• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viktimat e harruara, një turp gjithëkombëtar

by Enver Robelli
12/07/2020 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

[Ju lus ta shpërndani këtë tekst me një qëllim: që autoritetet të bëjnë diçka për nderimin e viktimave shqiptare në luftën e Bosnjës]

Nga Enver Robelli

Ndër viktimat e para të agresionit serb në Bosnjën lindore kanë qenë shqiptarët. Njerëz punëtorë që kishin furra buke, byrektore, dyqane, lokale të vogla akulloresh. Banda e paramilitarëve serbë të Arkanit në pranverën e vitit 1992 shkoi nga Beogradi në Bijelinë në Bosnjën lindore. Vrau civilë. Së pari shqiptarët.

Ndër ta Hajrush Ziberi nga rrethina e Shkupit. Fotografi Ron Haviv ka arritur ta fotografojë Hajrushin pak para se të vritej nga paramiltarët serbë. Viktima çon duart lart dhe lutet për mëshirë. Në një fotografi tjetër dy paramilitarë serbë i hedhin benzinë Hajrushit mbi kokë. Ai ishte vetëm 24-vjeçar kur u vra. Punonte kamerier në Bijelinë.

Fotografinë e dytë e ka bërë Sërgjan Iliq. – Hajrushi nuk është viktima e vetme. Janë vrarë shumë civilë shqiptarë në luftën e Bosnjës. Ata janë viktima. Si shoqëri shqiptare në Ballkan nuk dimë pothuaj asgjë për këta njerëz.

Sepse institucionet nuk kanë bërë asgjë për të dokumentuar këto krime. Kemi institute të historisë në Prishtinë e Tiranë, Akademi Shkencash në Tiranë e Prishtinë, në Maqedoni shqiptarët kanë ndikim në jo pak institucione, kemi ministri kulture në tri shtete që mund të bëjnë diçka, kemi ministri të jashtme, kemi edhe institucione arsimore – askush, askush, askush nuk ka bërë gjë për këta njerëz, as shumica e mediave që kryesisht “investojnë” në ndotjen e ambientit publik për interesat e tyre kriminale.

Një libër nuk është shkruar për viktimat shqiptare në Bosnjë. E nuk është punë e vështirë të shkruhet një libër. Shtetet që i mbajnë shqiptarët në rajon duhet të ndajnë pak mjete për projekte që dokumentojnë krimet. Sot nuk dimë asgjë për Hajrushin dhe shumë shqiptarë të tjerë që thika gjakatare e kriminelëve serbë ua preu jetën.

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë shtete të pasura, por aq para kanë sa për të financuar një projekt për dokumentim të krimeve. Në çdo përvjetor të Srebrenicës politikanët shqiptarë bëhen sikur po pikëllohen për gjenocidin. Por për bashkëkombësit e tyre të vrarë në Bosnjë nuk dinë gjë. Sepse ua ka verbuar sytë padituria, poshtërsia, mizoria dhe etja për të kontrolluar, vjedhur e plaçkitur çdo gjë.

Next Post
Ministria e Financave: Moody’s edhe pas Eurobondit nuk e ndryshon renditjen e Shqipërisë në B1

Ministria e Financave: Moody’s edhe pas Eurobondit nuk e ndryshon renditjen e Shqipërisë në B1

Comments 1

  1. Xhevat Salihu says:
    6 years ago

    Duhet që shteti i Kosovës të ndërmarrë nisma për hulumtimin dhe dokumentimin e fatit të shqiptarëve të vrarë e të zhdukur në zonat e luftës në Bosnje e Hercegovinë.Përveqë kësaj e shoh të nevojshme edhe ngritjen e një pllake përkujtimore për viktimat shqiptare,faji i vetëm i të cilëve ishte se ishin shqiptarë.Ashtu sikur qdo viktimë tjetër në Bosnje edhe shqiptarët duhet të kujtohen e nderohen,ata kanë pasur fatin tragjik që janë ndodhur aty në një kohë të gabuar,ata ishin aty në të drejtën e tyre universale për të ndërtuar mirëqenien jetësore,por fati tragjik i tyre ishte që qëlluan të i përfshijë vala e shfrenimit morbid të dhunë së falangave qetnike.

    Reply

Leave a Reply to Xhevat Salihu Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre persona hapin zjarr para biznesit të shqiptarit në Greqi, plagoset pronari dhe i biri

Tre persona hapin zjarr para biznesit të shqiptarit në Greqi, plagoset pronari dhe i biri

January 12, 2026
Mbërrin acari, pritet rënie drastike temperaturash

“Dita më e ftohtë e janarit”, meteorologia: Ja sa do të ulen temperaturat

January 12, 2026
“Do të përmbyset si faraoni!” Lideri Suprem i Iranit poston një karikaturë të Trump në sarkofag

“Do të përmbyset si faraoni!” Lideri Suprem i Iranit poston një karikaturë të Trump në sarkofag

January 12, 2026
Përmbytjet në Fier/ Akset nacionale dhe rurale të kalueshme, bie niveli i Vjosës, Semani vijon të rrezikojë 6 fshatra

Përmbytjet në Fier/ Akset nacionale dhe rurale të kalueshme, bie niveli i Vjosës, Semani vijon të rrezikojë 6 fshatra

January 12, 2026
Do ndërhyjë dhe në Iran? Trump paralajmëron masa ushtarake shumë të forta

Do ndërhyjë dhe në Iran? Trump paralajmëron masa ushtarake shumë të forta

January 12, 2026
Dy shtete aziatike ndalojnë Grok-un e Musk, shkak imazhet me përmbajtje seksuale

Dy shtete aziatike ndalojnë Grok-un e Musk, shkak imazhet me përmbajtje seksuale

January 12, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit në Korçë, Lezhë, Durrës dhe Elbasan

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit në Korçë, Lezhë, Durrës dhe Elbasan

January 12, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Absurd i “qeverisë teknike” dhe domosdoshmëria e një marrëveshjeje ligjore besimi

January 12, 2026
“Kolonja magjike”, Rama publikon pamjet përrallore nga rënia e dëborës

“Kolonja magjike”, Rama publikon pamjet përrallore nga rënia e dëborës

January 12, 2026
INTERVISTA/ Jeta shpirtërore e shqiptarëve sot dhe sfida e madhe e të jetuarit në gëzim sipas Fortlumturi Joanit

Kryepeshkopi Joan: Thirrja për t’i shërbyer Zotit dhe Shqipërisë ishte më e fortë se Amerika

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In