Virusi sulmon shfletuesit e internetit, alarm në rrjet!
Firefox ka qenë shfletuesi që është bërë objekt i një sulmi nga hakerat rusë, të cilët kanë futur një kod në të çarat e sigurisë së këtij browser-i (shfletuesi), duke krijuar mundësinë që të vjedhin të dhëna nga çdo kompjuter që përdor këtë shfletues. Mozilla, prodhuesi i këtij programi, ka shpërndarë menjëherë një soft të vogël shtesë, që e bën më të sigurtë Firefox. Gjithsesi frika se po na vjedhin kompjuterat nga jashtë bëhet edhe më e prekshme pas këtij lajmi.










