• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Virusi po vret mjekët në Itali/ 36 bluza të bardha kanë humbur jetën, mijëra të infektuar

by Java News
26/03/2020 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Itali është rritur numri i mjekëve që e kanë humbur betejën me koronavirusin duke numëruar në total 36 të vdekur, të gjithë në rajonet veriore të vendit. Në mesin e bluzave të bardha numërohen më shumë se 6 mijë të infektuar me COVID-19.

Për këtë arsye, spitalet po përballen me një situatë gjithnjë e më shumë kaotike edhe pse nuk kanë munguar ndihmat nga Kina dhe Kuba. Franceka Rovati është infermiere në një spital në rajonin Emilia Romanja. Ajo rrëfen situatën e vështirë ndërsa të sëmurët me virusin vdekjeprurës shtohen cdo ditë e më shumë.

“Gjëja më e vështirë është përballja me vuajtjen, janë shumë persona të sëmurë,janë vetëm, ti je aty dhe nuk bën dot asgjë. Zhurma shurdhuese e oksigjenit është ajo që na shoqëron gjatë gjithë turnit. Ka njerëz që presin me ditë të tëra që të lirohet një shtrat. Edhe sot kanë ardhur shumë ambulanca me pacientë që kërkojnë oksigjen, dhe ne nuk mund ti dërgojmë ata në shtëpi”, thotë infermierja Francesca Rovati.

Në spital nuk shkojnë vetëm të moshuarit.

“Numrat vijnë gjithnjë e më shumë në rritje pasi jemi në fazën e shfaqjes së simptomave dhe shumica e atyre që vijnë kanë probleme të rënda respiratore. Ka shumë mbingarkesë dhe ne nuk arrijmë dot të kujdesemi si në kushte normale. Në spital ka pacientë të të gjitha moshave, të gjithë janë të rrezikuar prandaj mos e nënvlerësoni sëmundjen.”

Shtimi i testeve është një nevojë thelbësore për të gjurmuar rastet e infektuara por mediat italiane shkruajnë se vendi po përballet me një mungesë të lartë të tamponëve. Federata kombëtare e urdhrit të mjekëve kërkon me urgjencë nga qeveria që të sigurohet testimi i të gjithë stafit mjekësor si dhe të shtohen pajisjet mbrojtëse.

Italia numëron 7503 viktima dhe rreth 75 mijë të infektuar. Njerëzit janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi ndërsa autoritetet monitorojnë edhe me dron zbatimin e karantinës. Kriza e shakktuar nga koronavirusi ka reflektuar dëme të mëdha në ekonomi. Ish presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi vwren se një recesion i thellë është i pashmangshëm. /e.s/

Next Post
Vijon shpërndarja e ndihmave, Veliaj: Qëndroni në shtëpi, do jua dërgojmë ne pakot ushqimore

Vijon shpërndarja e ndihmave, Veliaj: Qëndroni në shtëpi, do jua dërgojmë ne pakot ushqimore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pjesë e Esteghlal, Jasir Asani siguron pas sulmeve në Iran: Jam mirë, shpresoj që gjithçka të kthehet në normalitet

Raporti nga Ferri i Luftës

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
Bien çmimet e naftës, SHBA shton prodhimin e naftës bruto

Nafta rritet në nivelin më të lartë që nga viti 2022 mes tensioneve të luftës me Iranin

March 6, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Franca mobilizohet në Mesdhe, dërgon anijen Tonnerre

Konflikti në Lindjen e Mesme, Franca mobilizohet në Mesdhe, dërgon anijen Tonnerre

March 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Beteja e Rrjollit” nuk është çështje pronash, por çështje gjobe mbi investitorin

March 6, 2026
E thirri sot SPAK-u, deputeti i PD Xhelal Mziu: Isha për një çështje policie

E thirri sot SPAK-u, deputeti i PD Xhelal Mziu: Isha për një çështje policie

March 6, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme përshkallëzohet, Trump kërkon dorëzimin pa kushte të Iranit

Kriza në Lindjen e Mesme përshkallëzohet, Trump kërkon dorëzimin pa kushte të Iranit

March 6, 2026
Presidenti i Sirisë vihet në shënjestër nga ISIS, i vijnë në ndihmë shërbimi sekret turk dhe ai britanik

Presidenti i Sirisë vihet në shënjestër nga ISIS, i vijnë në ndihmë shërbimi sekret turk dhe ai britanik

March 6, 2026

Pse fjalori i rrugës në Parlament nuk bien me ndryshim në Rregullore?

March 6, 2026
Haradinaj: 5, 12 dhe 19 prilli, datat e mundshme për zgjedhjet e reja

Haradinaj: 5, 12 dhe 19 prilli, datat e mundshme për zgjedhjet e reja

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In