• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Virusi i 26 majit ’96 që infektoi rëndë PD-në, por edhe politikën

by Ylli Pata
26/05/2026 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Kush e ka prezent atmosferën e frikshme, terrorizuese të 26 majit 1996, në të gjithë njësitë e banuara në vend, e kujton se në atë maskaradë nuk u përfshi korpusi politik i Partisë Demokratike.

Në territor për të frikësuar, masakruar e dhunuar njerëzit e opozitës, nuk ishin personazhet publikë të mazhorancës së asaj kohe.

Shumica e kontigjentit brigatist të dhunës, ishin hordhi të krijuara në fshehtësi nga xhepa të errët të shoqërisë.

Njerëz të dhunshëm, xhagajdurë të territoreve që ishin kontrabandistët më të mëdhenj, personazhet të egër që vinin nga xhepat e korruptuar të administratës; tatime, dogana, porte, një pjesë e tyre pak muaj më pas pushtoi gjykatat e prokuroritë, duke u emëruar gjyqtarë, prokurorë e hetues. E vite më pas u kthyen në “elitën” e pushtetit gjyqësor që kalbi vendin me vendime që i nxinë jetën njerëzve.

E mbi të gjitha një njësi e madhe brigantistësh me xhupa të zinj, që ishin “pjesë e devijuar” të shërbimit famëkeq informativ Gazidede-SHIK. Persona të etur për gjak, që ngjanin me aradhët e Nexhipit te “liria a Vdekje” që e solli Bimbashi nga Janina me moton: “Allahu kërkon kurban”.

E fiks si bashibozukët e Nexhipit të filmit, xhupëzinjtë gazidedas, rrahën për vdekje gazetarin Bardhok Lala, Erion Braçen, Servet Pëllumbin, gazetarin e Zërit të Popullit në Dibër Abdurahim Ashiku, kreun e PS-së, të Bulqizës, Muharrem Kola që e hodhën në kanal etj, etj.

26 maji nuk kishte episode, ishte një plan i tërë i hartuar me kujdes në të gjitha detajet e tij. Numri dy i Partisë Socialiste Franceze, që në atë kohë drejtonte qeverinë franceze e pa vetë, madje edhe e pësoi dhunën e tmerrshme.

I shoqëruar nga gazetari Plator Nesturi, politikani i lartë francez erdhi i terrorizuar në selinë e degës së PS-së së Shkodrës, ku kishte rënë kuja. Pasi një numër i madh aktivistësh e komisionerësh ishin plasur tek famëkeqja “dhoma numër 5” e komisariatit të Shkodrës. i cili drejtohej nga një personazh që mbeti edhe sot afër Sali Berishës në mbrojtjen e afërt.

26 maj ’96 ishte një “21 janar i madh” që u aktivizua si operacion i gjerë ndëshkimor për të trembur e terrorizuar opozitën, por edhe pjesën intelektuale të PD-së.

Të cilët pas asaj mënxyre u larguan avash-avash nga ai vend dhune, ku shikoje vetëm brigatistë që shanin e kërcënonin. Kjo vihet re thjesht po të shikosh korpusin e deputetëve të PD-së të asaj kohe. Që për imazhë Sali Berisha i zgjodhi nga arti, kulture, shoqëria dhe katedrat universitare. Asjë pej atyre deputetëve nuk është në PD, por çau ferrën me të katra se u trondit nga ajo mënxyrë që ndodhi vetëm 4 vite pas “ndryshimit të madh” të 22 marsit.

Por ai 26 maj, nuk infektoi vetëm Partinë Demokratike, por pjesë të tëra të politikës shqiptare, që herë pas herë përdorëshin metoda të importuara dhe klone të xhupzinjve në zgjedhjet brenda partive apo edhe në atë kombëtare. Brigatistët u kthyen në një forcë determinante në politikën shqiptare, e cila hyri në sistemin e ri me intelektualë e profesorë.

Ai virus shikohet në mënyrën e deklamimit publik në rrjeti e sidomos panele televizive, ku logjika e argumenti është shpallur armik. Mjafton të shikosh ish-policët e ish-gjyqtarët me sy të kuq që shajnë mbarë e mbrapsht. Siç bëri Gjin Gjoni me ambasadorët, që sipas tij, Edi Rama i gjen dashnore, prandaj sillen ashtu. Ndaj shoqëria nuk do t’ja dijë për këtë politikë, sidomos gjenerata Z, e cila i dha fitoren Peter Magyarit në Hungari.

Next Post
Gjyqi për privatizimin e ‘Buka’, ish-vartësit e Ahmetajt: S’ndikoi te ne! Duçka ‘harron’ vendimet e gjykatës

Gjyqi për privatizimin e 'Buka', ish-vartësit e Ahmetajt: S’ndikoi te ne! Duçka 'harron' vendimet e gjykatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West në Tiranë, Bardhi paralajmëron kallëzim ne SPAK për Ramën

4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West në Tiranë, Bardhi paralajmëron kallëzim ne SPAK për Ramën

July 11, 2026
Lamallari për arrestimin e dy të kërkuarve në Durrës: Krimi është më i dobët përballë bashkëpunimit ndërkombëtar

Lamallari për arrestimin e dy të kërkuarve në Durrës: Krimi është më i dobët përballë bashkëpunimit ndërkombëtar

July 11, 2026
Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Iranin: Nëse më eliminojnë, përgjigjja do të jetë e paparë

Trump -Iranit: 1000 raketa gati për Teheranin nëse tentohet atentat ndaj meje

July 11, 2026
“Krim antikushtetues”, Berisha akuzon Ramën për koncertin e Kanye West

“Krim antikushtetues”, Berisha akuzon Ramën për koncertin e Kanye West

July 11, 2026
Rrëzohet teksa ruante bagëtitë mbi Kalanë e Lezhës, 71-vjeçari dërgohet te Trauma

Rrëzohet teksa ruante bagëtitë mbi Kalanë e Lezhës, 71-vjeçari dërgohet te Trauma

July 11, 2026
Çmimet në supermarkete nën vëzhgim, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut

Çmimet në supermarkete nën vëzhgim, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut

July 11, 2026
Tragjedi nga zjarret në Spanjë! Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar

Tragjedi nga zjarret në Spanjë! Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar

July 11, 2026
Vrasja e Ilir Likës në Laç, gjenden dy armët e krimit dhe provat kyçe të ngjarjes

Vrasja e Ilir Likës në Laç, gjenden dy armët e krimit dhe provat kyçe të ngjarjes

July 11, 2026
Putini nën presion! Kriza godet Rusinë, Kremlini mes ofensivës së re dhe negociatave

Putini nën presion! Kriza godet Rusinë, Kremlini mes ofensivës së re dhe negociatave

July 11, 2026
IGJEO paralajmëron rrezik të lartë zjarresh në 6 qarqe, ja zonat më të rrezikuara

IGJEO paralajmëron rrezik të lartë zjarresh në 6 qarqe, ja zonat më të rrezikuara

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In