• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Viktima pas tërmetit në Paqësor, alarm për cunami në 7 shtete

by A R
08/09/2017 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tërmet i fuqishëm me magnitude 8 ka rënë në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve jugore të Meksikës.

Epiqendra ishte rreth 100 km në jugperëndim të qytetit Pijijiapan, në gati 35 km thellësi. Një paralajmërim për tsunami u lëshua menjëherë për Meksikën, Guatemalën, El Salvadorin, Kosta Rikën, Nikaraguan, Panamanë dhe Hondurasin, ndërsa për brigjet perëndimore amerikane nuk është dhënë një masë e tillë.

Lëkundja e tokës u ndje e egër deri në Mexiko City, ku ndërtesat janë shkundur dhunshëm e njerëzit kanë vrapuar nëpër rrugë të përfshirë nga paniku. Në pjesë të ndryshme të kryeqytetit ka ndërprerje të energjisë elektrike. Nëse konfirmohet magnituda e tij prej 8-ballësh, atëherë ky tërmet do të jetë i të njëjtës fuqi me ata që kanë goditur vendin në vitin 1985 dhe 1995.

I pari e pati epiqendrën në afërsi të Mexico City dhe shkaktoi mijëra të vdekur. Bregu lindor i Meksikës sakaq po kërcënohet nga afrimi i uraganit Katia. Stuhia e kategorisë së parë është rreth 300 km në juglindje të Tampico. Erërat e saj, sipas qendrës kombëtare të uraganëve, mbërrijnë shpejtësinë 140km/h.

Ndërkohë mediat ndërkombëtare flasin për të paktën 4 të vdekur në Meksikë. Dyshime ka se dëme në njerëz kanë ndodhur edhe në Guatemalë. /b.d

Next Post
“Jeni fantastikë për Zotin”, trafikani habit policinë e Tepelenës me pusullën që lë…

"Jeni fantastikë për Zotin", trafikani habit policinë e Tepelenës me pusullën që lë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com