• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Viti që do të përcaktojë të ardhmen e Europë

by Java News
20/12/2016 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që zbulimet mbi përfshirjen e Rusisë në procesin elektoral në SHBA tronitën Amerikën, ka shenja ogurzeza se Rusia po përhap propagandë dhe po angazhohet në sulme kibernetike në Europë, përpara disa palë zgjedhjeve që do të zhvillohen aty vitin tjetër.

Në 2017-ën, Gjermania, Franca dhe Holanda do të zhvillojnë zgjedhje. Eshtë gjithashtu e mundshme që Italia do të afrojë zgjedhjet e planifikuara për vitin 2018, pas dorëheqjes së Kryeministrit Matteo Renzi, pasi votuesit hodhën poshtë një referendum për reformën kushtetuese këtë muaj.

Kandidatët që janë populistë të djathtë dhe miqësorë me Rusinë, janë duke fituar terren nëpër Europë, pjesërisht falë ndërhyrjes së Rusisë, që është pak a shumë ajo për të cilën Moska u akuzua se bëri në SHBA. Duket se objektivat e Rusisë në Europë janë që të zgjedhë udhëheqës të huaj, të cilët simpatizojnë ekspansionizmin rus, për të dobësuar NATO-n dhe fuqizuar forcat kundër Bashkimit Europian.

Në Francë, Fronti Nacional i Marine Le Pen përfitoi në vitin 2014 nga një hua 11.7 milionë dollarë prej Kremlinit, për të ndihmuar financimin e fushatës. Dhe fituesi i republikanëve këtë muaj, François Fillon, ka bërë thirrje për heqje të sanksioneve ndaj Rusisë, sanksione që u vendosën pas aneksimit të Krimesë dhe luftës në Ukrainë, si dhe për të punuar me Rusinë me qëllim frenimin e imigrimit dhe parandalimin e terrorizmit.

Në Holandë, partia populiste për lirinë, e Geert Vildersit ka pësur rritje, me një fushatë “Ta bëjmë Holandën sërish të madhe”, të ngjashme me atë të Trumpit, e cila është në thelb kundër imigrantëve dhe kundër myslimanëve. Vilders po bën thirrje për një dalje nga Bashkimi Europian.

Gjermania është një shënjestër kryesore për ndërhyrje: Kancelarja Angela Merkel, e cila po kandidon për t’u rizgjedhur, ka qëndruar fort në mbrojtjen e vlerave liberale, unitetin e Europës dhe sanksionet ndaj Rusië. Agjencia e zbulimit e Gjermanisë ka konkluduar se Rusia ishte me shumë gjasa prapa ndërhyrjes në rrjetin e kompjuterëve të Parlamentit në vitin 2015, dhe ka shumë dyshime se ajo është gjithashtu prapa një sulmi muajin e kaluar, i cili ndërpreu shërbimin e internetit dhe telefonisë për 900 mijë gjermanë.

Ka prova të forta se Rusia ka luajtur një rol në humbjen e referendumit në Itali, si dhe në votimin për Brexit në qershor, ashtu sikurse dhe në një referendum në Holandë në muajin prill, ku votuesit hodhën poshtë një marëveshje për të forcuar lidhjet mes Bashkimit Europian dhe Ukrainës.

Mënyra më e sigurtë për të garantuar që Rusia të mos përsërisë këta suksese në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, është që të ekspozohen taktikat e saj, përpara se votuesit të shkojnë të votojnë. Si thotë Kancelarja Merkel: “Sulmet kibernetike apo konfliktet hibride, si njihen ata në doktrinën ruse, janë tashmë pjesë e jetës së përditshme dhe duhet të mësojmë të merremi me to. Në këtë pikë duhet të informojmë njerëzit”.

E ardhmja e demokracive perëndimore mund të varet nga suksesi i qasjes së Merkelit, dhe se sa fort do ta ndjekin atë, udhëheqësit e tjerë liberalë të Europës. / NYT-bota.al

ma.me
Next Post
Berlin, shefi i policisë: Nuk jemi të sigurt nëse kemi kapur autorin e masakrës

Berlin, shefi i policisë: Nuk jemi të sigurt nëse kemi kapur autorin e masakrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tregtonte brenda një magazine, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen 450 kg mish pule

Mish pule nga Tajlanda në Shqipëri/ 197 tonë kanë hyrë përmes Kosovës, raporti i KE ngre pikëpyetje për kontrollet

September 26, 2026
Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

September 26, 2026
Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

September 26, 2026
Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

September 26, 2026
Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

September 26, 2026
Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

September 26, 2026
VIDEO / “Disa histori i kam jetuar, të tjerat…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri?

VIDEO / “Disa histori i kam jetuar, të tjerat…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri?

September 26, 2026
Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të Trump

Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të Trump

September 26, 2026
Akuzohet për vjedhje me dhunë në Zvicër, arrestohet në Rinas 42-vjeçari nga Italia

Arrestohet në Rinas ukrainasi, në kërkim për trafik droge

September 26, 2026
Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com