoni me partnerin ideal për puthjen e Vitit të Ri, ose edhe me dikë mjaftueshëm të veçantë për ta përmendur në darkën festive. Bricjapët e duan planin, por këtë herë dashuria do të jetë më e bukur nëse e lini të ndodhë vetë. 

Këshillë: thoni “po” ftesave spontane dhe merrni pjesë në edhe një festë më shumë. 

Next Post
29 Nëntori/ Kryeministri Rama uron 81-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë

Mbahet nesër samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, kryeministri Rama niset drejt Brukselit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In