• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 29, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Viti 1967, kur Komiteti Qendror vendoste: Martesat dhe gëzimet t’i festojë kolektivi

Java News by Java News
13/06/2016 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një urdhër i vitit 1967, firmosur nga Ramiz Alia, zhdukte çdo ceremoni fetare, për t’u zëvendësuar me praktika dhe festa socialiste. Ceremonitë themeltare të organizimit të jetës së njeriut, si lindjet, dasma dhe vdekja…do të konsideroheshin si mbeturina e zakone të vjetra. Më poshtë, botojmë të plotë raportin e Komitetit Qendror të PPSH, që u shpërnda në të gjithë Shqipërinë, e firmosur nga Ramiz Alia, mbi organizimin e jetës së njerëzve, ceremonitë më të rëndësishme familjare.

Në vitin 1967, siç dihet, në historinë e vendosjes së regjimit diktatorial të Hoxhës, lufta kundër fesë, nuk përfshiu vetëm shembjen e kishave dhe xhamive, por preku dhe embrionin e besimit njerëzor, mbi të cilin kishte ndërtuar mënyrën e jetesës, në rregulla e kanone që u përmbysën me një vendim. Ky rast është një dokument, dosje 191, një fond i Arkivit të Shtetit që dëshmon shkatërrimin në embrion të familjare shqiptare, për t’iu përshtatur sistemit të ri.  Këto çështje mund t’i zgjidhë Komiteti Ekzekutiv….Është një moment absurd, “urdhra” të lëshuar nga Komiteti Qendror i Partisë, drejtuar sektorit të edukimit, posaçërisht me lëndën mbi festat e reja socialiste. Sugjerimet në këtë raport nga leximi i sotëm, vijnë sa qesharake, aq dhe fatkeqe për të kuptuar zhveshjen e çdo tradite etnokulturore, për të instaluar njeriun e ri.

Ja një fragment: Fejesa apo martesa është gëzim familjar, prandaj edhe kolektivi duhet t’ia festojë. Ceremonia e fejesës apo e martesës, sipas rastit dhe dëshirës, mund të bëhet në klube ose në shtëpitë e kulturës, ku shokët e të afërmit të kenë mundësi të përshëndesin çiftin e ri, të kërcejnë e të vallëzojnë… Për komitetet ekzekutive duhet të marrin masat që të kenë diploma të veçanta, të pajisura mirë e bukur, ku kryhet ceremonia e celebrimit.  Letra që e botojmë të plotë mban udhëzimet mbi zëvendësimin e praktikave dhe zakoneve fetare të jetës së përditshme të njerëzve me ceremoni dhe festa socialiste. Kjo “porosi” mori vendimin e formës së prerë duke iu deleguar për zbatim Ramiz Alisë dhe Dashnor Mamaqit. Letra është siguruar nga Arkivi Qendror i Shtetit, viti 1967, me numër Dosjeje 191. Raporti jep në detaje ceremonitë që do të zhdukeshin tashmë nga kalendari i jetës së përditshme të shqiptarëve për të celebruar festat që lidheshin me luftën, me heronjtë socialistë, me kooperativat, me organizatat e partisë etj.

  1. Festat lokale

Ndër festat me karakter lokal kanë fituar traditë dhe festohen mirë, dita e çlirimit, dita e krijimit të batalioneve apo brigadave partizane, ndonjë ngjarje tjetër e periudhës së luftës dhe e pasçlirimit. Por ne mendojmë se çdo rreth, zonë, ndërmarrje shkolle apo fshat ka edhe shumë ngjarje të tjera të shënuara që mund dhe duhet t’i festojnë sa më mirë. Të tilla festa janë ngritja e organizatave të partisë, të rinisë, të këshillave nacionalçlirimtare, përkujtimi i dëshmorëve të ndërmarrjes, apo të fshatit, ngjarjet e tjera të rëndësishme të periudhës së pasçlirimit siç janë shtetëzimi dhe ngritja e fabrikave dhe e ndërmarrjeve të reja, ngritja apo bashkimi i kooperativave bujqësore, hapja e shkollës, elektrifikimi i fshatit etj.

