• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viti i protestuesit të panjohur

by Mero Baze
02/01/2019 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Suksesi i shënuar i vitit 2018, është protestuesi i panjohur. Ai ende nuk ka një emër, një fytyrë dhe ende nuk dimë sa është shumëfishuar në shoqëri, por e dimë që është në rrugë. Është i prekshëm, i vërtetë dhe i zemëruar.

Në çdo protestë sociale të këtij viti, që nga ata që preken nga zhvillimi urban, e deri tek studentët, armiku i emëruar i protestuesit të panjohur, ishte një stekë më lart se qeveria, ishte ajo që ata e kanë përkufizuar tani si “Oligarkia”, një terminologji që vjen nga filozofia e Marksit, dhe që nënkupton dikë që kontrollon politikanët në kapitalizëm.

Herë- herë shfaqet si një lëvizje populiste brenda universitetit, me tendeca të forta marksiste, duke vënë  gishtin mbi “oligarkët” dhe duke shpjeguar tarifat e larta me faktin që qeverinë e kanë kapur oligarkët. Herë shfaqet në trajtën e banorëve të Unazës së Re, apo ata të Shkozës, që u prishen shtëpitë nga projekti i zhvillimit urban, duke vënë gishtin sërisht mbi ta. Kushdo që ka një problem me pushtetin, një padrejtësi sociale apo një përballje me korrupsionin, e ka shumë të lehtë të akuzojë ata, “oligarkët”.

Për herë të parë pas 28 vitesh tranzicion, po shmanget retorika politike mes pozitës dhe opozitës, dhe po tentohet të zëvendësohet me debatin populist mes oligarkut dhe protestuesit.

Dhe e gjitha kjo, pasi opozita ka prishur një barazpeshë në skenën politike, duke qenë nën akuzë si e lidhur me ta.

E pazakonta e këtij viti, është se protestuesi i panjohur, po përpiqet të ngrejë piedestalin e tij, duke sulmuar dhe opozitën, dhe pozitën, dhe për t’i bashkuar në një vend, i ka shpallur luftë oligarkëve.

Protetuesi i panjohur ktheu vëmendjen tek ata, duke tentuar t’i bëjë njerëz të urryer të shoqërisë.

Në fakt, ata nuk ekzistojnë në formën që urrehen dhe nuk urrehen për çfarë ekzistojnë. Ata janë e gjitha çfarë ka shoqëria jonë, një brez njerëzish që e kanë ngritur perandorinë e tyre me çfarë kanë mundur. Ata janë biznesmenët që punësojnë njerëz, që financojnë mediat, që zhvillojnë ekonominë, aq sa zhvillohet, që investojnë, që marrin kredi, që kanë punë 24 orë me qeverinë dhe në një farë mënyre, janë bilanci real i kapitalizmit tonë.

Ndaj dhe beteja ka të bëjë në thelb me kapitalizmin tonë dhe jo me emra konkretë.

Është e paqarët deri ku ata kanë kapur shtetin dhe deri ku shteti nuk bën dot pa ta, por është e vërtetë se ata janë njerëzit që u ka mbetur në dorë Shqipëria.

Protestuesi i panjohur ka nevojë të urrejmë dikë dhe oligarkët  janë të lehtë t’i urresh. Jemi qartazi në kufijtë e një populizmi antikapitalist, një fryme urrejtje ndaj të pasurëve, një tendence për identifikuar biznesin me krimin, dhe mbi të gjitha, një zhvlerësimi të politikës në debatin publik.

Edhe Edi Rama, që është një dashnor i drejtimit të shtetit me lehtësinë e njerëzve që njeh në krye të biznesit dhe administratës, u ndikua nga kjo frymë dhe ndryshimet e fundit në qeveri reflektojnë një përpjekje për të shmangur politikanët luajalë me ata që i etiketojnë si oligarkë. Me Erjon Braçen zëvendëskryeministër, një agjitator antikapitalist i lindur, dhe teknokrate në krye të Fiancave dhe Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë, lehtësia e hyrjes së tyre në zyrat e shtetit natyrisht që është rritur.

