• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viktimizimi “elektoral”, mbetet kauza e fundit e opozitës së rrugës

by Artur Ajazi
09/07/2019 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

“Na vodhën votat, na vodhën, mandatet, na mbyllin mikrofonat, na mbyllin derën, na prishin protestën, na kërcënojnë njerëzit, na thyejnë xhamat e makinave, nuk na japin leje për protestat, na blejnë dhe shesin votat, 85 per qind e shqiptarëve janë me ne, nuk na japin fitoren, do ta shihni uraganin popullor”. Këto janë fjali standarde të një opozite që ka shpallur sërish “viktimizimin elerktoral”, të një opozite e cila i ka lodhur dhe po i drobit ndjekësit e saj në kufirin e budallallëkut, duke krijuar alibira dhe histori me “drama zgjedhjesh” kur ajo nuk ishte dhe nuk ka gjasa të jetë kurrë më, pjesë e ndonjë fushate. Dhe kjo natyrisht jo për faj të dikujt, por thjesht për dëshirë të humbësit, për faktin sepse gjithçka me vlerë që kishte dikur kjo opozitë, nuk është më si më parë.

Mungesa e kurajos qytetare dhe civile e Lulzim Bashës për tu dorëhequr dhe për të lënë fushën e lirë, për një garë demokratike brënda PD, e ka kthyer atë parti në më shumë se qesharake. Protesta e fundit, apo dhe ajo e rradhës që do të caktohet pas këndimit të Himnit Kombëtar në oborrin e SHQUP-it, ishin dhe do të mbeten përpjekjet e kota të një kryetari, që mendon dhe beson se “është i pazëvëndësueshëm”, ashtu sikurse mendonte dhe besonte Doktori dikur.

Viktimizimi “elektoral” i opozitës së drejtuar kuturu nga Lulzim Basha dhe ndihmësja e tij Monikë, mbetet teoria dhe praktika e padëgjuar e një force politike, e cila kurrë nuk ka qenë as e lirë dhe as demokratike, gjatë gjithë ekzistencës saj. Mbetja jashtë Parlamentit, ishte një histori e shëmtuar dhe e dhimbshme për një parti, që pikërisht u krijua mbi vlera djathtiste, demokratike dhe jo anarkike e majtiste.

Partia Demokratike e Lulzim Bashës, nuk ka asnjë piklidhje me Partinë Demokratike të dikurshme, të themeluesve e kontribuesve të saj, të atyre që përziheshin dhe rriheshin në mbledhjet e kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, të atyre që u etiketuan dhe akuzuan si “spiunë dhe komunistë” nga ata që edhe sot e kësaj dite kanë dosje të “verdha” në kasafortën e hekurt. Opozita e sotme e Lulzim Bashës, është fund e krye, një gjallesë skandalesh, që u mundua të justifikohet me babalet, avdylajt, etj, që natyrisht nuk kishte rrugë tjetër veç dështimit politik.

Shpikja më e fundit e Lulzim Bashës “viktimizimi elektoral”, i parapriu ftesave për qytetarët e këtij vendi, me shpresën se “do ti bashkohen protestës së opozitës në 8 korrik”. Padyshim shqiptarët, madje dhe ndjekësit e lodhur të PD, e kanë braktisur protestën kaotike të një opozite e cila kurrë nuk ka gjasa të bëhet faktor i ndryshimeve dhe reformave në Shqipëri. Tashmë në skenën politike shqiptare, ka ardhur momenti i brezimit të vlerave europiane, duke larguar përgjithmonë personazhet donkishoteske, që e kanë lodhur dhe diskredituar këtë vend.

Ka ardhur koha e largimit të vrullshëm të atyre që nga bodrumet e partive politike, lëshojnë zëra mallkimesh ndaj çdo nisme dhe iniciative që afron Shqipërinë me familjen e madhe europiane. Dita e dhe vota e 30 qershorit, nxorri zbuluar negativitetet e një grushti mediokrrish që e kanë marrë peng PD dhe opozitën, duke u prerë përgjithmonë atyre rrugëtimin drejt një rikthimi të mundshëm në skenën politikë. Tashmë PD (por dhe LSI) përfaqëson veç interesat e milionerëve dhe oborrtarëve të tyre, por kurrsesi ëndrrat e një gjenerate, e cila sot më tepër se kurrë ndjehet e fyer dhe e papërfaqësuar.

Next Post
Sarajevë/Erdogan i ashpër me politikat e BE për zgjerimin

Sarajevë/Erdogan i ashpër me politikat e BE për zgjerimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-Digjet një makinë në Unazë të Madhe, paralizohet trafiku

VIDEO-Digjet një makinë në Unazë të Madhe, paralizohet trafiku

January 26, 2026
Xhelozia Patologjike: Shenjat klinike dhe rreziqet psikologjike

Xhelozia Patologjike: Shenjat klinike dhe rreziqet psikologjike

January 26, 2026
SHBA, rritet bilanci i viktimave nga moti i keq/ 17 të vdekur, mes tyre dhe një 16-vjeçare

SHBA, rritet bilanci i viktimave nga moti i keq/ 17 të vdekur, mes tyre dhe një 16-vjeçare

January 26, 2026
“Shkrihet” kadastra e Vlorës, punonjësit në protestë! Reagon drejtuesi politik i PS-së Bledi Çuçi

“Shkrihet” kadastra e Vlorës, punonjësit në protestë! Reagon drejtuesi politik i PS-së Bledi Çuçi

January 26, 2026
“Nuk jam naiv si Millosheviçi!” Vuçiç: Fushatë e egër kundër Serbisë, Kosova si Groenlanda?

Vuçiç: SHBA paraqiti një kërkesë “politike” dhe një të lidhur me energjinë për të nisur Dialogun Strategjik

January 26, 2026
“Schumacher nuk është më i shtrirë në shtrat pas aksidentit tragjik! Legjenda e Formula 1 lëviz me karrocë”

“Schumacher nuk është më i shtrirë në shtrat pas aksidentit tragjik! Legjenda e Formula 1 lëviz me karrocë”

January 26, 2026
Pas tatuazhit në krah, Bes Kallaku i dedikon fjalë të ndjera partneres së re? “Ti më ke kthyer vajtimin në valle!”

Pas tatuazhit në krah, Bes Kallaku i dedikon fjalë të ndjera partneres së re? “Ti më ke kthyer vajtimin në valle!”

January 26, 2026
Kina të dielën dorëzoi 17 marinarë filipinas që shpëtoi nga një anije e mbytur

Kina të dielën dorëzoi 17 marinarë filipinas që shpëtoi nga një anije e mbytur

January 26, 2026
Aksidenti në Gramsh me 1 viktimë e dy të plagosur, fotoja e kamionit të rrëzuar në humnerë

Aksidenti në Gramsh me 1 viktimë e dy të plagosur, fotoja e kamionit të rrëzuar në humnerë

January 26, 2026
Rama mbyll fjalën në Knesset me thirrjen për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve: T’i jepet fund akteve të dhunës

Rama mbyll fjalën në Knesset me thirrjen për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve: T’i jepet fund akteve të dhunës

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In