Avokati Saimir Visha foli këtë të martë në edicionin informativ të orës 19:00 në Abc me gazetaren Juli Xhokaxhi ku tha se mandati për prokurorët e SPAK-ut duhet të jetë i kufizuar. Ky koment i tij vjen pasi pritet që Kuvendi të refuzojë kërkesën e prokurorëve për një mandat të përhershëm.
“Mandati duhet të jetë i kufizuar por të bëjmë ndërhyrje që prokurori i SPAK të mos e ndjekë çështjen në shkallën e dytë apo të tretë. Është i rëndësishëm subjekti që hetojnë. Nuk mundet SPAK-u të marrë 30 hallexhinj, duhet të guxojë te ministri në detyrë. Kur një quhet ish nuk ka më rëndësi për atë qytetar që beson te SPAK-u.
Duhet të veprojë në kohën dhe momentin e duhur ndaj subjektit, duke lënë mënjanë subjektin fukara.“, tha ai. Avokati theksoi se që të ketë ndryshime në statusin e një prokurori duhet të ketë ndryshime kushtetuese duke shtuar se institucionet nga drejtësia e re nuk mund t’i drejtohen Kuvendit.
“Nuk është esenciale të lëmë pa afat punën e një prokurori. Kur ka pranuar të jetë pjesë e SPAK-ut, prokurori ka pranuar dhe mandatin e kufizuar.”
/e.d