  1. Festat familjare

Në jetën individuale të njeriut, ka shumë ngjarje dhe gjëra të shënuara që duhet t’i festojmë. Të tilla janë lindja, ditëlindja, hyrja në shkollë, hyrja në organizatën e pionierit, në rini, në parti, ushtri, dhënia e fletëlavdërimit, dekoratave etj. Të gjitha këto janë festa individuale, por ato jo vetëm që duhet t’i festojë familja, por në festimin e tyre duhet të marrin pjesë edhe nga kolektivi, edhe shokët, miqtë dhe të afërmit e tij. Në këto raste, përveç ceremonive familjare dhe vizitave për urim, organizatat e partisë, organizatat e masave, institucionet kulturale, shkolla etj., mund të organizojnë aktivitete të ndryshme gëzimi, si mbrëmje tematike, koncerte etj.

Në këtë kuadër mund të thellohen dhe të përhapen takimet e gjeneratave siç janë për shembull, takimet e ish-maturantëve të një shkolle me raste jubilesh, takime të ish-kufitarëve në postën e kufirit ku ata kanë shërbyer etj.

Një ngjarje me rëndësi në jetën e njeriut është fejesa dhe martesa mbi të cilën feja ka ushtruar ndikimet e saj shekullore. Si do të festohen këto tani? Kanë dalë mjaft pyetje që tregojnë se njerëzit kanë disa shqetësime. Njerëzit pyesin: A do të bëhen paskëtaj fejesa me shkesë, a duhet bërë darkë kur fejohet apo martohet, sa duhet të ftojë kur fejohen apo martohen, a mund ta marri nusen me kuaj apo me taksi, a duhet të bëjë pajë etj. Kuptohet, se për këto e të tjera pyetje receta nuk mund të jepen, por as indiferent nuk mund të qëndrohet.

Është e drejtë, që të rinjtë e të rejat ta zgjedhin vetë shokun e jetës, por kur këta edhe kur kanë simpati njëri me tjetrin nuk kanë guximin që t’ia shfaqin, pse të mos ndërhyjë një njeri i afërt i tyre ose pse të mos ua thonë prindërve të tyre dhe të arsyetohen me ta. Bile është e këshillueshme dhe ne duhet ta rekomandojmë dhe t’i nxisim të rinjtë që t’jua thonë prindërve, dhe të kërkojnë ndihmën e tyre, dhe vetëm atëherë kur ndonjë prind është konservator, dhe nuk pranon, atëherë të rinjtë e zgjidhin vetë.

Fejesa apo martesa është gëzim familjar, prandaj edhe kolektivi duhet t’ia festojë. Ceremonia e fejesës apo e martesës, sipas rastit dhe dëshirës, mund të bëhet në klube ose në shtëpitë e kulturës ku shokët e të afërmit të kenë mundësi të përshëndesin çiftin e ri, të kërcejnë e të vallëzojnë. Sipas mundësisë, këtu mund të thirren edhe nëpunësit e gjendjes civile për të kryer veprimet zyrtare. Për komitetet ekzekutive duhet të marrin masat që të kenë diploma të veçanta, të pajisura mirë e bukur ku kryhet ceremonia e celebrimit. Atje mund të ketë edhe ndonjë gramafon ose magnetofon për të dhënë muzikë gazmore etj. Kur martohet një nga kolektivi i shkojnë në shtëpi e urojnë dhe i çojnë edhe ndonjë peshqesh simbolik. Vetvetiu, kuptohet se prindërit si të djalit ashtu edhe të vajzës, janë direkt të interesuar që fëmijët e tyre të fillojnë një jetë të mirë, ashtu sikur vetë fëmijët interesohen ta përgatisin këtë në saje të punës së tyre, prandaj ata sipas mundësive të tyre dhe pa dëmtuar ekonominë, përgatisin sendet e nevojshme për të filluar jetën. Edhe darkë do të bëjë familja kur ka fejesë ose martesë dhe pjesëmarrja e ndonjë shoku dhe e ndonjë miku jo vetëm që nuk është e keqe, por përkundrazi e bën fejesën apo martesën më të gëzueshme. Sa do të ftojë në fejesë apo martesë, këtu recetë nuk jepet. Recetë është vetëm porosia e partisë që të mos bëhet ky gëzim shkak i dëmtimit dhe i shkatërrimit të ekonomisë. Kuptohet se kur nusja është larg, ajo do të merret qoftë me kuaj, qoftë me taksi. Ditën e dasmës, nusja të vishet sa më bukur e hijshëm.

