• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse beteja politike e Veliajt nuk e ndihmon betejën e tij me drejtësinë

by Mero Baze
15/11/2026 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Edi Rama nuk ka rreziqe politike në Partinë Socialiste. Dhe nuk do të ketë derisa të jetë në pushtet. Pakënaqësitë brenda Partisë Socialiste nuk vijnë nga nevoja për oponencë ideologjike ndaj Edi Ramës, por kryesisht nga proporcionaliteti i pushtetit mes klaneve brenda PS-së dhe, sidomos, nga pakënaqësia ndaj asaj që konsiderohet si pushtet i tepruar i Belinda Ballukut. Këtë e thonë të gjithë jashtë mbledhjeve të Partisë Socialiste dhe askush brenda saj. Kjo është steka e guximit të tyre politik. Derisa ta rrëzojnë këtë stekë, është më mirë të mos flasin për debate.

Në këtë kuptim, nuk ia vlen as të diskutosh për rreziqe apo debate politike brenda partisë.

Debatet brenda partive të mëdha bëhen ose nga oponentë politikë të deklaruar të kryeministrit, ose në kushtet e një krize parlamentare, kur një grup krijon një “pakicë të artë” që mund ta kushtëzojë pushtetin. Të tjerat janë dufe pakënaqësie, që nuk i hyjnë askujt në punë.

Në këtë aspekt, Edi Rama ka të drejtë të kërkojë qartësi për mbështetjen e tij në Partinë Socialiste dhe t’u thotë të gjithëve: ose me mua, ose kundër meje. Në kohë debatesh të forta politike, si ky moment që po kalon vendi, armiqtë më të mëdhenj të pushtetit janë ata që bëjnë sikur qëndrojnë mbi palët.

I vetmi element i ri në debatin politik është përfshirja e Erion Veliajt në politikë nga burgu, si kundërshtar i kryeministrit Edi Rama.

Kjo është ndoshta gjëja më e gabuar që Erion Veliaj ka bërë qyshkur ka hyrë në politikë. Ai ka pasur plot kohë ta sfidonte Edi Ramën kur ishte jashtë burgut dhe do të ketë përsëri kohë ta sfidojë, kur të dalë nga burgu, siç duhet të shpresojmë.

Por paraburgimi i padrejtë, i shoqëruar me një betejë politike pa ndonjë objektiv konkret, ia bën atij më të vështirë edhe paraburgimin, edhe sfidën politike.

Kur them se ia bën më të vështirë paraburgimin, kam parasysh, së pari, prokurorët hakmarrës që i kanë rënë për pjesë, të cilët kanë lënë mënjanë çdo skrupull profesionalizmi për të treguar se kanë në dorë jetën e një njeriu më keq se xhelatët e Enver Hoxhës.

Nga ana tjetër, kam parasysh të gjithë minjtë e administratës së burgjeve, që është administrata më e korruptuar në Shqipëri. Sapo kuptojnë se ai është një i paraburgosur dhe armik i Edi Ramës, ata janë gati ta masakrojnë në çdo detaj.

Për shembull, drejtoresha e burgjeve, për t’i treguar atij dhe të tjerëve që përpiqemi të mbrojmë të drejtat e tij si i burgosur se ai jeton në kushte shumë të mira, bëri dy ditë më parë një shfaqje në burgun e Fierit, duke treguar se ai është burgu me kushtet më të mira në Shqipëri. Mendoj se, për një pjesë të kriminelëve më të rrezikshëm të Shqipërisë, mund të jetë i tillë, por jo për një figurë të lartë politike, e cila është pjesë e debatit për ndëshkim politik dhe jo thjesht për drejtësi.

Duke llogaritur se e gjithë administrata e burgjeve është një ekip hajdutësh, të cilët duan vetëm t’i bien në sy për mirë kryeministrit, beteja politike e Erion Veliajt është një lajm i gëzuar për ta.

Por, përveçse ia përkeqëson jetën në burg, beteja politike e Erion Veliajt ngjan si një tullumbace e ngritur në qiell, të cilën e çon era nga të dojë.

Asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk i ka dalë politikisht në krah. As Elisa Spiropali dhe as kritikët e tjerë të Edi Ramës brenda PS-së. I vetmi moment mbështetjeje për të ishte kur dëgjuan për transferimin në Fier. Dhe ishte mbështetje e sinqertë për të burgosurin Erion Veliaj, jo për opozitarin Erion Veliaj.

