• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Viti 2024 nis me 6 aksidente në vend: 10 të plagosur në pak orë në ditën e parë të vitit

by Java News
01/01/2024 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë aksidente janë shënuar në ditën e parë të Vitit të Ri në rrugët e vendit, ndërsa raportohet për dhjetë të lënduar, por pa pasoja të rënda.

Gjatë mëngjesit në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Udënisht, 3 mjete u përplasën me njëri-tjetri. Për pasojë morën lëndime 6 persona të cilët morën trajtim në spital, dhe nuk kanë probleme serioze.

Po në aksin Pogradec -Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Buqezë u aksidentuna du automjete të tjera.

Edhe në vendin e quajtur Kryqëzimi i Gjadrit në aksin Lezhë-Shkodër 2 automjete u përfshinë në aksident, ku si pasojë mbetën të lënduara dy gra, që u trajtuan në spitalin rajonal.

Po në Lezhë, në kryqëzimin e Urës së Cenit një tjetër aksident u shënua gjatë pasdites, ku dy automjete u përplasën kokë me kokë. Një prej drejtuesve të mjeteve ka marrë lëndime dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital.

Nga aksidenti u bllokua për disa minuta qarkullimi rrugor. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Edhe në Tiranë, në orët e mbrëmjes një aksident u shënuan në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit. Një automjet tip Benz u përplas me një tjetër makinë dhe përfundoi në trotuar duke shkulur edhe pemën. Nga aksidenti nuk pati të lënduar, ndërsa po hetohet zbardhjen e rrethanave.

Aksidenti i gjashtë për ditën e parë të vitit 2024 ndodhi në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, ku një 22-vjeçar dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe automjeti doli nga rruga. Për pasojë u dëmtua pasagjeri 20 vjeçar që udhëtonte  i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës. Faji për shumicën e aksidenteve paraprakisht është raportuar se është i shoferëve.

“Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, shtetasi T. Z., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi A. M., 20 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës”, njofton policia./m.j

Next Post
Nga llojet e specieve tek ‘Big Bang-un biologjik’: Misteret në tokë që shkencëtarët do donin t’u jepnin përgjigje

Nga llojet e specieve tek ‘Big Bang-un biologjik’: Misteret në tokë që shkencëtarët do donin t’u jepnin përgjigje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

March 5, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

33% probabiliteti në Poloni, por në Portugali e kishim vetëm 1%…

March 5, 2026
Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

March 5, 2026
Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

March 5, 2026
Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

March 5, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

March 5, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

March 5, 2026
I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarin në Tropojë

I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarin në Tropojë

March 5, 2026
Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In