Nuk them se ky është ndonjë lajm i madh, por është një ndryshim instiktiv i Edi Ramës nga kjo frymë.

Monumenti i protestuesit të panjohur që po rritet në shoqëri, ka bërë punën e vet.

Beteja e pazakontë ka të bëjë me rënien e opozitës si faktor real i betejës politike, dhe zëvendësimi i saj me protestuesin e panjohur.

Përpjekja e opozitës për t’iu shkuar pas kauzave sociale, shpesh herë duke humbur dhe identitetin e saj të djathtë, poshtërimi i saj për të shkuar qoftë dhe pas ideve marksiste, vetëm me shpresë se mund të trondisë qeverinë, dhe pabesueshmëria e saj në listat selektive ndaj krimit dhe biznesit të lidhur me politikën, e ka bërë atë viktimën e pare të kësaj beteje, dhe ka prishur balancën politike të shoqërisë.

Edi Ramën e ka dëmtuar më shumë Lulzim Basha i dobët dhe i pabesueshëm, se sa korrupsioni i qeverisë së tij.

Opozita shqiptare është e raskapitura e madhe e vitit 2018, e cila është e refuzuara e parë e çdo proteste. Ajo është kthyer në model dështimi për shoqërinë dhe të gjithë duan të largohen prej saj.

Ndaj dhe protestuesi i panjohur që ka mbushur rrugët e këtij vendi thuajse gjithë vitin, është ende pa emër. Sepse refuzon të marrë emrin e opozitës, derisa të bëjë emrin e tij.

a.c

Next Post
Si varfërohemi në pushime

Bilanc tragjik, 556 të vdekur nga aksidentet ajrore në 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca kundër Izraelit, kërkon seancë urgjente në OKB për operacionet në Liban

Franca kundër Izraelit, kërkon seancë urgjente në OKB për operacionet në Liban

May 31, 2026
Balliu: Kuvendi pa risi, po çon PD drejt shkatërrimit

Balliu: Kuvendi pa risi, po çon PD drejt shkatërrimit

May 31, 2026
“BE rrëzoi raportin për Ramën me 32 amendime”, Berisha: Me këtë qeveri nuk ka integrim në BE

“BE rrëzoi raportin për Ramën me 32 amendime”, Berisha: Me këtë qeveri nuk ka integrim në BE

May 31, 2026
“Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”/ Ferit Hoxha në Prishtinë: Kosova është prioritet absolut i Shqipërisë

“Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”/ Ferit Hoxha në Prishtinë: Kosova është prioritet absolut i Shqipërisë

May 31, 2026
Lamallari për Zvërnecin: Prona është private, hetim për kompaninë e sigurisë deri në heqjen e licencës

Lamallari për Zvërnecin: Prona është private, hetim për kompaninë e sigurisë deri në heqjen e licencës

May 31, 2026
Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

Aksident fatal në aksin Korçë–Bilisht, makina përplas 62 vjeçarin, humb jetën rrugës për në spital

May 31, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

May 31, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

ADS dhe tundimi i shtetit programues/ Çfarë na mëson Estonia për teknologjinë, konkurrencën dhe rolin e shtetit në epokën dixhitale

May 31, 2026
Mbi 500 aplikime për Paketën e Maleve në Tropojë, rritet interesi për turizmin alpin

Mbi 500 aplikime për Paketën e Maleve në Tropojë, rritet interesi për turizmin alpin

May 31, 2026
“Po luani me zjarrin”, kreu i Agjencisë Atomike paralajmëron pas goditjes në Zaporizhia: Rrezik sulmesh ndaj centraleve bërthamore!

“Po luani me zjarrin”, kreu i Agjencisë Atomike paralajmëron pas goditjes në Zaporizhia: Rrezik sulmesh ndaj centraleve bërthamore!

May 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In