• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Beteja e Rrjollit” nuk është çështje pronash, por çështje gjobe mbi investitorin

by Mero Baze
06/03/2026 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Për të kuptuar se çfarë po ndodh në Rrjoll, një zonë kënetore në jug të Velipojës, shikoni se kush është vënë në shënjestër prej fillimit të betejës. Prej fillimit në shënjestër ka qenë Bashkim Ulaj dhe kompania e tij, i cili është mallkuar si zaptues, si grabitës, i është dashur të mbrojë pa sukses mjetet e punës nga disa banorë agresivë të zonës që pretendojnë se po të mos ishte Perandoria Osmane ata do ishin pronarë të tokës se janë katolikë, dhe pastaj është bërë dhe objekt i sulmeve politike nga politikanë të rinj që flasin në emër të së djathtës dhe përqafojnë kauza spekulantësh kundër një investitori.

Debati i ditës sue enjte në “Opinion” ballafaqoi për herë të parë pronarin ekzistues ligjor me ata që pretendojnë dhe pikërisht pse u bënë nervozë që nuk tregonin dot asnjë letër që kishin pronën, pas emisionit përfunduan në dhunë masakruese ndaj një prej trashëgimtarëve të pronës.

I kuptoj banorët që pretendojnë se të parët e tyre në Dukagjin kanë zbritur në Velipojë dhe po të mos ishte Perandoria Osmane do të ishin pronarë të asaj toke. Por familja që është pronare nga Perandoria Osmane deri më sot, së paku me letra të pahedhura poshtë nga asnjë gjykatë, deri më dje në mbrëmje nuk ka qenë objekt i sulmit të tyre. Objekt i sulmit ka qenë investitori, i cili nuk ka problem kush është pronari, pasi nuk ka grabitur tokë, por ka marrë tokë nga një pronar me letra.

Duke sulmuar investitorin dhe duke e shndërruar në kauzë politike sulmin ndaj një investimi, politika dhe media shqiptare në fakt kanë ushqyer një proces spekulimi gjobëvënie ndaj investitorit. Sulmi ndaj Gener 2 bëhet që ai t’i paguajë edhe ata që pretendojnë. Madje një nga ato gratë që hipi mbi eskavator e tha qartë para kamerave: “Ai Bashkim Ulaj sa paguan policë e gjykatës e prokurorë kundër nesh, le të na japë ne fshatarëve ndonjë lek e mbyllet kjo punë”.

Edhe ai tipi që është vetëshfaqur si udhëheqës i protestuesve nuk ka fare as pretendim për të pasur pronë tek toka e debatueshme. Ai ka disa letra që pretendon se gjyshi i tij ka blerë nga pjesa e Musa Jukës tokë në Rrjoll, por tokën e Musa Jukës e ka marrë familja e Musa Jukës (konkretisht Genc Juka dhe ta gëzojë), dhe ai është po ashtu në një proces leje ndërtimi për të zhvilluar pronat e gjyshit. Edhe ai mysliman është. Edhe ai ndoshta do akuzohet i favorizuar nga Perandoria Osmane dhe Mbreti Zog, por ky proces nuk ka nisur akoma.

Këtë skenë do ta shohim e rishohim disa herë, për shkak të inkurajimit që një shoqëri e papërgjegjshme i bën atyre që i vënë gjoba biznesit dhe jo atyre që duan të zgjidhin konfliktet me pronat që janë vërtet të mërzitshme.

Konflikti mes pronarit të tokës dhe pretenduesve u shfaq vetëm dje në Opinion tek Fevziu. Deri më dje të gjithë mendonin se Bashkim Ulaj ka shkuar ka zaptuar një tokë dhe po ndërton pa leje. Në fakt Bashkim Ulaj ka shkuar, ka gjetur një pronar toke, ka bërë kontratë zhvillimi me të dhe ka marrë lejen më të vështirë të mundshme nga AKZHT për të zhvilluar zonën.

Të njëjtën leje të ngjashme në parim do ta marrë së shpejti edhe prona në krah. Dhe ne përsëri do të shikojmë të njëjtin film, do përsëriten të njëjtat akuza për investitorin, jo për pronarin. Pasi urrejtja ndaj kapitalizmit është një gjellë që shijon më shumë se ballafaqimi me spekulantët e pronave.

Deri më sot nuk kishte ndodhur asnjë incident mes pronarit real dhe atyre që pretendojnë. Deri tani ishte një gjobë e pastër ndaj investitorit, i cili duhet t’u japë edhe atyre ndonjë lek dhe disa politikanëve populistë që në fakt ngjajnë shumë me konfiskuesit e Enver Hoxhës më 1945 se sa me politikanë të rinj të djathtë, të cilët i janë qepur pas një biznesmeni dhe e përndjekin në çdo investim të tij, pa pasur asnjë respekt as për shtetin ligjor, as për letrat e pronës dhe mbi të gjitha as për dokumentacionin ligjor të një investimi që shkon në 200 milionë euro. Mendoni t’u lësh në dorë Shqipërinë politikanëve të tillë.

