• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viti 2022/ Vangjeli: Rakia e Mziut s’dezinfekton plagën në PD! Berisha, hipoteka e pushtetit të Ramës! Meta, biri i adoptuar nga ku Saliu pret zgjidhje

by Java News
29/12/2022 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

8 janari, është një datë e rëndësishme në kalendarin politik të 2022, për të cilën analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një analizë, përtej asaj të dukshmes, dhunës që u pa në selinë blu atë diel. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, përballë gazetarit Denin Minga, Vangjeli e cilësoi “8 janarin” një pasojë e një sërë veprimesh që e kanë zanafillën shumë më herët, që në 26 prill, 1 ditë pas humbjes në zgjedhjet parlamentare.

“Kishte shpërthyer shumë më herët dhe ajo ishte pasoja, një pamje e tillë do ishte normale nëse do të kishte ndodhur pas 25 prillit të vitit të shkuar, kur u kuptua se demokratët po hynin në stinën e mërzitshme të mandatit të tretë, pala që humbi duhej të largohej. Njeriu që ka dominuar këtë parti, shkëmbeu puthjen sovjetike, i referohet përqafimit të famshëm të Brezhnjevit dhe Honeker, ishte e qartë që kandilit të Lulzim Bashës iu hodh vaj i Sali Berishës, ngjarja kishte të bënte me një marrëveshje, nga prilli deri në korrik, ka një bindje, njerëzit kanë filluar ta rrëfejnë, por siç ndodh që në marrëveshjen e kolosëve nuk ka prova, kundër këtyre ka pasur një pakt,  të zgjidhim hallin tënd dhe pastaj timin, Basha u zgjodh dhe e preu në besë Berishën, siç ai e tha.

Politika është art i parashikimit dhe ata dështuan që të parashikonin veprimin e njëri-tjetrit. Shtëllungat e gazit që dilnin nga brenda selisë, që kujtonin atë që konsideronin Sandër Lleshaj, që dominoi protestat me gaz lotsjellës, e përdorur me njëri tjetrin. Brenda ka pasur persona të armatosur që nuk bënin as në strukturat e gardës, janë të skeduar dhe nga pala tjetër dhe policia kishte dijeni, iu kërkua që policisë të ndërhynte, ishte një dramë e të gjithëve”, tha Vangjeli.

Tentativat e sotme për bashkim në dukje, por jo në thelb, Vangjeli i sheh të kota, madje i ka përmbledhur me një fjali.

“Atë plagë nuk e dezinfekton rakia e Mziut, nuk kurohet pasoja, duke anashkaluar shkakun”, shtoi Vangjeli, referuar drekës për festën e fundvitit.

Rrugëtimi i Sali Berishës në politik ka qenë shumë i gjatë, e gjasat janë që ai do të jetë aktivë edhe për më shumë, mirëpo, Vangjeli thekson se përtej energjisë së kësaj “kafshe politike”, ka ardhur momenti për t’u tërhequr.

“Një kafshë e vërtetë politike, shumë herë me i zoti se shumica dërrmuese e njerëzve që e rrethojnë në të majtë e n ë të djathtë, është ndër 2-3 personazhet që jeton për politikën, shpik politik dhe menduar në heshtje, dhe thua nëse energjia e këtij do të nxitej nga synimet të mbara, ky vend do të ishte ndryshe. Nëse do e shikonte pushtetin jo si qëllim, por mjet, ky vend do ishte ndryshe.

Është kryematrioshka dhe brenda atë gjithë janë si kukulla, Berisha duhet të jetë një model se si nuk duhet të jenë njerëzit që na qeverisin. Ka qenë në shtëpinë e Bardhë, erdhi Bill Cliton, edhe George Bushi, erdhi Obama, Trump, është Biden dhe Berisha premton që kur të ikë Biden do jetë ky! Mjaft është mjaft, me këtë njeri për të cilin historia do ketë një kapitull të veçantë, nuk shpjegohet dot me metodologjinë e sotme, këtë personazh që në rrethana të çuditshme”, shtoi Vangjeli.

