• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viti 1913, koha kur Hitleri, Trocki, Tito, Frojdi dhe Stalini, gjendeshin në një qytet

by Java News
26/04/2016 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shekull më parë, një lagje e Vienës ishte vendbanimi i Adolf Hitlerit, Leon Trockit, Josip Titos, Zigmund Frojdit dhe Josip Stalinit.

Në janar 1913, një person në pasaportën e të cilit gjendej emri Stavros Papadopulos, zbriti nga treni i Krakovës, në stacionin verior të Vienës.

Me çehre të zymtë, mustaqe të mëdha prej fshatari, ai mbante me vete një valixhe druri të thjeshtë.

“Unë po rrija ulur në tryezë”, shkruante vite më vonë, njeriu të cilin ai kishte ardhur ta takonte, “kur dera u hap me një të trokitur dhe brenda hyri një i panjohur. Ishte i shkurtër… i hollë… lëkura e tij e errët e mbushur me gropëza lije… Nuk pashë asgjë në sytë e tij, që t’i shëmbëllente dashamirësisë”.

Ai që i shkruante këta reshta ishte një intelektual disident rus, botues i një gazete radikale me emrin “Pravda” (E vërteta). Emri i tij? Leon Trocki.

Njeriu që ai përshkruante nuk ishte në fakt, Papadopulos.

Ai kishte lindur me emrin Josif Visarionoviç Dzhugashvili, miqtë e njihnin si Koba dhe tani të gjithë e kujtojnë si Josip Stalini.

Trocki dhe Stalini ishin vetëm dy prej një numri personash që jetonin në qendër të Vienës në vitin 1913, jetët e të cilëve ishin të destinuara të shenjonin, e në fakt edhe të shkatërronin, pjesën më të madhe të shekullit 20.

Ishte një grup i pangjashëm. Dy revolucionarët, Stalini dhe Trocki, ishin në arrati. Zigmund Frojdi ishte vendosur aty tashmë.

Psikanalisti, i lartësuar prej ndjekësve të tij si njeriu që hapi sekretet e mendjes, jetonte dhe praktikonte në qytetin e Bergases.

Josip Brozi i ri në moshë, që më pas do të fitonte famë si udhëheqësi i Jugosllavisë, Marshalli Tito, punonte në fabrikën e automobilëve të Daimlerit në Viener Nojshtadt, një qytet në jug të Vienës, dhe kërkonte punësim, para dhe dëfrim.

Aty ndodhej edhe 24-vjeçari nga veriperëndimi i Austrisë, ëndrrat e të cilit për të studiuar pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura të Vienës, ishin goditur dy herë dhe i cili tani jetonte në një fjetinë në Meldermanshtrase, pranë Danubit. Një farë Adolf Hitleri.

Në përshkrimin e tij madhështor të qytetit të asaj kohe, “Vetëtimë në muzg”, Frederik Morton imagjinon Hitlerin, tek u jep banorëve të tjeë të fjetinës, leksione për “moralitetin, pastërtinë racore, misionin gjerman dhe tradhëtinë sllave, mbi hebrenjtë, jezuitët, dhe frimasonët”.

“Ballukja i shkundej, duart e ngjyera në bojë rrihnin ajrin, zëri që i ngjitej deri në një ritëm pothuaj operistik. Më pas, do të mblidhte gjërat e tij me rrapëllimë, dhe do të tërhiqej në dhomëzën e tij të gjumit”.

Udhëheqës mbi të gjithë, në Pallatin Fofburg të qytetit ishte Perandori i moshuar Franc Jozef, i cili kishte mbretëruar qysh prej vitit të madh të revolucioneve, 1848.

Duka Ferdinand, pasardhësi i tij, banonte në Pallatin Belvedere aty pranë, në pritje të fronit. Vrasja e tij një vit më vonë, do të ishte shkëndija e Luftës së Parë Botërore.

Viena në vitin 1913 ishte kryeqyteti i Perandorisë austro-hungareze, e cila përbëhej nga 15 shtete dhe më shumë se 50 milionë banorë.

“Nuk ishte ekzaktësisht një kazan që ziente, por gjithësesi Viena ishte një lloj supe kulturore, që tërhiqte njerëzit më ambiciozë nga e gjithë perandoria”, thotë Derdis Mek Nemi, Kryeredaktore e Viena Riviu, e përmuajshmja e vetme në gjuhën angleze Austrisë, i cili ka jetuar në qytet për 17 vjet.