I vetmi politikan i sinqertë kundër investimit është Arlind Qorri, se ai është kundër kapitalit, jo pro gjobëvënësve. Ai pretendon të ndërtojë një Shqipëri pa kapitalistë dhe e kuptoj. Por këta që duan të emërojnë kapitalistët e tyre janë thjesht gjobëvënës.

Duke qenë se është një proces i pastër gjobëvënie, të tillë duhet vlerësuar edhe ata që shpikin kauza mbi gjobëvënien dhe bëjnë sikur flasin në emër të popullit. Për ta kuptuar që është gjobë mbi investitorin, mjafton t’u bëjmë pyetje këtyre tipave agresivë: nëse tërhiqet Bashkim Ulaj nga investimi, e marrin pronën ata? Jo. Se prona ka zot dhe zoti i pronës s’ka dokumenta. Kjo tregon se ata nuk janë duke kërkuar pronën, por gjobën. Dhe ata që i mbështesin po ashtu. Dhe ndaj gjobëvënësve duhet të veprojë ligji dhe shteti, ndryshe në këtë vend nuk investon asnjë njeri asnjë tullë.

Next Post
Konflikti në Lindjen e Mesme, Franca mobilizohet në Mesdhe, dërgon anijen Tonnerre

Konflikti në Lindjen e Mesme, Franca mobilizohet në Mesdhe, dërgon anijen Tonnerre

Comments 2

  1. Bruno says:
    2 months ago

    Mire kane thene,e vazhdojne te thone,mero gelbaza eshte i ndyre,rrencake e mashtrues,bythe lepires.Ske turp,ke kurrajon te thuash,nuke eshte toka e tyre,pis pisit rrace e gjake i ndyre.Te ka hedhur ndonji kocke,ai hajduti i parave,te taksa paguesve,e i pasurive te popullit.Ky bashkim mula,i monsters se vicidolit,ka shume vite,edhe i k/hajdutit,i dy te hajdutve qe shkatrruan vendin.

    Reply
  2. Nona e Brunos says:
    1 month ago

    Ky Bruno qeka nga katoliket e rrjollit mesuar te jetoj me kocka qe ia hedhin dhe duhet te gjithe te ushqeen me kocka. kur nuk e pelqen te verteten hedh pissliqe

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikohet raporti i Qeverisë për integrimin: Rekord Historik në negociata dhe reforma intensive

Publikohet raporti i Qeverisë për integrimin: Rekord Historik në negociata dhe reforma intensive

April 23, 2026

Efektet e dy sistemeve zgjedhore që po diskutohen

April 23, 2026
Motivet e ngjarjes/ Sulmi me armë në Kurbin, shpallen në kërkim 5 persona

Motivet e ngjarjes/ Sulmi me armë në Kurbin, shpallen në kërkim 5 persona

April 23, 2026
“Anashkalonte” Hegseth! Si lidhja e ngushtë me Trump i kushtoi postin John Phelan

“Anashkalonte” Hegseth! Si lidhja e ngushtë me Trump i kushtoi postin John Phelan

April 23, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Nganjëherë Athina nuk është në Greqi

April 23, 2026
“I ka mbaruar mandati”, Alesia Balliu çon Berishën në gjykatë: Mos e lejoni të garojë më për kryetar të PD

“I ka mbaruar mandati”, Alesia Balliu çon Berishën në gjykatë: Mos e lejoni të garojë më për kryetar të PD

April 23, 2026
Do Italinë në vend të Iranit në Botëror! Kush është Paolo Zampolli që po lobon tek Infantino dhe Trump

Do Italinë në vend të Iranit në Botëror! Kush është Paolo Zampolli që po lobon tek Infantino dhe Trump

April 23, 2026
Interpelanca/ Zhupa: 2 mijë mësuesve u kërkojnë të japin provim pas 15 vitesh karrierë; Kumbaro: S’preket pozicioni i punës!

Interpelanca/ Zhupa: 2 mijë mësuesve u kërkojnë të japin provim pas 15 vitesh karrierë; Kumbaro: S’preket pozicioni i punës!

April 23, 2026
Vdekja e Rexhep Qoses, Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës mbajnë nga një minutë heshtje

Vdekja e Rexhep Qoses, Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës mbajnë nga një minutë heshtje

April 23, 2026
“Lamtumirë shqiptar i mirë!” Rama shpreh ngushëllimet për Rexhep Qosen

“Lamtumirë shqiptar i mirë!” Rama shpreh ngushëllimet për Rexhep Qosen

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In