• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Viktimat e pafajshme të dhunës që vazhdon, vrasjet horror të grave dhe vajzave në muajt e fundit

by
22/09/2021 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasjet makabër të vajzave dhe grave shqiptare në muajt e fundit janë paraprirë gjithnjë nga histori dhune dhe presionesh të vazhdueshme nga partnerët apo familjarët e tyre. Ekzekutimet kanë ndodhur kur ato janë rebeluar dhe bërë përpjekje për t’u ndarë, kur kanë kundërshtuar, apo pasi kishin kërkuar ndihmën, që nuk u erdhi kurrë, në polici. Fëllënzën, i shoqi e dogji të gjallë brenda në makinë,  Sabrinën e qëlloi me automatik ndërsa hante bukë, Menturies i gjuajti me sopatë në kokë, Liljanën e vrau me breshëri automatiku kur doli nga gjykata e kështu me radhë, historitë janë të ngjashme për nga detajet horror që përmbajnë.

Por megjithëse zënë titujt kryesorë në media për ditë më radhë, megjithëse ligjet për krimin në familje janë ashpërsuar, megjithëse janë 12 ministreve gra dhe vajza në qeveri, jeta e grave dhe vajzave në Shqipëri është ajo që ndërpritet në mes.

Shoqëria vazhdon të rrisë vrasës, ndërsa shteti ka dështuar në parandalimin e ngjarjeve fatale, që thuajse gjithnjë janë akti i fundit i një zinxhiri rrahjesh dhe poshtërimesh të vazhdueshme.

Lapsi.al sjell më poshtë historitë e përmbledhura të 7 jetëve të humbura në muajt e fundit, të grave dhe vajzave që tentuan të rebelohen dhe për këtë patën një fat tragjik.

Fëllënxa Rrasa

Dëshmia e vëllait të Fëllënxa Rrasës, e vrarë nga bashkëshorti i saj në 18 shtator zbuloi një histori dhune, të cilën policia e Divjakës nuk e ndali, as e llogariti se do të përfundonte në mënyrë tragjike. Fëllënxa ishte larguar më parë nga shtëpia, pasi bashkëshorti, Hekurani e dhunonte dhe e kërcënonte se do ta vriste me armën e gjahut. Ajo madje i kishte fshehur plumbat nga frika se do t’i merrnin jetën.

Vëllai i saj tregoi se kishte shkuar në polici për të denoncuar kunatin, por policët e Komisariatit të Divjakës kishin refuzuar t’i merrnin denoncim, megjithëse ai u kishte thënë se Hekurana Rrasa mbante armë në shtëpi.

“Më tregoi babai që e kishin gjetur 2 herë nga këtu e deri poshtë të rrahur me gjak. Unë i kam marrë vesh më mbrapa. S’ma pranuan denoncimin. Thanë nuk t’i marrim përsipër. Duhet të vijë motra jote të bëjë denoncimin në polici” tha Klement Muça, vëllai i gruas së vrarë.

Me gjithë rrahjet, gruaja kishte pranuar të kthehej në shtëpi për hir të të birit. Ditën e fundit, 58-vjeçari ia vendosi tytën e armës poshtë mjekrës dhe e qëlloi për vdekje. Më pas vrau edhe veten.

Sabrina Benga

Historia e Sabrina Bengës në Fier është po aq e dhimbshme. 23-vjeçarja u largua nga shtëpia e të shoqit, Elton Metaj pasi mësoi për një marrëdhënie jashtëmartesore të tij. I armatosur me një Kallashnikov ai mori peng të gjithë familjen e saj. Eltoni përfundoi në burg për pengmarrje, por mjekët lëshuan një vërtetim sipas të cilit ai ishte i sëmurë mendor dhe pas 8 muajsh u la i lirë. Mbrëmjen e 10 shtatorit ai shkoi në shtëpinë e Sabrinës dhe e vrau në sy të familjarëve.

“Fajin e kanë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që nxjerrin të tillë njerëz kriminelë që sot bëri hatanë e madhe. Mua me tha nusja për ngjarjen. Madje me kishte kërkuar dhe mua për të vrarë. Ai ishte një frikacak që të vriste pas krahëve, trimi del përballë. Ishte mamaja në momentin e ngjarjes. Motrën e vrau kur po hante bukë, sa u kthye nga puna. Motra ndërroi jetë në vend, plumbi e kishte kapur në mushkëri”– tregoi vëllai i viktimës.

