Prej kohësh ajo ka paralajmëruar kthimin e saj në ekran, e tashmë çdo gjë është zyrtare dhe e konfirmuar.
Bukuroshja Viola Spiro pritet të jetë në krah të gazetarit sportiv Gerti Çarçani në emisionin sportiv “EuroSkaner” në televizionin Ora News, shkruan gazeta Express. Viola do të nisë prezantimin e në këtë emision në fillim të muajit qershor kur nis edhe kampionati Evropian i Futbollit.