“Më pak se gjysma e dy milionë banorëve të qytetit ishin vendalinj dhe afro një e katërta vinin nga Bohemia (tani në perëndim të Republikës Ceke) dhe Moravia (tani në lindje të Republikës Ceke), kështu që në shumë vende, gjuha çeke flitej krah asaj gjermane”.

Banorët e perandorisë flisnin shumë gjuhë, shpjegon ajo.

“Oficerët në Ushtrinë Austro Hungareze duhej të ishin në gjendnje që të jepnin komanda në 11 gjuhë përveç gjermanishtes, secila prej të cilave kishte një përkthim zyrtar të Himnit Kombëtar”.

Dhe kjo përzierje unike krijoi fenomenin e vet kulturor, kafenenë vieneze. Legjenda thotë se zanafilla e saj është tek thasët me kafe që u lanë pas nga ushtria otomane, pas rrethimit të dështuar turk të vitit 1683.

“Kultura e kafesë dhe ideja e debatit dhe diskutimeve në kafene është pjesë e jetës vieneze po aq shumë sot, sa edhe atëherë”, shpjegon Carls Emerson, autor i librit “1913: Në kërkim të botës përpara Luftës së Madhe”, dhe studiues në think-tankun që merret me politikën e jashtme, Chatham House.

“Komuniteti intelektual vienez ishte në fakt i vogël dhe të gjithë e njihnin njëri-tjetrin… dhe kjo gjë ofronte mundësi shkëmbimi në kufijtë kulturorë”.

Kjo gjë, shton ai, favorizonte disidentët politikë dhe ata që ishin në arrati. “Nuk kishte një shtet qendror shumë të fuqishëm. Nëse doje një vend ku të fshiheshe në Europë, ku mund të takoje shumë njerëz interesantë, atëherë Viena do të ishte një vend i mirë”.

Vendi i preferuar i Frojdit, Kafe Landtman ndodhet ende në Ring, bulevardi i famshëm që rrethon Inere Shtadtin historik të qytetit.

Trocki dhe Hitleri frekuentonin Kafe Central, vetëm pak minuta më tutje, ku keku, gazeta, shahu dhe mbi të gjitha bisedat, ishin pasionet e tyre.

“Një pjesë e arsyes përse kafenetë ishin kaq të rëndësishme, është se të gjithë shkonin”, thotë MekNemi. “Kështu që, kishte një ndërthurje pjellorie mes disiplinave dhe interesave, në fakt këtu, kufijtë që më vonë në mendimin perëndor do të bëheshin shumë të ngurtë, këtu ishin shumë fluidë”.

Përtej kësaj, shton ajo, “kishte një vërshim energjie prej inteligjencias së hebrenjve, dhe klasës së re të industrialistëve, që u bë e mundur pasi atyre iu dha nënshtetësia nga Franc Jozefi në vitin 1867, si dhe qasje të plotë në shkolla dhe universitete”.

Dhe ndonëse kjo ishte një shoqëri që dominohej nga meshkujt, pati edhe një numër grash që lanë impakt.

Alma Mahler, bashkëshorti kompozitor i të cilës kishte vdekur në vitin 1911, ishte gjithashtu kompozitore dhe u bë muza dhe e dashura e artistit Oskar Kokoshka, si dhe arkitektit Valter Gropius.

Ndonëse qyteti ishte, dhe mbetet, sinonim me muzikën, ballot dhe valsin, ana e errët e tij ishte veçanërisht e ftohtë. Një numër i madh i qytetarëve të tij jetonin në lagje të varfëra dhe në vitin 1913, më shumë se 1500 vienezë kryen vetëvrasje.

Askush nuk e di nëse Hitleri u takua me Trockin, apo Tito me Stalinin. Por vepra si “Dr. Frojdi do ju takojë tani, Z. Hitler” – një radiodramë me autor Lorenc Marksin dhe Moris Granin – janë imagjinime të gjalla të takimeve të tilla.

Zjarri që u ndez një vit më vonë, shkatërroi edhe një pjesë të madhe të jetës intelektuale të Vienës.

Perandoria shpërtheu nga brenda në vitin 1918, ndërkohë që lançoi itlerin, Stalinin, Trockin dhe Titon në karriera që do të linin shenjë përgjithmonë në historinë e botës. Bota.al

Andy Walker, BBC Magazine

Next Post

Intervista me Marjan Rrokun/ Babai i Alda Canajt denoncon Ardit Gjebrean

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

June 30, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In