• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viti i dytë radhazi/ Festa e Krishtlindjeve nën hijen e Omicronit, shumë kisha u detyruan të anulonin shërbimet

by Java News
25/12/2021 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri në rritje i të infektuarve me koronavirus në botë la nën hije festën e Krishtlindjeve, në vitin e dytë më radhë.

Shumë kisha u desh të anulonin shërbimet e parapara për festë dhe mijëra plane udhëtimesh po ashtu u anuluan derisa njerëzve u është kërkuar edhe njëherë të respektojnë rregullat për distancë dhe bartje të maskës.

Në Betlehem- qytetin palestinez në Bregun Perëndimor – për të cilin të krishterët besojnë se është vendlindja e Jezusit, megjithatë pati disa ceremoni.

Daullistët e gajdexhitë parakaluan nëpër qytet më 24 dhjetor derisa turma e njerëzve, shumë më e vogël se zakonisht, shikonte. Në anën tjetër në Izrael është në fuqi ndalimi për fluturime, gjë e cila i mbanë turistët larg vendit.

Para pandemisë në Betlehem mblidheshin mijëra njerëz e pelegrinë të krishterë nga e gjithë bota.

Kjo është hera e dytë me radhë që Krishtlindjet shënohen nën masat e rrepta kundër përhapjes së pandemisë.

Një mori veturash, që bartnin patriarkun e Jerusalemit, Pierbattista Pizzaballa, megjithatë morën rrugë në Jerusalem. Pasi arriti në sheshin Manger, para Kishës së Lindjes në Betlehem, Pizzaballa mbajti meshën e mesnatës.

Ndërkaq në Vatikan, Para Françesku kremtoi Natën e Krishtlindjeve përpara një turme të limituar me rreth 2 mijë njerëz, tek Bazilika e Shën Pjetrit. Të gjithë përpos Papës kishin maska në fytyrë.

Papa, parakaloi deri tek altari kryesor i Kishës Sistine derisa kori i kishës këndonte duke shënuar kështu festën modeste në Vatikan.

Papa tha se Jezusi, i lindur, në varfëri do të duhej të përkujtonte njerëzit që t’ju shërbesh të tjerëve është më e rëndësishme sesa të kërkosh status ose paraqitje sociale apo të kalosh gjithë jetën në kërkim të suksesit.

Papa Françesku gjatë meshës së Krishtlindjes në Vatikan.

“Në këtë natë të dashurisë duhet të kemi vetëm një frikë: të mos ofendojmë dashurinë e Zotit duke e lënduar nëse urrejmë të varfrit me indiferencën tonë”, tha Papa Françesku.

Megjithatë, 2 mijë njerëz që ishin lejuar brenda kishës ishin shumë më shumë se 200 të cilët u lejuan të ndiqnin meshën në vitin 2020 kur Italia në kohë Krishtlindjeje ndodhej në izolim total.

Por kjo shifër mbetet shumë e vogël kundrejt kapacitetit të Kishës së Shën Pjetrit e cila zë deri në 20 mijë njerëz.

Në kohën para pandemisë kisha do të ishte e mbushur me njerëz për liturgjinë më masive të vitit në Vatikan.

Festa e Krishtlindjes këtë vit rastisi në kohën kur numri i të infektuarve me variantin Omicron të koronavirusit po rritet shpejt, dhe la në hije bashkimet e planifikuara familjare. Omicroni madje solli edhe masat e rrepta kundër përhapjes së pandemisë.

Varianti i ri i koronavirusit pengoi shumë udhëtime e pushime, derisa mijëra fluturime në botë tashmë u anuluan që nga 24 dhjetori, njoftoi ueb-faqja Flightaëare.com.

Disa fluturime në SHBA u anuluan për shkak të numrit të madh të të infektuarve me koronavirus brenda stafit të kompanive ajrore.

Ndërkaq në Evropë disa shtete imponuan masat e rrepta të cilat pengojnë gëzimin e festës.

Holanda është kthyer në izolim, derisa Spanja e Italia detyruan bartjen e maskës edhe në ambiente të hapura.

Sërish më 24 dhjetor, Franca e Britania shënuan numër rekord të të infektuarve brenda ditës me COVID-19. Rrjedhimisht, qeveritë e të dyja shteteve u bënë thirrje qytetarëve që të marrin edhe dozën e tretë përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.

Në SHBA, presidenti, Joe Biden e shoqëroi bashkëshorten e tij, zonjën e parë, Jill Biden në një vizitë në Spitalin e Fëmijëve në Uashington.

Çifti bashkëbisedoi me pacientët dhe mjekët derisa një djaloshi i treguan fotografinë e Komandantit, qenushit të ri të Shtëpisë së Bardhë.

Më pas çifti Biden, i ulur afër pemës së Krishtlindjes dhe lexoi një libër për fëmijët, të inspiruar nga filmi i animuar “Frozen”.

Numri në rritje i të infektuarve me COVID-19 megjithatë nuk është aq shqetësues për amerikanët sa për t’i penguar që të mos udhëtojnë për t’i takuar të dashurit e tyre. Nuk e ndali as Babadimrin.

Edhe fluturimi i Babadimrit u mundësua në hapësirën ajrore të Kanadasë, pas testit negativ ndaj COVID-19 dhe dëshmisë së vaksinimit të plotë, njoftoi ministri i Transportit i Kanadasë.

Komanda e përbashkët amerikano-kanadeze për hapësirë ajrore (NORAD) u mundësoi qytetarëve të gjurmojnë drejtpërdrejt udhëtimin e Babadimrit në një ueb-faqe të posaçme, derisa po udhëton nëpër botë./REL/m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana, një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë për vitin 2026

Zhvlerësimi i euros, pas 23 vitesh apartamentet fillojnë të shiten në lekë! Çmimet shtrenjtohen indirekt, ja çfarë thonë ekspertët

November 24, 2026
Moti për sot me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, ja sa shkojnë temperaturat

Ikën shiu dhe vjen dielli, por ulen ndjeshëm temperaturat! Parashikimi i motit për ditën e sotme

November 24, 2026
Hidhet në erë me tritol lokali i shqiptarit në Athinë, autorët largohen me motor! Shkak dyshohen larja e hesapeve dhe…

Hidhet në erë me tritol lokali i shqiptarit në Athinë, autorët largohen me motor! Shkak dyshohen larja e hesapeve dhe…

November 24, 2026
EMRI/ Përplasi për vdekje vogëlushen gjatë manovrave me makinë, arrestohet shoferi 24-vjeçar!

EMRAT/ Qarkullonin me armë zjarri në automjet të blinduar rrugëve të Tiranës, arrestohen punonjësi i Gardës së Republikës dhe tre ushtarakët!

November 24, 2026
“Në aspektin human, më shqetëson”- Gonxhja: Meraku ynë kryesor është që të kemi një Tiranë me kokë!

“Në aspektin human, më shqetëson”- Gonxhja: Meraku ynë kryesor është që të kemi një Tiranë me kokë!

November 24, 2026
Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, 21-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin, Policia e shoqëron!

November 24, 2026
Rëndohet bilanci i atentatit në Fier, humb jetën në spital edhe nipi i “Sel Çamit”, Jakup Hasani! Autorët ende në arrati, pista kryesore hakmarrja

Rëndohet bilanci i atentatit në Fier, humb jetën në spital edhe nipi i “Sel Çamit”, Jakup Hasani! Autorët ende në arrati, pista kryesore hakmarrja

November 24, 2026
Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In