Menturie Bici

Menturie Bici u vra në fshatin Dragostunjë të Librazhdit nga bashkëshorti i saj, Qemali. Ky dyshonte se gruaja e tradhëtonte, ndaj e goditi me një sopatë në kokë. Trupi i saj u gjet i gjymtuar. Pas krimit, 56-vjeçari vari veten në një pemë.

Çifti Bici ishin prindër të katër fëmijëve, ndërsa në momentin kur ndodhi krimi kanë qenë të vetëm në banesë.

Klarita Ismalaja

45-vjeçarja Klarita Ismalaja u vra me goditje të vazhdueshme të thikës nga bashkëshorti i saj në Bubq të Krujës.
Çifti jetonte prej vitesh në Tiranë me dy djemtë dhe nënën e autorit. Prej muajsh kishin pasur konflikte te vazhdueshme. Drejt Krujës kishin udhëtuar për shitjen e një shtëpie, por në debat e sipër, brenda në makinë burri ka sulmuar me thikë, duke e qëlluar derisa e vrau përfundimisht.

Pasi vrau bashkëshorten, 51 vjeçari qëlloi disa herë edhe veten në kushte të rënda psikologjike, por arriti të mbijetojë në spital.

Diana Vuka

Diana Vuka kishte vite që kujdesej për vëllain e saj, Fabianin. Nga Gjermania ku jetonte dhe punonte, i dërgonte rregullisht para. Marrëdhënia mes tyre u acarua kur gruaja vendosi që të kursente për një shtëpi të saj në Velipojë. 55-vjeçari, i papunë dhe në varësi ndaj alkolit, i kërkoi më shumë para, duke ditur se motra e tij po kursente për shtëpinë në bregdet. Kur ajo refuzoi, ai e qëlloi për vdekje me një armë që mbante në shtëpi në fillim të qershorit. Trupin e pajetë të së motrës, e mbajti në dhomë për dy ditë. Banorët e zonës treguan se nuk e kishin besuar Fabianin e dehur, kur u thoshte “kam vrarë motrën, e kam në shtëpi të vdekur”. Një ditë më pas, policia e Shkodrës i shkoi në shtëpi dhe gjeti trupin e pajetë të Diana Vukajt dhe pistoletën me silenciator me të cilën ishte kryer krimi.

Liljana Buzo

Liljana Buzo u paraqit në gjykatë më 6 Maj për një nga seancat e divorcit me të shoqin. 54-vjeçarja donte të ndahej nga burri i saj, Koço Buzo pas një historie të gjatë dhune në familje. Nënën e 3 fëmijëve që dilte nga gjykata e Elbasanit e priste Koço Buzo. Fillimisht e qëlloi gruan me thikë, pastaj me breshëri Kallashnikovi, duke e lënë të vrarë në mes të rrugës.

Persona të rastit në rrugë e neutralizuan. Pas krimit 58-vjeçari tha se gruaja donte që të ndahej prej tij dhe këtu kishte nisur zanafilla e konfliktit. Ai tha se e kishte paralajmëruar bashkeshorte të mos shkonte në gjykatë, por ajo nuk e dëgjoi.

Makina ku u dogj Thëllënza Shirja

Një makinë që digjej në fshatin Manskuri të Kavajës u gjet nga banorët përreth, mëngjesin e të shtunës në 9 Prill. Flakët ishin ndezur për një krim makabër gjatë natës, që më pas do të trondiste të gjithë zonën. Brenda në atë makinë ishte mbyllur dhe më pas ishte djegur e gjallë Thëllënza Shirja, një grua 45 vjeçare, që prej dy muajsh ishte në procedura divorci me të shoqin. Pak metra më tej ishte vetëvarur bashkëshorti i saj, Bilbili.

Irvana Hyka

Vetëm 28 vjeç, ajo u vra nga bashkëshorti i saj, Demokrat Medinaj. Nënë e dy fëmijëve u
godit disa herë më thikë derisa ndërroi jetë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:20 në shtëpinë e çiftit në fshatin Sheq i Madh të Fierit.
Në shtëpi ndodheshin edhe dy fëmijët e mitur të çiftit.
Shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë mendohet se ka qenë një sherr i momentit mes çiftit. Pas krimit, 29-vjeçari Medinaj u largua nga vendi i ngjarjes. Ai u gjet i vetëvrarë në fushën e mbetjeve të Fierit.

