• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Virusi s’doli në qarkullim pa dashje”/ DW publikon dyshimet e ekspertëve: Nga teoritë konspirative te faktet autentike

by Java News
18/04/2020 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo që në fillim dëgjohej si teori konspiracioni, mund të shfaqet si teori autentike. A mund të ketë dalë virusi i coronës nga një laborator që merrej me studimin e viruseve tek lakuriqët e natës?

Një kohë të gjatë studiuesit dhe gazetarët kanë bërë spekulime, për çështjen se si përfundoi në Wuhan virusi Corona SARS-CoV-2. Dyshime pati për një treg me peshq, në të cilin ishin tregtuar edhe kafshë të egra. Mediat perëndimore janë duke informuar tani se ka mundësi që virusi të ketë dalë nga Instituti i Virologjisë në Vuhan, i cili ndodhet direkt ngjitur me tregun.

Që në muajin janar në mediat sociale u përhapën teoritë se virusi kishte të bënte me Institutin, por ato u shoqëruan nga teori konspiracioni për kërkime në armë të fshehta bilogjike. Në atë kohë gazeta amerikane Washington Post pati hedhur teorinë se kishim të bënim me një virus të prodhuar nga njerëzit.

Virologët që u pyetën nga gazeta, e përjashtuan mundësinë që virusi të ishte një mutacion i prodhuar nga njeriu, duke u mbështetur në karakteristikat e virusit. Kjo u konfirmua nga një studim i bërë nga një ekip studimor i mbledhur nga Kristian G. Andersen, i cili u publikua më 17 mars në Nature Medicine.

Përveç kësaj, punimet e këtij instituti nuk janë të fshehta dhe studimet e bëra me viruset tek lakuriqët e natës, janë publikuar në revista shkencore. Në disa punime studimore janë përfshirë edhe partnerë perëndimorë. Ndër të tjera Galveston National Laboratory nga Universiteti i Teksasit ka marrëdhënie të ngushta me Institutin e Studimeve në Vuhan. Edhe SHBA i ka përkrahur financiarisht punimet studimore, thotë gazeta britanike Daily Mail.

Weiße Fledermaus Tent Making Honduran White bat (picture-alliance/Mary Evans Picture Library)

Nga erdhën të infektuarit e parë?

Por të gjitha këto nuk përjashtojnë mundësinë që virusi të mos ketë dalë në qarkullim pa dashje nga Instituti në Vuhan. Që në fund të muajit janar në gazetën shkencore Science u botua një artikull, që e vinte në pyetje këtë teori, sipas të cilës virusi ka kaluar nga tregu i peshkut tek njeriu.

Një studim i publikuar në revistën The Lancet pati ardhur në përfundimin se 13 nga 41 pacientët e parë të sëmurë me Covid 19, nuk kishin asnjë lidhje me tregun e peshkut.

Përveç kësaj, është e mundshme që infektimi i personit 0, pra njeriut të parë që mori virusin, të ketë ndodhur që në nëntor 2019. Rastet më të hershëm të infektimit nuk kanë pasur kontakt me tregun e peshkut, thekson edhe Daniel Lucey, Profesor për sëmundjet e infeksionit në Universitetin  Georgetown University Medical Center, në një intervistë të dhënë në atë kohë.

A e kanë fajin punët studimore?

Deutschland Symbolbild Corona-Test in München (picture-alliance/dpa/S. Hoppe)Kjo shtron pyetjen si erdhi virusi në Vuhan. Një shpjegim i mundshëm vjen nga profesorja e virologjisë, Zhengli Shi, që është marrë me studime të lakuriqëve të natës në Institutin e Vuhanit dhe ka botuar në fillim të muajit shkurt një artikull shkencor në revistën Nature. Në gazetën South China Morning Post u botua më 6 shkurt një portret i shkencëtares.