Vdekja si ngjarja më e hidhur në jetën e njeriut, është shfrytëzuar gjithmonë nga klerikët si momenti më i përshtatshëm për të ushqyer tek njerëzit idetë skllavëruese të fesë, për të përforcuar ndjenjat fetare me anë të frikës dhe për të përhapur idetë reaksionare të ekzistencës të botës qiellore të mbi hënës. Për këtë qëllim, kisha dhe xhamia, duke iu përshtatur kohës, kanë shpikur dhe zbatuar ceremonira e shërbime fetare nga më të ndryshmet që kanë zënë rrënjë në ndërgjegjen e njerëzve të paformuar nga ana shkencore. Për të zhdukur këto zakone e praktika fetare, ashtu si në çdo aspekt tjetër, të luftës kundër fesë, edhe në këtë drejtim duhet të luftohet në mënyrë sistematike përmbajtja filozofike, idealiste dhe mistike e tyre, duke i zëvendësuar ato me ceremoni e shërbime të tilla, që të shprehet respekti për kujtimin e njeriut që ka vdekur si dhe kujdesi e inkurajimi për familjen dhe të afërmit që kanë pësuar fatkeqësi.

Në raste të tilla, përveç praktikave të mira që njihen, për përcjelljen e të vdekurit të interesohen drejtpërdrejt qendra e punës ose kooperativa duke bërë që i vdekuri të shoqërohet me lule e kurora dhe sipas rastit përpara varrimit mund të mbahet edhe ndonjë fjalim duke mbajtur parasysh se tani të gjithë janë në marrëdhënie pune socialiste.

AQSH. V.1967.Dosja 191

Dasmat dhe ceremonitë e fejesës, vendimi për t’u bërë në shtëpitë e kulturës

“Një ngjarje me rëndësi në jetën e njeriut është fejesa dhe martesa mbi të cilën feja ka ushtruar ndikimet e saj shekullore. Si do të festohen këto tani. Kanë dalë mjaft pyetje që tregojnë se njerëzit kanë disa shqetësime. Njerëzit pyesin: A do të bëhen paskëtaj fejesa me shkesë, a duhet bërë darkë kur fejohet apo martohet, sa duhet të ftojë kur fejohen apo martohen, a mund ta marri nusen me kuaj apo me taksi, a duhet të bëjë pajë etj. Kuptohet, se për këto e të tjera pyetje, receta nuk mund të jepen, por as indiferent nuk mund të qëndrohet….Fejesa apo martesa është gëzim familjar, prandaj edhe kolektivi duhet t’ia festojë. Ceremonia e fejesës apo e martesës, sipas rastit dhe dëshirës mund të bëhet në klube ose në shtëpitë e kulturës, ku shokët e të afërmit të kenë mundësi të përshëndesin çiftin e ri, të kërcejnë e të vallëzojnë. Sipas mundësisë, këtu mund të thirren edhe nëpunësit e gjendjes civile për të kryer veprimet zyrtare”./ Mapo.al/ a.k

Next Post

Rritja e pensioneve, përfitues 20 mijë pensionistë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

Basha ‘shigjeton’ Berishën: Të përndjekurit janë dhe sot përballë persekutorëve të tyre, pastërtia e figurës së zyrtarëve domosdoshmëri

Basha ‘shigjeton’ Berishën: Të përndjekurit janë dhe sot përballë persekutorëve të tyre, pastërtia e figurës së zyrtarëve domosdoshmëri

September 29, 2023
‘Gërdeci’/ Gjyqi ndaj Mediut, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e Diverolit dhe Packouz, ‘çunave’ të fishekëve

‘Gërdeci’/ Gjyqi ndaj Mediut, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e Diverolit dhe Packouz, ‘çunave’ të fishekëve

September 29, 2023
Miratohet propozimi francez/ Borell: Hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vrasja nga terroristët serbë e policit në Veri, Borrell: BE e gatshme të konsiderojë masat ndëshkuese ndaj Serbisë

September 29, 2023
“Nisi me Dakon, por..”/ Spahiu zbulon planin e SHBA-së për 12 personat non-grata

Kreshnik Spahiu: Censusi do ç’faktorizojë Shqipërinë si popullsi e vogël me 2 mln banorë. Ne jemi një komb me 10 milionë…!