Por, mbi të gjitha, beteja politike nga burgu, përveçse zhvillohet në kushte të pabarabarta, është edhe e vështirë për t’u mbështetur nga ata që janë jashtë tij, pasi të gjithë duhet të shkojnë pas një udhëheqësi që e ka fituar një herë betejën juridike.

Beteja politike do t’ia shtojë vështirësitë në betejën juridike, pasi hakmarrësit në SPAK, por edhe klanet e PS-së kundër tij, do të prodhojnë Nesti Angon-ë të tjerë, duke e masakruar atë në burg.  Po të kemi parasysh se PS-ja është një parti atipike për nga klanet e saj, të cilat më shumë paguajnë fundërrina në media për të sulmuar njëri-tjetrin sesa bëjnë betejë politike me kundërshtarët, atëherë është edhe më e vështirë ta përballosh këtë baltë nga burgu.

Ndaj qëndrimi tolerant i Edi Ramës ndaj tij në Asamble, edhe nëse nuk buron nga mëshira njerëzore, buron nga mëshira politike, pasi e di se është një plumb që qëllohet nga shumë larg drejt tij dhe nuk e kap dot.

I vetmi lajm i rëndësishëm këtu është se Erion Veliaj është tani kundërshtar i Edi Ramës. Kjo vlen të mbahet shënim si dita kur ai po tenton të hyjë në politikë brenda Partisë Socialiste. Por dita kur njerëzit mund ta besojnë është dita kur ai duhet të jetë i lirë nga drejtësia.

Qofsha i gabuar, por ka shumë pak gjasa që martirizimi politik t’ia lehtësojë rrugën drejt pafajësisë. Viktimizimi ishte rruga më e drejtë për të, pasi realisht është një viktimë dhe mund të mbrohej si i tillë.

Si opozitar i Edi Ramës, mund ta mbështesë vetëm Edi Rama, nëse atij i duhet të bëjë sikur ka kundërshtarë. Nëse nuk i duhet, nuk i kthen as përgjigje.

Ndaj do të ishte më mirë që secili të bënte atë që duhet të bëjë. Erion Veliaj të vazhdojë betejën juridike me drejtësinë për ta zhbërë këtë masakër ndaj tij, ndërsa Edi Rama ta diskriminojë pozitivisht, duke e kthyer në Durrës dhe duke i krijuar mundësi të takojë fëmijët dhe familjarët deri në fund të kësaj beteje.

Të tjerat janë ushqim për qentë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse beteja politike e Veliajt nuk e ndihmon betejën e tij me drejtësinë

November 15, 2026
Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me Bjellorusinë

Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me Bjellorusinë

November 15, 2026
Burri që i është bërë barrë PD-së, peliçet e Gridës dhe dosja e Joridës

Rama-Spiropali/ Pasqyra si indianëve, përjashtimi si Berisha

November 15, 2026
Gjekmarkaj: Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!

Gjekmarkaj: Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!

November 15, 2026
VIDEO/ Zhbllokohet ndeshja në Budapest, Shqipëria i shënon gol Bjellorusisë

VIDEO/ Zhbllokohet ndeshja në Budapest, Shqipëria i shënon gol Bjellorusisë

November 15, 2026
Përplasje në Filipine për vizitën e Trump, qytetarët dalin në rrugë kundër presidentit amerikan!

Përplasje në Filipine për vizitën e Trump, qytetarët dalin në rrugë kundër presidentit amerikan!

November 15, 2026
Alarm në Ngushticën e Hormuzit! Dy cisterna nafte në flakë, reagon Garda Revolucionare e Iranit

Alarm në Ngushticën e Hormuzit! Dy cisterna nafte në flakë, reagon Garda Revolucionare e Iranit

November 15, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

November 15, 2026
Ndërprerja globale e Microsoft prek 430 milionë përdorues, dëmet mund të arrijnë 7 miliardë dollarë!

Ndërprerja globale e Microsoft prek 430 milionë përdorues, dëmet mund të arrijnë 7 miliardë dollarë!

November 15, 2026
Forca e dhunës dhe ajo e shpresës

Forca e dhunës dhe ajo e shpresës

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In