• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Jeni fantastikë për Zotin”, trafikani habit policinë e Tepelenës me pusullën që lë…

by A R
08/09/2017 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ri, i cili u vu në ndjekje nga ana e policisë, ka lënë pa fjalë forcat e rendit. Një patrullë policie në Tepelenë, gjatë një aksioni për goditjen e trafikimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike, ka dështuar të arrestojë 25-vjeçarin që po transportonte kanabis sativa me një automjet tip “Fiat Punto”.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës, kur specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë, gjatë një aksioni në terren, nuk arritën dot të prangosnin 25- vjeçarin me inicialet S.Z. Ky i fundit qarkullonte në aksin rural Kalivac-Krahës me automjetin e tij, ku policia dyshonte se fshihte lëndë narkotike.

Forcat e policisë i kanë kërkuar që të ndalonte automjetin, duke i bërë thirrje në distancë, por 25-vjeçari i ka injoruar thirrjet e policëve duke vijuar rrugën drejt zonës lindore të Krahësit. Në një kthesë të pjerrët, i riu ka nxjerrë lëndën narkotike të paketuar në disa thasë plastmasi dhe me peshë prej 24 kg kanabis sativa e më pas ka vazhduar sërish rrugën.

Pasi ka mbërritur në fshatin Krahës, i riu ka braktisur automjetin e tij “Fiat Punto” dhe ka arritur t’i fshihet policisë. I kërkuari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga Policia e Gjirokastrës, mësohet se para se të largohej nga automjeti, u ka lënë një pusullë me tre rreshta policëve që ishin vënë në ndjekje të tij.

pamjet gjirokaster letra

Në shënimin e lënë, 25-vjeçari bën ironi duke i përshëndetur për veprimet që i mundësuan arratisjen.

“Jeni fantastikë për Zotin, kështu të gjithë të jenë si ju dhe kanabis nuk do të ketë”, shkruante 25- vjeçari raporton Panorama. Pusulla u gjet nga efektivët e policisë në momentin e kontrollit të mjetit të braktisur. Pavarë- sisht se forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle për gjetjen e tij, nuk ia kanë arritur qëllimit./a.m.

Next Post
“Filmi” i kanabisit merr fund këtë vit, Rama: E kemi fituar këtë betejë

Rama: Turistët, mbresa gjatë vizitave në zonat e trashëgimisë sonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com