• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali në qendrën e Zhvillimit në Shkodër, reagon Ademi: Video e manipuluar

by Java News
01/06/2016 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas publikimit të një Videoje të emisionit investigativ Stop, e cila tregonte sesi të sëmurët mendorë lidheshin me zinxhirë në ambientet e qendrës së zhvillimit social, ka reaguar kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, e cila, përmes një statusi në rrjetin social, shkruan se pamjet janë të manipuluara dhe se nuk i pŁrkasin kësaj qendre.

Ademi thekson se pamjet nuk pasqyrojnë realitetin në këtë qendër dhe se janë nxitur e shpërndarë nga ish përgjegjësi i sektorit social pranë kësaj qendre, i larguar nga puna prej dy vitesh për thyerje të rëndë të disiplinës. Kryebashkiakja shton se mediat janë të lutura që të vijnë për të verifikuar ambientet e qendrës.

Por kryebashkiakja demokrate Ademi nuk ka folur në lidhje me faktin e dalë se tre prej të sëmurave mendore janë lënë shtatëzënë dhe janë detyruar të abortojnë, një fakt ky i verifikuar dhe nga prokuroria dhe analizat mjeko ligjore.231163_2

Reagimi i Voltana Ademit

Duke marrë shkas nga emisioni “STOP” i tv Klan, i ditës së martë, datë 31 maj 2016, ndjejmë përgjegjësinë morale, institucionale e profesionale të informojmë publikun, komunitetin mbi situatën në këtë institucion.

Qendra e Zhvillimit është institucion publik, që ofron shërbim rezidencial dhe ditor për personat me aftësi ndryshe. Në këtë institucion marrin shërbim persona nga e gjithë Shqipëria. Në shifra, aktualisht në këtë institucion trajtohen 87 persona; 40 persona që marrin shërbim ditor dhe 47 persona që marrin shërbim rezidencial, nga të cilët vetëm 7 janë banorë të Bashkisë së Shkodrës.

Vlerësojmë që pamjet e shfaqura mbrëmë janë pamje të rënda, të manipuluara dhe nuk pasqyrojnë realitetin në këtë qendër.

  1. Ambjente të tilla nuk ekzistojnë në qendrën e zhvillimit (tuba, hekra, ganxha, etj.)
  1. Imazhe të tilla janë të nxitura, të prodhuara dhe të shpërndara nga ish përgjegjësi i sektorit social pranë qendrës së zhvillimit i larguar prej dy vitesh nga puna për thyerje të rëndë të disiplinës në punë.

Në këtë qendër zhvillimi trajtohen persona me probleme të rënda të zhvillimit fizik dhe mendor. Këto persona janë rezident dhe marrin shërbim në këtë qendër prej më shumë se 20 vitesh, dhe pjesa më e madhe (rreth 80%) nga këto përfitues kanë kaluar moshën 25 vjecare, moshë limit për rehabilitim dhe zhvillim.

Pavarësisht problematikave dhe vështirësive të punës në këtë institucion, personeli teknik dhe kujdestar punon për të ofruar shërbime sa më të mira dhe profesionale në përputhje me nevojat specifike të klientëve.

Me qëllim përmirësimin e shërbimeve dhe kushteve për klientët, vazhdimisht në qendrën e zhvillimit janë bërë ndërhyrje në infrastrukturë, është siguruar pajisja me mjete të nevojshme për ofrimin e shërbimeve rehabilituese.

Aktualisht në këtë institucion me financimin e Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes në Ambasadën Amerikane, po zhvillohet punime rikonstruktuese të përgjithshme të godinës me synim përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së jetesës së personave që jetojnë në këtë institucion.

Mediat janë të mirëpritura të vizitojnë ambjentet e qendrës dhe të njihen drejtë për drejtë me kushtet dhe shërbimet që ofrohen në Qendrën e Zhvillimit, Shkodër.

Next Post

Kur lani dhëmbët ju del gjak?! Ja disa arsye se përse ndodh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamtumire Todi Llupi! Ndahet nga jeta ikona e humorit fierak

Lamtumire Todi Llupi! Ndahet nga jeta ikona e humorit fierak

July 14, 2026
Berisha në Asamblenë e IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në një rrezik të madh

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në një rrezik të madh

July 14, 2026
Efektet: Temperaturat e larta ulin kujtesën dhe përqendrimin

Efektet: Temperaturat e larta ulin kujtesën dhe përqendrimin

July 14, 2026
VIDEO / Nga Azia për të punuar në Sarandë, historia e 22-vjeçarit Chit Lin Maung nga Myanmari

VIDEO / Nga Azia për të punuar në Sarandë, historia e 22-vjeçarit Chit Lin Maung nga Myanmari

July 14, 2026
Paradoksi i kremit mbrojtës | Pse përdorimi i tij mund të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës

Paradoksi i kremit mbrojtës | Pse përdorimi i tij mund të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës

July 14, 2026
Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e Erion Veliajt

SPAK ‘dorëzohet’ pas 500 ditësh, lejon avokatët e huaj që të takojnë Erion Veliajn

July 14, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

100 mijë në bulevard, ose 800 mijë në kutitë e votimit

July 14, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Dështimi më i madh i qeverisë

July 14, 2026
SHBA u kthen bizneseve 81 miliardë dollarë tarifa doganore pasi Gjykata e Lartë i shpalli të paligjshme

SHBA u kthen bizneseve 81 miliardë dollarë tarifa doganore pasi Gjykata e Lartë i shpalli të paligjshme

July 14, 2026
Investimet e huaja në rajon po krijojnë më pak vende pune për kapitalin e investuar

Investimet e huaja në rajon po krijojnë më pak vende pune për kapitalin e investuar

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In