• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Viti i dytë pas tragjedisë”/ Rama: Thumanë, pallatet me standardet më të larta! Krishtlindjet njerëzit do i festojnë në shtëpitë e reja

by Java News
25/11/2021 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se pallatet e ndërtuara në Thumanë janë të standardeve më të larta.

Gjatë fjalës së tij Rama falenderoi të gjithë ato që kanë kontribuar në transformimin që ka ndodhur në Thumanë për të gjitha ato familje që hyjnë në shtëpitë e reja.

Ai gjithashtu theksoi se sot falë kontributit të përbashkët këto familje futen në një lagje siç ai e quajti ‘Rezidenciale’ në të cilën më herët nuk do të kishin mundësi.

“Falënderoj të gjithë ata që e bënë të mundur këtë rilindje shembullore. Dua të falënderoj kompanitë e përfshira. Këtu në Thumanë ishte vendi i duhur që ta mishëronim në mure të qëndrueshme. Kjo është një vepër e të gjithë shqiptarëve. Janë 433 familje që do të rikthehen në kushte fantastike. këto janë pallate që i takojnë standardeve të larta. Janë për ata që e kishin të pamundur të blinin apartamente të tilla dhe janë falas dhe nuk kanë asnjë barrë, e vetmja barrë që kanë është ta mirëmbajnë këtë mjedis.

Thumana do të kthehet një mjedis shumë dinjitoz. DO të bëhet i mundur krijimi i disa hapësirave jo vetëm sportive, por edhe për arte apo zeje. Nuk ka asnjë kompani që ka marrë pjesë dhe ë mund të ankohet se është lënë jashtë.

Dua ti falënderoj edhe njëherë sepse kanë bërë një punë pa hile. I kanë vetes një kredi që kur të paraqiten në botën tjetër që kemi bërë jo pak për ta larë shpirtin atje në Thumanë ku kemi punuar pa hile. Të gjithë këto 27 mijë forca punë janë paguar mirë dhe kanë pasur të gjithë sigurime. Jam shumë krenar që shumica e këtyre familjeve do të marrin shtëpi të reja. Dua të shtoj që në këtë proces ne kemi pasur në mes një ndërhyrje shumë brutale nga pandemia. Do të kishim mbaruar shumë shpejt por këto ndërhyrje nga ngadalësuan. Për të gjithë ata që thonë se i morët miliardat nga bota.

Bota të gjitha ato që ka dhënë  i administron vetë. Ne kemi qenë pjesë e procese vetëm për standard dhe projekte.  Gjithçka që kemi ndërtuar janë buxheti i shteti shqiptar. Dua të theksoj se Nuk ka shtet pa borxhe. Dikur Shqipëria ishte në kushte ku nuk mund të merrte borxh sepse nuk i jepte më kush borxhe, tashmë sot është vlerësuar fakti se Shqipëria nuk është një shtëpi që rrezikon të falimentojë. Shumica dërrmuese e atyre që janë në pritje të mund të bëjnë gëzuar për Vitin e Ri dhe mbeten lagjet e mëdha në Tiranë. Lagja e madhe e Spitallës në Durrës dhe disa pallate me ndërtime të rënda. Për të gjitha këto familja janë vendosur 1 miliardë lekë për të vazhduar për të paguar qira” , tha Rama./m.j

Next Post
Vuçiç i “dorëzuar”: Çfarëdo të bëjnë shqiptarët kanë mbështetjen e 5-shes së madhe. S’besoj të ketë një zgjidhje për Kosovën në Këshillin e Sigurimit në OKB

Vuçiç jep alarmin: Serbia po shuhet si komb

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

April 6, 2026
Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

April 6, 2026
Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

April 6, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

April 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In