Mbi deputetin e Partisë Socialiste Armando Prenga rëndon akuza e “armëbajtjes pa leje” dhe “Kanosje serioze për vrasje”.
Mbi deputetin e Partisë Socialiste Armando Prenga rëndon akuza e “armëbajtjes pa leje” dhe “Kanosje serioze për vrasje”. Ai është arrestuar mëngjesin e 5 shtatorit 2015 pas një përplasjeje me armë zjarri e mjete të ftohta mes disa pjesëtarëve të familjes Cali dhe familjes Prenga për të drejtën e shfrytëzimit të lagunës së Patokut.
Për pronën në Lagunë, Gjykata i ka dhënë të drejtës familjes Cali. Sherri ndodhi mbrëmjen e 4 shtatorit dhe që përfundoi me 7 të plagosur. Mes të plagosurve ishte dhe i vëllai Eduard Prenga.