Sanije Bandulla

Në gusht të këtij viti, një çift të moshuarish u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Shkodër. Burrë e grua kishin një histori dhune të gjatë, për të cilën gruaja kishte kërkuar ndihmë në polici, por nuk ishte dëgjuar. Sanije Bandulla ishte rrahur tre herë brenda dy javësh nga bashkëshorti i saj. Policia nuk kishte marrë asnjë masë, megjithëse ajo ishte ankuar dhe kishte bërë denoncim. Trupat e tyre u gjetën në 18 Gusht, pasi fqinjët lajmëruan policinë, por mendohet se kishin vdekur disa ditë më parë./Lapsi.al

/b.h

Next Post
Peleshi në Gardën Kombëtare të New Jersey-t: Shqipëria gjithmonë krah SHBA, të thellojmë më tej bashkëpunimin

Peleshi në Gardën Kombëtare të New Jersey-t: Shqipëria gjithmonë krah SHBA, të thellojmë më tej bashkëpunimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfshihet nga flakët banesa pranë QSUT-së, zjarri rrezikon edhe restorantin! Ja për çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët banesa pranë QSUT-së, zjarri rrezikon edhe restorantin! Ja për çfarë dyshohet

August 19, 2026
Pjesë e ‘ushtrisë së drogës’, shqiptari kapet duke trafikuar kokainë në Itali! E kishte fshehur në shkurre, ja skema se si operonte

Pjesë e ‘ushtrisë së drogës’, shqiptari kapet duke trafikuar kokainë në Itali! E kishte fshehur në shkurre, ja skema se si operonte

August 19, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara

“Situata është nën kontroll”- Harta e zjarreve në vend, ministri Nufi: Operacion pa ndërprerje, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

August 19, 2026
VIDEO/ Sekuestrim rekord në Spanjë dhe Portugali, kapen mbi 3,3 tonë kokainë, 3 të arrestuar! U gjenden armë dhe pajisje gjurmuese

VIDEO/ Sekuestrim rekord në Spanjë dhe Portugali, kapen mbi 3,3 tonë kokainë, 3 të arrestuar! U gjenden armë dhe pajisje gjurmuese

August 19, 2026
Përplasja e skafeve në Koman, 4 të plagosur transportohen me helikopter në spitalin e Shkodrës, një drejt Tiranës! Ja si paraqitet gjendja e tyre

Përplasja e skafeve në Koman, 4 të plagosur transportohen me helikopter në spitalin e Shkodrës, një drejt Tiranës! Ja si paraqitet gjendja e tyre

August 19, 2026
U bë i njohur në ndeshjen me Argjentinën në Botëror, përleshen 2 gratë e trajnerit të Egjiptit! Vetë përfundon në spital, njëra kërkon divorcin

U bë i njohur në ndeshjen me Argjentinën në Botëror, përleshen 2 gratë e trajnerit të Egjiptit! Vetë përfundon në spital, njëra kërkon divorcin

August 19, 2026
DETAJET/ Shqiptari arrestohet me 93 kg kokainë të fshehura në garazh! Vlera 10 mln euro, pjesë e një rrjeti narkotrafiku! Ja si u diktua

DETAJET/ Shqiptari arrestohet me 93 kg kokainë të fshehura në garazh! Vlera 10 mln euro, pjesë e një rrjeti narkotrafiku! Ja si u diktua

August 19, 2026
Trabzonspor pa ‘frena’ në merkato, pas Salah dëshiron të transferojë edhe Karim Benzema!

Trabzonspor pa ‘frena’ në merkato, pas Salah dëshiron të transferojë edhe Karim Benzema!

August 19, 2026
Franca është kthyer në “furrë pjekjeje”, 1243 vdekje të tjera nga vapa ekstreme! Korriku, muaji më i nxehtë dhe më i thatë në histori

Franca është kthyer në “furrë pjekjeje”, 1243 vdekje të tjera nga vapa ekstreme! Korriku, muaji më i nxehtë dhe më i thatë në histori

August 19, 2026
Histori si në filma, i dënuari më i vjetër në SHBA vdes në moshën 101 vjeç! I shpëtoi ekzekutimit 8 herë dhe bëri 70 vite burg

Histori si në filma, i dënuari më i vjetër në SHBA vdes në moshën 101 vjeç! I shpëtoi ekzekutimit 8 herë dhe bëri 70 vite burg

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com