• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIP-at e botës së spektaklit, kanë numrat në fletoret e dyqaneve te “Gabi”

by Aalison Pearse Stevens
14/03/2016 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

REPORTAZH JAVANEWS/ Kriza ekonomike më shumë se kudo vihet re te dyndja që qytetarët bëjnë drejt tregut të rrobave të përdorura, apo siç njihet ndryshe firma “Gabi”. Përveç leverdisë ekonomike, në tregun e rrobave të përdorura mund të gjesh në jo pak raste edhe veshje firmato, që u  mundësonë shumë njerëzve të vijojnë të ruajnë imazhin e tyre në rrugët apo baret e Tiranës, ndonse të ardhurat u kanë rënë. Myrjeta Alla prej vitesh shet rroba të përdorura. Madje ajo tregon edhe një fletore ku ka të shënuar jo pak emra të njohur të botës së mediave, spektaklit, zyrtarësh të niveleve të dyta, të cilët ajo i informon sa herë që vinë dengje të reja me rroba të përdorura.

Klientët VIP të “Gab”-it
TREG

Në një rrëfinm për Javanews, ajo shprehet se në përgjithësi edhe shitja e rrobave të përdorura ka rënë jo pak, ndonëse dyndjet e njerëve si rrallëherë janë shumë të mëdha. Sipas saj, është shumë e vështirë ta mbash këtë treg shitjesh, po të mos jetë një klientelë, e cila qoftë për dukje publike apo qoftë edhe për studio televizve, është e gatshme që të blejë rroba të përdorura, por që të jenë firmato. “Kam shumë numëra telefonash, kryesisht vajza, të cilat i informoj sa herë që vjen një deng i ri. Tashmë shumë prej tyre ua di edhe çfarë duan, masën e trupit, ndaj nuk e kam të vështirë që kur flas me to t’u them dhe se çfarë rrobash fiks u bëjnë punë. Blerësit kalimtar nuk e mbajnë dyqanin. Ndaj punojmë me klientë, të cilët marrin me çmime shumë të mira rroba firmato” thotë Myrjeta.

TREG 1

Por nga ana tjetër, sipas saj, është bërë pak e vështirë sepse në jo pak raste edhe vetë mes shitësve të rrobave të përdorura ka jo pak konkurencë për të siguruar rroba firmato të përdorura, pasi, secili prej tyre ka listën e klientëve të tij. “Me u zënë dhe për rroba të përdorura firmato vetëm këtu bën vaki”, komenton jo pa ironi Myrjeta.

Infeksionet, çfarë nuk nuk duhet të blini te “Gab”-i

IN

Por në lakminë për t’u veshur firmato me rroba të përdorura a ka një kufi? Mjaft mjekë shprehen se duhet bërë shumë kujdes, pasi asnjë nuk e di se personi që i ka veshur më parë, çfarë sëmundjesh ka kaluar. Mjeku infeksionist, Argent Braja, shprehet për Javanews se janë disa artikuj që shiten tek rrobat e përdorura, por të cilat nuk duhen blerë për asnjë arësye. Sipas tij, asnjë femër apo mashkull nuk duhet të blejë rroba banjo, rroba sporti, apo rroba intime përdorura. “Është shumë e rrezikshme, sepse personi që i ka veshur më parë mund të ketë pasur edhe sëmundje seksualisht të transmetueshme. Sado që të të pëlqejnë ato nuk duhen blerë. Është një risk i panevojshëm”, shprehet Braja. Sipas tij, nuk duhen blerë as dyshek, pasi ato mund të jenë një vatër shumë e madhe infeksioni dhe mund të krijojnë probleme shëndëtësore shumë të rënda. Braja këshillon edhe nënat e reja që të mos blejnë shtrate bebesh të përdorura apo sedilje fëmijësh për makina. Sipas tij, rreziku më i madh nuk vjen nga infeksionet, por nga gjendja e tyre fizike, e cila mund të krijojë të papritura të pakëndshme për shkak të amortizimit. “Vajza e reja, por edhe mesogratë do t’i këshilloja që kurrë të mos blejnë mjete make- up të përdorura nga të tjerë, pasi ato janë thuajse 100% të infektuara”, shprehet mjeku infeksionist për Javanews.

(javanews.al) Me. Ar

TREG 2

 

 

Next Post

Kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Mjaft më me ne, le të flitet me emra!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kujdes me punën/ Java më e nxehtë astrologjike

Punë, para dhe dashuri, ja surprizat për 12 shenjat e zodiakut

June 29, 2026
Gjeneral Piro Ahmetaj: Rreziku i protestave nga Pelik(V)anët me mjekër!

Gjeneral Piro Ahmetaj: Rreziku i protestave nga Pelik(V)anët me mjekër!

June 29, 2026
“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

“Më quajnë tradhtar e sigurims”, Spaho shpërthen ndaj demokratëve: Rama nuk ikën se duan flamingot!

June 29, 2026
Protestat në Tiranë, pedagogu nga Kosova: “Revolucioni” i rrjeteve sociale dështoi, AI nuk e mbushi dot sheshin

Protestat në Tiranë, pedagogu nga Kosova: “Revolucioni” i rrjeteve sociale dështoi, AI nuk e mbushi dot sheshin

June 29, 2026
VIDEO / “Këmba ime do bëhet blu…”, australianen e pickon gjarpri helmues në Shqipëri, reagon MSH: E transportuam në…

VIDEO / “Këmba ime do bëhet blu…”, australianen e pickon gjarpri helmues në Shqipëri, reagon MSH: E transportuam në…

June 29, 2026
VIDEO / “Më la burri dhe më shitën shtëpinë”, në protestë nis edhe ‘qarja e halleve’ familjare

VIDEO / “Më la burri dhe më shitën shtëpinë”, në protestë nis edhe ‘qarja e halleve’ familjare

June 29, 2026
Vatikani kritikon BE-në: Zbaton standarde të dyfishta në konfliktet ndërkombëtare

Vatikani kritikon BE-në: Zbaton standarde të dyfishta në konfliktet ndërkombëtare

June 29, 2026
Izraeli shkatërron mega-bazën nëntokësore të Hezbollahut përmes operacionit “Sof Pasuk”

Izraeli shkatërron mega-bazën nëntokësore të Hezbollahut përmes operacionit “Sof Pasuk”

June 29, 2026
Fundjavë e nxehtë me temperatura të larta! Si pritet të jetë moti për këtë të shtunë

“Shqipëria në “përvëlim”, nis e hëna me 40 gradë”, meteorologia: Ja si do të vijojë java

June 29, 2026
SHBA dhe Irani ndalojnë sulmet dhe rikthehen në tryezën e bisedimeve, ja vendi ku do të takohen

SHBA dhe Irani ndalojnë sulmet dhe rikthehen në tryezën e bisedimeve, ja vendi ku do të takohen

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In