September 29, 2023
Thyhen ‘barrierat’/ Hera e parë që prej pavarësisë, një serb do të drejtojë përfaqësuesen e Bosnjës

Thyhen ‘barrierat’/ Hera e parë që prej pavarësisë, një serb do të drejtojë përfaqësuesen e Bosnjës

September 29, 2023
“NATO s’është forcë pushtuese por garanci…”/ Rama: Partnerët të gatshëm për propozimin e marrjes së kontrollit të veriut nga KFOR

“NATO s’është forcë pushtuese por garanci…”/ Rama: Partnerët të gatshëm për propozimin e marrjes së kontrollit të veriut nga KFOR

September 29, 2023
“Basha do fëlliqej në Kukës”/ Deputeti i PD: Punë e madhe po më hoqi! Në 14 maj hante byrekë në Holandë, pse shpenzon lekët e fushatës?

“Basha do fëlliqej në Kukës”/ Deputeti i PD: Punë e madhe po më hoqi! Në 14 maj hante byrekë në Holandë, pse shpenzon lekët e fushatës?

September 29, 2023
Galaja e Festës së Mesvjeshtës e CMG-së shpërfaq kulturën e veçantë kineze

Galaja e Festës së Mesvjeshtës e CMG-së shpërfaq kulturën e veçantë kineze

September 29, 2023
‘Burri duhet të krijojë parajsën për gruan, engjëjt s’jetojnë në ferr’/ Çfarë shkruante Klodiana Vefa pak ditë para vrasjes

‘Burri duhet të krijojë parajsën për gruan, engjëjt s’jetojnë në ferr’/ Çfarë shkruante Klodiana Vefa pak ditë para vrasjes

September 29, 2023
Kryeministri Hoti s’mban mëri ndaj Vjosa Osmanit edhe pas përjashtimit nga LDK-ja: Kushtetuta na kërkon të komunikojmë

Propozimet e ish kryeministrit/ Hoti: Katër pika që duhen zbatuar që të normalizohet jeta e qytetarëve në komunat në veri

September 29, 2023
Arsyet pse “foltoristët” protestojnë krah Agimit të Artë

Pse në Tiranë gjen “patriotë” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

September 29, 2023
Kritika e Spahiut: Pse u shkel ligji, polici hero nuk u varros me flamurin e Kosovës

Kritika e Spahiut: Pse u shkel ligji, polici hero nuk u varros me flamurin e Kosovës

September 29, 2023
Ministeriali për 20 vjetorin e Konventës së Palermos, Balla: Droga po copëton shoqërinë tonë, po krijon terren për krimin

Ministeriali për 20 vjetorin e Konventës së Palermos, Balla: Droga po copëton shoqërinë tonë, po krijon terren për krimin

September 29, 2023
Diskutime për Kosovën dhe rolin e Shqipërisë në OKB/ I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së takim me ministrin e Jashtëm, Hasani

Diskutime për Kosovën dhe rolin e Shqipërisë në OKB/ I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së takim me ministrin e Jashtëm, Hasani

September 29, 2023
Avokati i familjarëve të viktimave të “Gërdecit’ kërkon dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre ish kreu i bashkisë së Vorës

Avokati i familjarëve të viktimave të “Gërdecit’ kërkon dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre ish kreu i bashkisë së Vorës

September 29, 2023
Rama: Kur hyra në politikë, mendova se arti kishte mbaruar!

Rama: Kur hyra në politikë, mendova se arti kishte mbaruar!

September 29, 2023
Albin Kurti i vendosur: Unë kryeministër, Vjosa Osmani kryeparlamentare

Kurti kundër Osmanit/ Asociacioni, Presidentja me sytë nga SHBA. Kryeministri nuk e pranon: Ideja u soll në Kosovë nga Serbia, shkel Kushtetutën

September 29, 2023
I vranë babanë para syve kur ishte 10 vjeç, historia si nëpër filma e të penduarit Tafani

I vranë babanë para syve kur ishte 10 vjeç, historia si nëpër filma e të penduarit Tafani

September 29, 2023
Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Entuziazmi i korrektuar dhe nacionalizmi si karikaturë

September 29, 2023
Po, të pandehurit janë në sallën e Parlamentit!

SPAK-u si portal mediatik!

September 29, 2023
JavaNews

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: ja*********@gm***.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com