Në të shkruhej se si ka kërkuar ajo në 28 provinca të Kinës për zgavrrat e lakuriqëve të natës, ku ka marrë edhe prova për analiza. Në Vuhan ajo ka ngritur një arkiv të gjithanshëm për viruset e lakuriqëve të natës, siç shkruan ajo edhe në revistën Spektrum/Scientific American.

Prova me coronën në Mynih

Në fillim të vitit 2019, ajo publikoi me kolegët e saj një studim të përgjithshëm si transmetohet virusi corona nga lakuriqët e natës. Ajo zbuloi se në vrimat e hundës së lakuriqit të natës ndodhen viruse corone që janë shumë të ngjashme me virusin e përhapur tani.

Falë punës së ekipit të saj, është bërë shumë shpejt shkëputja e genomit të virusit, gjë që iu bë publike botës për të kërkuar për vaksinën dhe për të bërë provat me antitrupa me një shpejtësi të paparë deri tani.

Për këtë arsye Zhengli Shi u përplas javën e kaluar me armiqësira në mediat sociale, si në Azi ashtu edhe në pjesë të tjera të botës. Kolegu nga Nju Jorku Peter Daszak, presidenti i EcoHealth Alliance, që ka punuar bashkë me të në studime u detyrua të merrte në mbrojtje kolegen e re.

Në një intervistë për emisionin Democracy Now të National Public Radio, Daszak tha se pretendimet se virusi ka shpëtuar nga laboratori janë “krejt të pakuptimta”. Ai ka marrë pjesë vetë në grumbullimin e testeve nga lakuriqët e natës. Në laborator nuk janë bërë ruajtje të virusit SARS-CoV-2. Këtu kemi të bëjmë me “politizimin e pafat të fillesave të pandemisë”. / DW

g.kosovari

Next Post
Beteja në dy spitalet COVID/ MSH jep detajet sa pacientë janë në terapi intensive

Beteja në dy spitalet COVID/ MSH jep detajet sa pacientë janë në terapi intensive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Këta nuk duan reformë, këta duan pushtet

June 29, 2026
Bordi i Paqes për Gazën mblidhet nesër në Qipro

Bordi i Paqes për Gazën mblidhet nesër në Qipro

June 29, 2026
“Vijojmë rritjen e pagave”, Rama inauguron ‘Mbretëreshën Geraldinë’: Luftë çdo forme ryshfeti në shëndetësi

“Vijojmë rritjen e pagave”, Rama inauguron ‘Mbretëreshën Geraldinë’: Luftë çdo forme ryshfeti në shëndetësi

June 29, 2026
Vidhnin banesa dhe automjete në Sarandë, goditet grupi kriminal. Arrestohen 4 persona, 1 në kërkim

Vidhnin banesa dhe automjete në Sarandë, goditet grupi kriminal. Arrestohen 4 persona, 1 në kërkim

June 29, 2026
Mandati i përfundon në dhjetor, KLP hap nesër garën për pasuesin e Olsian Çelës

Mandati i përfundon në dhjetor, KLP hap nesër garën për pasuesin e Olsian Çelës

June 29, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Veliaj, baba për herë të dytë. Reagon avokati: Familjes iu shtua gëzimi i madh me një djalë!

June 29, 2026
Ilir Meta ‘divorcohet’ edhe me Kujtim Cakranin! Avokati: Ka humbur besimin, s’do e mbroj më unë!

Ilir Meta ‘divorcohet’ edhe me Kujtim Cakranin! Avokati: Ka humbur besimin, s’do e mbroj më unë!

June 29, 2026
Projekti në Sazan, Ibrahimaj: Po negociojmë me kompaninë për përqindjen që do të ketë shteti shqiptar

Projekti në Sazan, Ibrahimaj: Po negociojmë me kompaninë për përqindjen që do të ketë shteti shqiptar

June 29, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, raportohet për 1 të plagosur

June 29, 2026
FOTO/ Aksidenti i rëndë në superstradën Lezhë-Milot, 2 persona në spital, si paraqitet gjendja e tyre

Aksidentet shënojnë rritje, rreziku më i lartë nga grupmoshat më të reja

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In