• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Viktmat nga COVID/ Senati rekomandon akuza penale ndaj presidentit të Brazilit, Bolsonaro

by Java News
27/10/2021 22:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Brazil një komision i posaçëm i Senatit ka rekomanduar zyrtarisht që Presidenti Jair Bolsonaro të përballet me akuza penale lidhur me mënyrën se si e ka trajtuar pandeminë e COVID-19, e cila ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 600,000 personave, shifra e dytë më e lartë e vdekjeve në botë, pas Shteteve të Bashkuara.

Komisioni votoi 7 me 4 të martën duke miratuar një raport prej rreth 1200 faqesh të hartuar nga senatori Renan Calheiros, ku zoti Bolsonaro akuzohet për veprime të tilla si nxitja e përdorimit të trajtimeve të paprovuara si hidroksilklorina edhe pasi provat treguan se ajo ishte e paefektshme. Po sipas raportit ai vonoi procesin e blerjes së vaksinave. Më tej në raport thuhet se zoti Bolsonaro besonte se lejimi i përhapjes së virusit në të gjithë vendin do të çonte në imunitetin e turmës, që do ndalonte për rrjedhojë përhapjen e mëtejshme të COVID-19s.

Në raport thuhet gjithashtu se presidenti kishte bërë një pohim të rremë në një dalje të drejtpërdrejtë në mediat sociale javën e kaluar duke thënë se në Britani njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19s, janë prekur nga SIDA “më shpejt nga sa pritej”.

Raporti, i cili është rezultat i një hetimi gjashtë-mujor lidhur me përgjigjen e zotit Bolsonaro ndaj pandemisë, u kërkon prokurorëve të ngrenë padi ndaj presidentit për gjithsej nëntë krime, përfshirë sharlatanizmin, nxitje të veprave kriminale dhe krime kundër njerëzimit, të cilat mund të çojnë në ngritjen e akuzave kundër tij nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Në raport kërkohet gjithashtu ngritja e aktakuzave ndaj dy kompanive dhe 77 individëve të tjerë, mes tyre dhjetëra ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të qeverisë e aleatë të presidentit, si dhe tre djemve të tij, njëri prej tyre një senator i njohur.

Në fund të seancës dëgjimore të së martës komisioni mbajti një minutë heshtje për nder të viktimave të pandemisë.

Presidenti brazilian është kritikuar se ka minimizimin seriozitetin e situatës që paraqet pandemia duke shkurajuar masa të tilla si vendosja e maskave, distancimi social, bllokimet si dhe vaksinimin kundër COVID-it.

Fillimisht senatori Calheiros kishte bërë thirrje që zoti Bolsonaro të akuzohej për gjenocid e vrasje, por këto rekomandime nuk u përfshinë në raportin përfundimtar për shkak të kundërshtimit të fortë nga disa anëtarë të komisionit.

Raporti do t’i dërgohet prokurorit të përgjithshëm, i cili është emëruar nga zoti Bolsonaro dhe mbetet një aleat i fortë i tij, çka e bën shumë të pamundur ndjekjen penale të tij. Por raporti ka të ngjarë t’i krijojë problemeve të mëtejshme pozitës publike të zotit Bolsonaro ndërsa ai përballet me garën për t’u rizgjedhur në këtë detyrë vitin e ardhshëm.

Zoti Bolsonaro e ka kritikuar hetimin duke e cilësuar atë si një “tallje” e të motivuar politikisht./VOA

g.kosovari

Next Post
“20% më pak e kemi”/ Ndreu sfidë demokratit: Dorëhiqem nëse tarifa e pastrimit s’është aq

“20% më pak e kemi"/ Ndreu sfidë demokratit: Dorëhiqem nëse tarifa e pastrimit s'është aq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

Qëllon me armë dhe arratiset, policia operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në Shkodër

March 9, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputeti Koçi Tahiri

Ndahet nga jeta ish-deputeti Koçi Tahiri

March 9, 2026
6 persona në gjyq për vdekjen e 7-vjeçares shqiptare Anisa Murati! Nuk dinte të notonte, i dhanë byzylykun me ngjyrë të gabuar dhe u mbyt në liqen

6 persona në gjyq për vdekjen e 7-vjeçares shqiptare Anisa Murati! Nuk dinte të notonte, i dhanë byzylykun me ngjyrë të gabuar dhe u mbyt në liqen

March 9, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

March 9, 2026
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

March 9, 2026
Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

March 9, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Paguhen më pak, por shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë

Inflacioni rritet me 2.5 % në muajin shkurt, ekspertët parashikojnë rritje të mëtejshme të çmimeve

March 9, 2026
Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

March 9, 2026
Elisa e Çudirave

Zoti Trump

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In