Në rrethana të tilla, për sa kohë Berisha do të jetë përballë tij, Vangjeli është i mendimit që Rama është i fituar, por nga ky duel, sheh të humbur shoqërinë shqiptare.

“Rama i shënjuar nga fati në politik, se ka një bashkëpunëtor më i zëshëm i tij, Berisha hipoteka dhe garancia e tij, nuk besoj se fati i tij do shkoj edhe me Bashës si noter zëvendësues”, vazhdoi analisti.

Në analizën e tij, Vangjeli përshkroi edhe rrugëtimin politik të Ramës drejt pushtetit, ku e cilëson se ai ndodhet aty, edhe prej gabimeve të kundërshtarit, jo vetëm të meritave.

“Rama është rasti klasik i dobisë së transferuar të efektit anësor, në 2013 u ngrit mbi vetveten, dhe u bashkua me Metën, në 2017 humbi nga marrëzia e tij Lulzim Basha, ndoshta sot në qetësi e sipër, ose kur ngjarjet kanë kaluar, thuhet që në atë ditë të gjithë ishin rreshtuar kundër Ramës, shanset që Basha të ishte kryeministër ishte 99 me 1, rrëfeu se ishte i zoti të luante për këtë shans të vetëm, në 2021, fitorja i mbeti në derë se opozita pagoi dhe vazhdoi të pagojë taksën e gabimeve idiote, të poshtra dhe të liga kundër vendit, djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve, u pagua në 25 prill të 2021, vazhdon kamata, edhe 2025 ngjan si bast i kryer, ky është rrugëtimi i Ramës drejt pushtetit, ai gjen dhe rrjedhën e lumit dhe noton përgjatë tij”, tha ai.

Në vazhdën e këtij argumenti, ai rendit disa arsye, pse është parë sikur është “i gjithëpushtetshëm”.

“S’ka asnjë gram më shumë se Berisha, asnjë gram më parë, buron nga ndryshimet kushtetuese në 2008, që është 3 herë fitimtarë, edhe për faktin që s’ka asnjë cicërimë kundër në dukje, se mbrapa e krahëve mund ta mallkojnë dhe e fundit, është tradita, në shkretëtirë edhe një fije bari do të dukej si një pemë e madhe”, shtoi ai.

Protagonist në ngjarjet e politikës ka qenë padyshim edhe Ilir Meta, tashmë jo nën petkun e presidentit, por të opozitarit, krah Sali Berishës. Për Vangjelin, ai synon postin e kryeministrin, ndonëse e ka pasur edhe më herët, e ndërsa ka bërë edhe një krahasim mes tij dhe Bashës dhe raportin kundrejt Berishës.

“Meta mund të shkonte shumë më larg, jo duke vepruar, por duke qëndruar në vend, aftësia e tij për t’u rrethuar nga njerëz të papërshtatshëm, nga njerëz që tentojnë që gjejmë çfarë mendon ai për ta pohuar dhe aftësia e tij për të humbur në betejën finale. Basti i Ilir Metës, nuk është ky që është, ai ka qenë njëherë kryeministër dhe synimi i tij është të jetë sërish kryeministër. Ka vënë hapin për kreun e opozitës dhe unë besoj në një pakt të heshtur mes Berishës dhe Metës, por dikur pas orë 02:00 pas mesnate, kur doktori mendon se flenë shumë vonë, kur mendon se trashëgimia opozitare në çfarë duarsh do të rri, kur shikon se biri politik doli i dështuar, mendon se biri i adoptuar mund të jetë zgjidhja e tij”, pohoi ai.

Në fund, analizën e tij për 2022, e përmbylli me një mesazh drejtuar shqiptarëve, duke thënë se “Nëse e mendon më mirë, jemi më mirë se ç’kemi qenë, po pafundësisht keq me çka do duhet të ishim nëse do ishim qeverisur mirë”./m.j

Next Post
Trishtuese/ Bota e futbollit në zi: Ndahet nga jeta legjenda Pele

Trishtuese/ Bota e futbollit në zi: Ndahet nga jeta legjenda Pele

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In